Showing posts with label Edukim. Show all posts
Showing posts with label Edukim. Show all posts

Monday, April 22, 2013

Aktivisti italian viziton Shqipёrinё


Nё datat 15 deri 21 Mars 2013 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri mirёpriti nё Tiranё aktivistin italian Yuri Guaiana nё njё udhёtim studimor nё vendin tonё pёr tё ndarё eksperiencёn italiane dhe pёr tu njohur nga afёr me realitetin LGBT shqiptar.

Gjate leksionit ne UT
Axhenda e pёrgatitur nga PINK kishte pёr qёllim ti ofronte Z. Guaiana mundёsinё tё njihej sa mё afёr me tё gjitha aspektet e lёzivjes LGBT dhe punёn qё bёhet nё vendin tonё pёr pёrmirёsimin e gjёndjes sё kёtij komuniteti. Ndёrkohё nё anёn tjetёr synohej qё sa mё shumё grupe tё mёsonin pёr realitetin LGBT italian dhe pёr tё  ndёrtuar njё panoramё sa mё tё qartё ngjashmёrish dhe ndryshimesh midis dy konteksteve.

Jeta pёrtej detit Adriatik perceptohet nga shumё tё rinjё shqiptarё si njё parajsё ku ёshtё shumё mё e lehtё tё jesh LGBT dhe ku nuk ka probleme. Z. Guaiana ndёrkohё u tregua mё shumё se njё herё i kujdesshёm pёr tё treguar disa nga avantazhet dhe dizavantazhet e tё qenurit LGBT nё vendin fqinj duke bёrё tё qartё se minoritetet seksuale kudo ku ato jetojnё pёrballen me sfida tё gjithёfarёllojshme. Mё konkretisht gjatё qёndrimit tё tij disa ditor nё Shqipёri Z. Guaiana mundi tё marrё pjesё nё disa leksione tё hapura pranё Fakultetit tё Shkencave Sociale nё Tiranё dhe Univeristy of New York / Tirana ku ai prezantoi studimin mё tё fundit italian mbi perceptimet e publikut tё vendit fqinj mbi çёshtjet LGBT. Kjo ishte hera e parё qё nё vendin fqinj zhvillohet njё studim kombёtar mbi çёshtjet LGBT i cili jep edhe rekomandime tё posaçme pёr punёn qё duhet tё bёjnё institucionet. Kjo ishte edhe njё mёnyrё e mirё qё Z. Guaiana tё njihej me opinionet dhe perceptimet e tё rinjve shqiptarё mbi kёtё temё.

Lajmerimi i Leksionit me Yuri Guana prane UNY/T
Njё nga aktivitetet mё tё rёndёsishme tё vizitёs sё tij ishte takimi i punёs mes Ambasadёs PINK dhe Ambasadorit tё Republikёs sё Italisё nё Shqipёri Z. Massimo Giani. Gjatё kёtij takimi Ambasadori italian bёri tё qartё se zyra e tij e ndjek me vёmendje situatёn e tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri dhe janё mjaft tё informuar dhe tё ndёrgjegjёsuar mbi punёn e lёvizjes LGBT kёtu. Ndёr tё tjera u morrёn nё konsideratё edhe mundёsitё e bashkёpunimit nё aktivitete tё ndryshme me karakter social dhe kulturor nё vend pёr ndёrgjegjёsimin mbi kёtё subjekt.

Takime pune u zhvilluan edhe me Z. Artur Nura, korrespondent i Radio Radicale nё Shqipёri si dhe Znj. Vasilika Hysi, Deputete e Parlamentit tё Shqipёrisё. Nё takimin me Znj. Hysi u diskutuan disa nga aspektet mё tё rёndёsishme nё lidhje me angazhimin e politikёs nё fushёn e tё drejtave tё njeriut nё pёrgjithёsi dhe ato tё komunitetit LGBT nё veçanti. Znj. Hysi njihet si njё nga politikanet mё tё pёrkushtuara pёr integrimin e çёshtjeve tё tё drejtave tё njeriut nё programin elektoral tё Partisё Socialiste dhe pёr punёn e vёshtirё qё ajo sё bashku me deputetё tё tjerё po zhvillojnё pёr tё thyer tabutё e politikёbёrjes pёr grupe tё diskriminuara dhe tё margjinalizuara ashtu siç ёshtё edhe komuniteti LGBT. Njё ndёr aspektet mё tё veçanta nё kёtё kuadёr lidhet me mungesёn e perceptimeve tё qarta tё publikut mbi çёshtjen LGBT çka i bёn pjesёn mё tё madhe tё forcave politike hezituese tё mbёshtesin hapur kёtё çёshtje. Ky realitet gjithsesi po ndryshon falё lobimit tё organizatave LGBT, presionit ndёrkombёtar dhe punёs mediatike.

Gjate Konferences Rajonale ne Tirane 
 Mё tej, Z. Guaiana pati mundёsinё tё ndjekё nga afёr Konferencёn Rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor; Arritje dhe Sfida” tё realizuar nga Ambasada PINK me pjesёmarrjen e aktivistёve LGBT nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bonje & Herzegovina dhe Serbia. Nё kёtё konferencё ai mundi tё njihet mё nga afёr edhe me punёn lobuese dhe advokuese qё bёhet nё vendin tonё dhe pёr disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrbllet komuniteti LGBT nё Shqipёri dhe rajon nё lidhje me sigurinё dhe punёn e institucioneve publike.

Njё nga aktivitetet mё interesante ishte takimi me vullnetarёt dhe tё rinjtё e PINK Youth Group, aktivistё tё rinj LGBT dhe jo-LGBT tё cilёt patёn mundёsi tё pyesin Z. Guaiana pёr gjendjen LGBT nё vendin fqinj dhe tё japin dёshmi pёr jetёn e tyre kёtu.

Ndarja e eksperiencave dhe dёshmitё reale janё njё nga metodat mё efektive tё advokimit pёr njё çёshtje sociale sepse ato arrijnё tё pёrcjellin nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё dhe pa keqkuptime mesazhin dhe problemet reale qё has komuniteti LGTB nё Shqipёri por edhe nё vende tё tjera. Falё Z. Guaiana nё takimet e ndryshme tё punёs, Ambasada PINK mundi tё paraqesё njё fytyrё europiane dhe ndёrkombёtare tё realitetit LGBT jo thjesht pёrmes dёshmive personale por edhe duke pёrdorur njё analizё krahasimore dhe cilёsore.

Kontaktet e rinisё shqiptare por edhe tё grupeve tё tjera ashtu si politikanё, intelektualё dhe media, me aktivistё LGBT nga vendet e tjera ndihmon pёr tё kuptuar se sa diapazon tё gjerё ka kjo lёvizje nё varёsi tё karakteristikave lokale dhe se sa e rёndёsishme ёshtё çdo arritje nё fushёn e tё drejtave LGBT sado tё vogla qё tё jenё ato.

Njё nga dallimet kryesore midis Shqipёrisё dhe Italisё ёshtё se ndёrkohё qё vendi ynё ka njё legjislacion relativisht tё avancuar tё tё drejtave LGBT Italia nuk ka ende njё ligj pёr mbrojtjen kundёr diskriminimit tё personave LGBT aq mё pak ligje mё specifike. Nga ana tjetёr realiteti kulturor, social dhe ekonomik i personave LGBT nё Itali ёshtё shumё herё mё i avancuar se sa nё Shqipёri. Por e vёrteta e hidhur ёshtё se asnjёra nuk mund tё bёjё pa tjetrёn dhe se tё dyja vendet kanё mangёsi tё mёdha nё raport me avancimin e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё Certi Diritti dhe pёrfaqёsuesin e saj Z. Yuri Guaiana pёr vizitiёn e tij nё Shqipёri dhe pёr ndarjen e njё eksperience tё vyer me ne dhe shpreson se nё njё udhёtim tjetёr realiteti LGBT nё tё dyja vendet tё ketё ndryshuar sa mё pozitivisht.

Thursday, January 17, 2013

Studimi: Tё rinjtё shqiptarё janё homofobё

Shkaqet kryesore: mungesa e informacionit dhe kontakteve

nga Amarildo Fecanji

Tiranё, 18 Janar 2013 - Tё rinjtё shqiptarё kanё njё nivel shumё tё lartё paragjykimi dhe intolerance ndaj homoseksualёve, pra thёnё ndryshe janё homofobё. Ky fakt, konfirmohet edhe nga njё studim voluminoz me temёn “Rinia Shqiptare 2011: Mes besimit pёr tё ardhmen dhe dyshimit pёr tё tashmen”. Me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” studimi ka mbledhur tё dhёna gjatё periudhёs Shtator-Nёntor 2011 dhe pёr herё tё parё nё vendin tonё hedh dritё mbi perceptimet e tё rinjve mbi njё listё tё gjatё fushash, temash dhe çёshtjesh. Studimi ёshtё i ndarё nё katёr kapituj me temat: “Tё rinjtё dhe komuniteti: Besimi dhe Vlerat”, “Familja dhe Lidhjet Shoqёrore”. “Arsimi dhe Punёsimi” dhe “Shqetёsimet dhe aspiratat”.

Nё kapitullin e parё shihen edhe perceptimet e tё rinjve mbi grupe tё ndryshme sociale pёrfshi kёtu çiftet homoseksuale. I parё nё kuadёr tё besimit ndaj anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё, pёrfshirjes sociale, vullnetarizmit dhe diskriminimit, kjo pjesё e studimit tregon fillimisht se tё rinjtё shqiptarё, mbase pёr shkaqe tё tilla si tranzicioni i stёrzgjatur dhe ndryshimet demografike kanё besim tё ulёt tek njёri-tjetri, tek fqinjёt dhe tek vullnetarizmi. Kjo ulje e rёndё e besimit shoqёrohet me njё tolerance tё ulёt tё tё rinjve shqiptarё dhe diskriminim ndaj kategorive tё ndryshme qofshin ato gjinore, etnike apo ekonomike duke cituar si shkaqe kryesore patriarkalizmin, racizmin etj.

Por reagimet mё negative dhe tendenca mё tё forta diskriminimi duhet se tё rinjtё shqiptarё i shfaqin ndaj personave homoseksualё. Studimi tregon se edhe pse tё rinjtё shqiptarё janё pёrgjithёsisht tё hapur ndaj grupeve tё ndryshme shoqёrore ata kanё njё ndjenjё tё theksuar paragjykimi ndaj homoseksualёve, pra janё homofobё.

Studimi tregon se tendenca e tё rinjve shqiptarё ёshtё tё kenё besim shumё tё ulёt tek fqinjёt me njё vlerё mesatare prej 3.35 nga 10 maksimale çka ёshtё vlera mё e ulёt se çdo kategori tjetёr nё listёn e vlerave. Pёrkrah kёtij mosbesimi tё lartё, studimi tregon se tё rinjtё shfaqin paragjykime apo edhe elementё diskriminimi mbi grupe apo individё tё caktuar. Tё pyetur nё njё formё eksperimentale, tё anketuarit u pyetёn se si do tё reagonin nё rast se njё familje apo njё çift me karakteristika tё caktuara do tё vinte afёr tyre.

Falё kёtij eksperimenti u kuptua se tё rinjtё shqiptarё kanё paragjykime tё forta pёr personat me orientim seksual tё ndryshёm. Pesёdhjetё (50) pёrqind e tё rinjve shqiptarё nuk do ta mirёprisnin fqinjёsinё me njё çift homoseksual dhe do tё ndiheshin keq ose shumё keq nga njё gjё e tillё. Meshkujt kanё pёrqindje mё tё lartё paragjykimi me mbi 67% krahasuar me 46% tё femrave ndёrkohё qё homofobia ёshtё e shtrirё nё çdo kategori. Tё rinjtё nё fshatra janё mё paragjykues se sa tё rinjtё nё qytet, ndёrsa femrat rezultojnё tё jenё mё tolerante ose indiferente nga fqinjёsia me njё çift homoseksualёsh.

Kёto shifra alarmante ndёrkohё lidhen ngushtё me nivelin e njohurive dhe kontaktit qё tё rinjtё kanё me grupet e ndryshme sociale. Kёshtu duket se qёndrimet tolerante apo diskriminuese janё tё lidhura nё mёnyrё tё drejtё me nivelin e njohurive dhe familiarizimin me njё komunitet tё caktuar si dhe me presionin shoqёror apo atё tё opinionit publik ndaj grupeve tё ndryshme sociale.

Ky studim ashtu si edhe sondazhe dhe vёshgime tё tjera tregojnё se homofobia e tё rinjve shqiptarё mё shumё se sa nga eksperienca tё kёqia apo kontakte tё drejtpёrdrejta lidhet me mungesёn e dijeve mbi çёshtjet LGBT dhe tё seksualitetit ashtu si edhe nga mungesa e kontakteve me kёtё grup social. Kjo kushtёzohet sё shumti nga paragjykimet e forta qё ekzistojnё ndaj kёtij komuniteti çka rezulton nё njё izolim dhe frikё tё personave LGBT pёr tё pranuar orientimin e tyre seksual apo pёr ta bёrё atё tё ditur tek grupet e tyre shoqёrore.  

Gjithashtu, ky studim ёshtё njё dokument i rёndёsishёm rezultatet e tё cilit duhet tё alarmojnё qeverinё dhe opinionin publik shqiptar duke bёrё tё domosdoshme rritjen e punёs dhe pёrpjekjeve pёr mё shumё tolerancё, besim dhe pranim ndaj grupeve tё ndryshme sociale nga tё rinjtё shqiptarё.

Disa nga rekomandimet kryesore tё studimit nё lidhje me kёtё pjesё lidhen pikёrisht me punёn qё duhet bёrё nё luftёn kundёr diskriminimit. Mё konkretisht rekomandimet janё: 

Nё ambjentet e shkollave dhe vendeve tё punёs duhet tё jetё pёrparёsi lufta ndaj diskriminimit nё pёrgjithёsi dhe homofobisё nё veçanti duke pёrdorur forma tё edukimit, socializimit dhe ndёrgjegjёsimit. Qёllimi i kёtyre veprimeve duhet tё synojё vendosjen e njё norme: Tolerancё zero pёr diskriminimin!

Media duhet të tregojë kujdes të veçantë dhe përgjegjshmëri duke u lejuar hapësirë të majftueshme elementeve edukative dhe ndërgjegjësues, duke kapërcyer prirjen e trajtimit të homoseksualitetit si një temë me nota të lajmit skandaloz, ngjyra dhe elemente konfrontuese e skandalistike.

Donatorët duhet të rrisin mbështetjen dhe të inkurajojnë më tej shoqërinë civile dhe nismat e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pëgjithësi dhe luftën ndaj diskriminimit në veçanti.

Edhe pse tё dhёnat e kёtij studimi janё alarmante, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri shpreh besimin e plotё nё mundёsinё e ndryshimit tё kёtij realiteti duke patur parasysh eksperiencёn tashmё disa vjeçare tё bashkёpunimit me tё rinjtё shqiptarё por edhe duke njohur faktin, tashmё edhe tё mbёshtetur nё studime seriozi si ky i sipёrcituar, qё pjesa mё e madhe e paragjykimeve tё tё rinjve shqiptarё ndaj komunitetit LGBT vijnё pёr shkak tё mungesёs sё informacionit dhe kontakteve njerёzore.

Gjithashtu Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bёn thirrje Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, Ministrive dhe institucioneve tё tjera ti bashkohen sa mё herёt punёs sё nisur nga organizatat e shoqёrisё civile, Komisioneri pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokati i Popullit dhe Ministria e Punёs, Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta qё tё pёrfshijnё sa mё herёt nё planet e tyre tё punёs, projekte edukuese dhe informuese nё dobi tё rritjes sё informacionit pёr komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre. Plani i Veprimit i miratuar sё fundmi nga Ministria e Punёs duhet tё shёrbejё si njё burim referues pёr tё nisur punёn edukuese dhe ndёrgjegjёsuese nё kёtё kuadёr.

Ashtu siç thuhet edhe nё studim, e vetmja rrugё pёrpara ёshtё ajo e tolerancёs zero ndaj diskriminimit. Tё ndryshёm por tё barabartё, tё rinjtё shqiptarё mund tё fitojnё besimin e humbur tek njёri-tjetri dhe tё ndёrtojnё njё tё ardhme mё tё bukur.

Monday, December 24, 2012

Tekstet diskriminuese tё ndryshohen ose hiqen nga qarkullimi



24 Dhjetor 2012 -  Zyra e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka njoftuar ditёn e sotme Ambasadёn PINK/LGBT Pro Shqipёri, pёr vendimin e marrё nё lidhje me tekstet universitare qё diskriminojnё hapur komunitetin e personave lesbike, gei, biseksualё dhe transgjinorё nё Shqipёri. 

Nё datёn 7 Nёntor, Ambasada PINK pёrmes njё deklarate pёr shtyp dhe dёrgimit tё ankesёs sё posaçme tek zyrat e KMD, kёrkoi heqjen nga tregu tё tё gjitha teksteve me pёrmbajtje diskriminuese ndaj komunitetit LGBT nё vend dhe pёrditёsimin e tё gjitha teksteve akademike ku flitet pёr marrёdhёniet e gjinisё sё njёjtё duke pёrmendur kёtu nё veçanti dy tekste tё mjekёsisё ligjore.

Nё pёrgjigjen e sotme, zyra e KMD konstatoi se nё tekstin mёsimor “Mjekёsia Ligjore”, Tiranё 2007, nё faqen 140, homoseksualizmi rreshtohet pёrkrah “perversioneve seksuale qё hasen mё shpesh nё praktikё” si fetishizmi, eksibicionizmi, sadismi dhe mazokizmi, skoptofilia, zoofilia dhe nekrofilia. Po ashtu nё tekstin “Mjekёsia Ligjore” tё shtёpisё botuese “Arbёria” nё faqen 141 shkruhet ndёr tё tjera se “perversionet seksuale janё shmangie nga norma e instiktit seksual… Disa nga perversionet seksuale qё hasen mё shpesh janё: a) Homoseksualizmi ёshtё prirja pёr epsh seksual me persona tё tё njёjtit seks…” Nё njё dokument tё mёparshёm tё dorёzuar nga njё prej autorёve tё kёtij teksti Prof. Dr. S. Meksi, Fakultetit tё Drejtёsisё, pranohet “qё teksti i sipёrcituar nё faqet 140-141 pёrmban koncepte aktualisht jo tё pranueshme nga Organizata Botёore e Shёndetёsisё mbi pёrdorimin e termit perversion seksual”.

Duke marrё parasysh sa mё sipёr KMD ka sqaruar se “pёrcaktime tё tilla qё e pёrfshijnё homoseksualizmin nё grupin e perversioneve seksuale pёrbёn njё pёrcaktim tё gabuar, jo shkencor dhe diskriminues pёr shkak tё orientimit seksual dhe identietit gjinor. Dhёnia e kёtyre koncepteve studentёve nё auditore krijon perceptime tё gabuara pёr kёtё kategori duke ndikuar nё formimin e kёtyre studentёve si mjekё dhe juristё tё ardhshёm”.

Pёr kёto arsye Komisionerja pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur; se pёrmbajtja e tekstit “Mjekёsia Ligjore” ёshtё disrkiminues; autorёt tё cilёt kanё konsumuar sjelljen diskriminuese duhet qё brenda 60 ditёve tё bёjnё modifikimin ose nё rastin kur nuk ёshtё i mundur heqjen nga tregu dhe bibliotekat e institucioneve tё kёtij libri; mё tej, duhet qё autorёt Prof. Dr. S. Meksi dhe Prof. Dr. B. Cipi brenda 30 ditёve tё njoftojnё Komisioneren lidhur me veprimet e ndёrmara pёr zbatimin e kёtij vendimi duke depozituar njё kopje tё librit me ndryshimet e bёra; nё rast moszbatimi tё kёtij vendimi sjell ndёshkimin me gjobё sipas paragjikimeve ligjore.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё zyrёn e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi pёr marrjen nё shqyrtim sa mё herёt tё kёtij rasti dhe pёr marrjen e njё vendimi tё drejtё qё kёrkon ndryshimin e pёrmbajtjes sё kёtyre teksteve ose nё pamundёsi pёr heqjen e tyre nga qarkullimi.

Gjithashtu PINK dёshiron ti kujtojmё opinionit publik se homoseksualiteti ёshtё hequr nga Klasifikimi Ndёrkombёtar i Statistikave tё Sёmundjeve dhe Problemeve lidhur me shёndetin i Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё qё prej vitit 1990.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri

Web:    www.pinkembassy.al
tel:       +35542265741

Wednesday, November 7, 2012

TEKSTET UNIVERSITARE DISKRIMINOJNË DHE PARAGJYKOJNË HAPUR KOMUNITETIN LGBT NË SHQIPËRI!



DEKLARATË PUBLIKE

TEKSTET UNIVERSITARE DISKRIMINOJNË DHE PARAGJYKOJNË HAPUR KOMUNITETIN LGBT NË SHQIPËRI!


AMBASADA PINK kërkon heqjen nga tregu të të gjitha teksteve me përmbajtje diskriminuese ndaj komunitetit LGBT në vend dhe përditësimin e të gjitha teksteve akademike ku flitet për marrëdhënien në gjini të njejtë!


Drejtuar:                                 Znj. Irma Baraku
                                                Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Z. Igli Totozani
                                                Avokat i Popullit

                                                Z. Myqerem Tafaj
                                                Ministër i Arsimit dhe Shkencës

                                                Z. Gudar Beqiraj (Akademik)
Kryetar i Akademisë së Shkencave

                                                Dr. Altin Shegani
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
                                               
                                                Prof. Bajram Hysa
                                                Dekan, Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, një ndër organizatat kryesore në vend që punon për mbrojtjen e te drejtave të personave LGBT, përmes kësaj deklarate kërkon të bëjë publike shqetësimin e saj për përdorimin e teksteve diskriminuese nga Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, me referencë homoseksualitetin.

Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Mjekësisë në Shqipëri, në tekstet akademike të miratuara nga Katedrat përkatëse mësojnë ndër të tjera se “Homoseksualiteti është perversion seksual”. Konkretisht në botimin e Mjekësisë Ligjore me autorë Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Prof. Dr. Bardhyl Çipi (2003) jepet kategorizimi i perversioneve seksuale ku ndër të tjera përfshihet edhe homoseksualizmi.

Vetë termi “homoseksual” është një term diskriminues për komunitetin LGBT, pasi përbën një përshkrim të gabuar mjeksor të sjelljes seksuale.

Ambasada/LGBT Pro Shqipëri deklaron se përcaktimi në tekstet e sipër-permendura është i gabuar, diskriminues dhe jo shkencor, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe komuniteti i gjerë i studiuesve dhe shkencëtarëve anembanë Botës, prej dekadash e kanë përjashtuar “homosekualitetin” nga grupi i patologjive dhe perversioneve seksuale.

Ambasada/LGBT Pro Shqipëri është e bindur se kjo “neglizhencë” po shkakton probleme të mëdha jo vetëm në formimin e mjekëve dhe juristëve të ardhshëm, por për më tepër, ajo mund të sjellë edhe interpretime gjyqësore të këtyre sjelljeve. Nga ana tjetër janë këto lloj qendrimesh dhe përkufizimesh që mund të justifikojnë krimet dhe dhunën që mund të ushtohet ndaj individëve LGBT në Shqipëri.

Ky rast, tregon se tekstet akademike, të cilat botohen në vendin tonë shpesh janë të vjetra, të papërditësuara, të pa konsultuara dhe pranuara nga komuniteti i gjerë shkencor.

Përmes kësaj Deklarate Publike, Aambasada PINK kërkon me forcë nga:

1.      Heqjen nga tregu të tekstit të Mjekësisë Ligjore me autorë Prof. Dr. Sokrat Meksi dhe Prof. Dr. Bardhyl Çipi (2003), ose gjetjen e mundësisë së modifikimit të këtyre teksteve dhe heqjen e referencave mbi “homoseksualitetin”.

2.      Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të nis një hetim të gjerë jo vetëm për tekstin në fjalë, por për të gjitha tekstet mësimore dhe akademike ku flitet për homoseksualitetin, dhe të marr vendimet përkatëse sipas përcaktimeve të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskrimimini.


3.      Akademia e Shkencave dhe Fakuktetet e Mjekësisë dhe Juridike të të gjitha Universiteteve në Shqipëri, të marrin masa për të ndaluar përdorimin e këtyre teksteve diskriminuese. Masa duhen marrë edhe për përditësimin e teksteve bazuar tek literatura bashkëkohore, jodiskrminuese dhe të bazuar në burime shkencore të pranuara gjerësisht nga komuniteti i shkencëtareve.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri beson se e drejta e informimit është ndër të drejtat themelore të njeriut në një vend demokratik, prandaj institucionet duhet të marrin të gjitha  masat e nevojshme për të garantuar informimin e përshtatshëm, të drejtë dhe korrekt të studentëve dhe të çdo qytetari. 

Wednesday, September 5, 2012

Edhe pak ditё nga Shkolla Verore PINK


Nё datat 9-12 Shtator, do tё zhvillohet pёr herё tё parё Shkolla Verore PINK, njё program informues, pёrgatitёs dhe argёtues pёr vullnetarё, aktivistё dhe anёtarё tё komunitetit LGBT. Me destinacion njё nga kampet mё tё bukura verore tё rivieres sё jugut, dhe vetёm pak javё pёrpara pёrfundimit tё verёs, PINK do tё presё aktivistё dhe vullnetarё nga Shqipёria, Maqedonia dhe Kosova pёr tё trajuar sё bashku njё sёrё tёmatikash tё rёndёsishme.

Tё drejtat e njeriut, dhuna, diskriminimi, problemet familjare, mbrojtja ligjore, politikat vendase dhe tё huaja, lёvizjet e mёdha sociale, aktivizmi i tё rinjve nё Europe etj, janё disa nga temat qё do trajtohen nё shkollё. Kёto do tё kombinohen me njё program shumё tё pasur sportiv dhe social i cili do tё ofrojё edukim, interaktivitet dhe argёtim.

Kjo shkollё do tё ketё mbёshtetjen e disa prej ekspertёve mё tё mirё kombёtarё dhe ndёrkombёtarё nga zyrat e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit tё Popullit, UNDP nё Tiranё, Ambasadёs sё SHBA-ve nё Tiranё, COC Hollandё dhe CRCA Shqipёri. Ambasada PINK gjen sёrish rastin pёr ti falenderuar tё gjithё ekspertёt tё cilёt do tё ndajne dijet e tyre me aktivistёt. 

Kjo shkollë do jetë një eksperiencë fantastike për pjesmarrësit për të ndërtuar kontakte, për tu shoqërizuar dhe të ndajnë eksperienca me bashkёmoshatarët dhe trajnerët. 

--- --- ---

 
A few more days from PINK Summer School

On the dates 9 until 12th September, will take place for the first time PINK Summer School, an informative, educational and recreational program with volunteers, activists and members of the LGBT community. With one of the most beautiful camps of the Albanian southern riviera, and a few weeks before the end of summer, PINK will welcome students and activists from Albania, Macedonia and Kosovo to tackle together a series of important topics.

Human rights, discrimination, violence, family problems, legal protection, local and international policies, social movements, youth eactivism etc will be some of the topics to be treated in the school. This will be combined with a rich sports and recreational program which will ofer interactivity and entertainment.

This school will have the support from some of the best national and international experts from the offices of the Commissioner against Discrimination, the Ombudsman, UNDP Albania, US Embassy in Tirana, COC Netherlands and CRCA Albania. PINK Embassy once more wants to thank all of them for being willing to share their knowledge and expertise with the acitivists.

This school will be a fantastic experience for participants to build contacts, to socialise and share their experience.