24
Dhjetor 2012 - Zyra e Komisioneres pёr
Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka njoftuar ditёn e sotme Ambasadёn PINK/LGBT
Pro Shqipёri, pёr vendimin e marrё nё lidhje me tekstet universitare qё
diskriminojnё hapur komunitetin e personave lesbike, gei, biseksualё dhe
transgjinorё nё Shqipёri.
Nё
datёn 7 Nёntor, Ambasada PINK pёrmes njё deklarate pёr shtyp dhe dёrgimit tё
ankesёs sё posaçme tek zyrat e KMD, kёrkoi heqjen nga tregu tё tё gjitha
teksteve me pёrmbajtje diskriminuese ndaj komunitetit LGBT nё vend dhe pёrditёsimin
e tё gjitha teksteve akademike ku flitet pёr marrёdhёniet e gjinisё sё njёjtё
duke pёrmendur kёtu nё veçanti dy tekste tё mjekёsisё ligjore.
Nё
pёrgjigjen e sotme, zyra e KMD konstatoi se nё tekstin mёsimor “Mjekёsia
Ligjore”, Tiranё 2007, nё faqen 140, homoseksualizmi rreshtohet pёrkrah
“perversioneve seksuale qё hasen mё shpesh nё praktikё” si fetishizmi,
eksibicionizmi, sadismi dhe mazokizmi, skoptofilia, zoofilia dhe nekrofilia. Po ashtu nё tekstin “Mjekёsia Ligjore” tё shtёpisё
botuese “Arbёria” nё faqen 141 shkruhet ndёr tё tjera se “perversionet seksuale
janё shmangie nga norma e instiktit seksual… Disa nga perversionet seksuale qё
hasen mё shpesh janё: a) Homoseksualizmi ёshtё prirja pёr epsh seksual me
persona tё tё njёjtit seks…” Nё njё dokument tё mёparshёm tё dorёzuar nga njё
prej autorёve tё kёtij teksti Prof. Dr. S. Meksi, Fakultetit tё Drejtёsisё,
pranohet “qё teksti i sipёrcituar nё faqet 140-141 pёrmban koncepte aktualisht
jo tё pranueshme nga Organizata Botёore e Shёndetёsisё mbi pёrdorimin e termit
perversion seksual”.
Duke
marrё parasysh sa mё sipёr KMD ka sqaruar se “pёrcaktime tё tilla qё e pёrfshijnё
homoseksualizmin nё grupin e perversioneve seksuale pёrbёn njё pёrcaktim tё
gabuar, jo shkencor dhe diskriminues pёr shkak tё orientimit seksual dhe
identietit gjinor. Dhёnia e kёtyre koncepteve studentёve nё auditore krijon
perceptime tё gabuara pёr kёtё kategori duke ndikuar nё formimin e kёtyre
studentёve si mjekё dhe juristё tё ardhshёm”.
Pёr
kёto arsye Komisionerja pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur; se pёrmbajtja
e tekstit “Mjekёsia Ligjore” ёshtё disrkiminues; autorёt tё cilёt kanё
konsumuar sjelljen diskriminuese duhet qё brenda 60 ditёve tё bёjnё modifikimin
ose nё rastin kur nuk ёshtё i mundur heqjen nga tregu dhe bibliotekat e
institucioneve tё kёtij libri; mё tej, duhet qё autorёt Prof. Dr. S. Meksi dhe
Prof. Dr. B. Cipi brenda 30 ditёve tё njoftojnё Komisioneren lidhur me veprimet
e ndёrmara pёr zbatimin e kёtij vendimi duke depozituar njё kopje tё librit me
ndryshimet e bёra; nё rast moszbatimi tё kёtij vendimi sjell ndёshkimin me gjobё
sipas paragjikimeve ligjore.
Ambasada
PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё falenderojё zyrёn e Komisionerit pёr
Mbrojtjen nga Diskriminimi pёr marrjen nё shqyrtim sa mё herёt tё kёtij rasti
dhe pёr marrjen e njё vendimi tё drejtё qё kёrkon ndryshimin e pёrmbajtjes sё kёtyre
teksteve ose nё pamundёsi pёr heqjen e tyre nga qarkullimi.
Gjithashtu
PINK dёshiron ti kujtojmё opinionit publik se homoseksualiteti ёshtё hequr nga
Klasifikimi Ndёrkombёtar i Statistikave tё Sёmundjeve dhe Problemeve lidhur me
shёndetin i Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё qё prej vitit 1990.
Ambasada
PINK/LGBT Pro Shqipёri
Web:
www.pinkembassy.al
Email:
info@pinkembassy.al
tel:
+35542265741
No comments:
Post a Comment