nga Amarildo Fecanji
Nё Rusi shtetasit e huaj rihen
barbarisht nё mjedise publike nga grupe nacionaliste ekstremiste, nё Hungari
shtёpive rome u vihet zjarri e banorёt e saj qёllohen pёr vdekje teksa dalin tё
alarmuar nga shtёpitё e tyre nga neo-nazistё qё kёrkojnё njё Hungari tё bardhё,
nё Greqi pak ditё mё parё njё djalё me ngjyrё u rrah egёrsisht nga njё grup
ekstremistёsh e pasi humbi ndjenjat u damkos nё trup me shenjёn e kryqit, nё njё
qytet anglez njё grup radikal islamik shpёrndante letra urrejtje kundёr
personave LGBT nёpёr shtёpitё e banorёve. Kudo nё Europё ka racizёm, ksenofobi,
homofobi, islamofobi e tё tjera forma urrejtje e diskriminimi. Por sot, mё shumё
se kurrё, pёrmes internetit, fryma e nxitjes sё urrejtjes dhe dhunёs ёshtё bёrё
edhe mё e fuqishme edhe mё e rrezikshme.
Grupi i trajnuar nga United |
Ndёrkohё qё i gjithё njerёzimi, i
gёzohet pothuajse nё unison tё mirave tё rrjetit global, madje sё fundmi mund tё
diskutojmё edhe rolin qё interneti po luan nё rrёzimin e rregjimeve autoritare
nё vende tё ndryshme arabe, forca tё shumta ekstremiste, por edhe njerёz tё
thjeshtё tё pa pozicionuar publikisht nё njё kauzё apo çёshtje tё caktuar, e pёrdorin
internetin, e sidomos mediat sociale (facebook,
twitter, youtube, etj) apo edhe mediat e ndryshme online (portale
informative, faqe specifike, blogje etj) pёr tё shpёrndarё dhe nxitur urrejtje
ndaj çfarёdolloj grupi qё ato urrejnё. Duket nё fakt, sikur ky “anonimitet” i
rrjetit, i shtyn shumё njerёz tё jenё shumё mё tё sinqertё me veten e tyre dhe
tё tjerёt nё lidhje me shumё çёshtje e tema pёr tё cilat nё jetёn reale do tё
ishin tё ndaluara. Nё fakt ky ёshtё vetёm njё perceptim i gabuar. Kёrkimet dhe
studimet mё tё fundit mbi kёtё çёshtje tregojnё se mёnyra se si njё njeri
sillet dhe komunikon nё rrjet ёshtё shumё e ngjashme me mёnyrёn se si ai sillet
nё jetёn reale. Pra e thёnё me shembull, nёse njё person kёrkon tё ngjallё apo
nxisё urrejtje dhe dhunё ndaj njё grupi tё caktuar social, gjasat janё qё
ai/ajo ta bёjё kёtё gjё edhe nё jetёn e pёrditshme. Miti se ka njё botё “reale”
e njё botё “virtuale” ёshtё ashtu si e thotё fjala thjesht njё mit, dhe gjithçka
nё bёjmё nё internet ka pasoja reale nё jetёt tona.
Fakti i mёsipёrm dhe shumё
informacione tё tjera, shpesh shokuese, informuese, edukuese u ndanё me njё
grup jashtёzakonisht divers tё mbledhur nё Qendrёn Rinore Europiane, nё
Strasburg nga organizata United for
Intercultural Action me qendёr nё Amsterdam.
Aktivistё nga 47 vende tё Kёshillit tё Europёs dhe disa vende aziatike, punuan
sё bashku pёr gjashtё ditё pёr tё identifikuar dhe diskutuar mbi racizmin,
bulizmin nё shkolla, diskriminimin nё rrjet, qeverisjen e hapёsirёs sё rrjetit,
impaktin e fjalimeve tё urrejtjes mbi viktimat, konfliktin midis lirisё sё
shprehjes dhe tё drejtave tё njeriut pёr tё vijuar mё pas me identifikimin e njё
sёrё mekanizmave dhe sistemeve pёr tё luftuar fjalimet e urrejtjes.
Aktivistёt vetё vinin nga njё
mori eksperiencash dhe identitetesh. Pёrveç kombёsive dhe etnive tё ndryshme
ata pёrfaqёsonin e mbulonin çёshtje si ato tё religjionit, komunikimit ndёrkulturor,
çёshtjet LGBT, tё migracionit etj duke qenё kёshtu aktorё direkt tё luftёs kundёr
diskriminimit dhe intolerancёs nё vendet e tyre tё origjinёs.
Kjo pasuri e madhe identitetesh u
reflektua edhe nё diskutimet dhe aktivitetet e panumёrta ku pjesёmarrёsit dhe
trajnuesit mundёn tё mёsojnё mё shumё pёr mёnyrёn se si fjalimet e urrejtjes nё
rrjet ndikojnё nё jetёn e çdo individi, e veçanёrisht tё atyre qё u pёrkasin
grupeve vulnerabёl etnike, kulturore, fetare etj. Identifikimi i “pёrplasjes”
mes jetёs nё rrjet dhe asaj reale bёhej edhe me shembuj, si ai i njё aktiviste
myslimane nga Gjermania, e cila shumё vonё mёsoi pёr njё shoqe klase, me tё cilёn
kishte qёndruar edhe nё tё njёjtёn bankё, tё shpёrndante komente dhe materiale
shokuese kundёr tё huajve dhe myslimanёve nё Gjermani.
Ky shembull por edhe shumё tё
tjerё, tregoi edhe njё anё tjetёr interesante tё rrjetit; nёse nё jetёt tona tё
pёrdishme nё mundet tё njohim e takojmё njerёz tё shumё origjinave, background-eve dhe kulturave, nё rrjet,
ne kemi tendencёn tё komunikojmё e tё qёndrojmё mё afёr me persona qё ndajnё
besimet, bindjet dhe opinionet tona. Kёshtu, ndryshe nga jeta e pёrditshme ku
opinionet tona mund tё pёrplasen dhe ekuilibrohen, nё rrjet tё gjithё ne
rrezikojmё tё bёhemi pjesё tё rretheve shumё tё ngushta, duke humbur shansin pёr
tё ndryshuar apo pёrmirёsuar opinionet tona e duke rrezikuar tё bёhemi edhe mё
ekstremё dhe tё njёanshёm. Kjo nё fakt lidhet shumё bukur me konceptin se
reklamat shokuese anti-duhan i shohin vetёm ata qё nuk e pijnё duhanin. Rreziku
ёshtё se nёse je ekstrem, atёherё rrjeti mund tё tё bёjё edhe mё shumё tё tillё.
Por çfarё efekti ka kjo tek
personat tё cilёt janё viktima apo pritёs tё sulmeve dhe fjalimeve tё urrjetjes
online? Ashtu si bulizmi dhe dhuna nё jetёn e pёrditshme dhe nё internet, ai
ngjall efekte dhe pasoja shumё tё ngjashme. Nёse njё person gei, rom, grek,
mysliman, i huaj etj sheh njё video urrejtje apo mesazh urrejtje tё drejtuar
kundёr tij nё rrjet ankthi dhe mёrzia do jenё shumё tё ngjashme. Njohja me
rrezikun qё kёto lloj mesazhesh dhe komentesh tё reflektohen edhe nё jetёn e pёrditshme
e bёn jetёn e kёtyre grupeve sociale edhe mё tё vёshtirё.
Duket pra, sikur rrjeti ka ndёrtuar
ashtu siç e thotё vetё fjala, njё rrjet, tё koklavitur e tё pa qeverisshёm i
cili rrezikon ti bёjё njerёzit mё ekstremё e varfёron komunikimin publik. E vёrteta
qёndron diku midis tё dyjave. Mёnyra se si rregullat e komunikimit funsionojnё
nё rrjet varet shumё nga vete ne dhe nga angazhimi ynё pёr ti thёnё jo nxitjes
sё urrejtjes dhe sjelljes sё shfrenuar online. Pёrveç raportimit e denoncimit tё
faqeve, profileve apo materialeve tё urrejtjes qё gjejmё online, sjellja jonё
duhet tё jetё edhe mё e ekuilibruar dhe e kujdesshme. Nё rrjet, njerёzit kanё
tendencёn tё jenё mё emocionalё dhe agresivё sesa duhet. Kjo do tё thotё se nё
pёrballjen tuaj me grupe apo individё ekstremё online, duhet tё ruani e tё
mbani gjithmonё njё komunikim sa mё racional e miqёsor. Kjo duhet shoqёruar
edhe me ngritjen e diskutimit nё atё nivel apo profil qё ju intereson juve.
Mbajeni fokusin tek gjёrat qё kanё rёndёsi dhe mos iu pёrgjegjni provokimeve.
Poaq e rёndёsishme sa puna e mёsipёrme
duhet qё grupet dhe organizatat qё punojnё kundёr diskriminimit dhe intolerancёs
tё ndёrtojnё fushata sa mё efektive komunikimi ku nё rradhё tё parё tё ndёrgjegjёsojnё
opinionin publik pёr dёmet dhe rreziqet e fjalimeve dhe nxitjes sё urrejtjes
online dhe pёr tё kёrkuar njё sjellje mё tё pёrgjegjshme nё kёtё mjedis. Ndёrkohё
qё interneti vazhdon tё bёhet edhe mё i pёrdorshёm dhe i aksesueshёm, shumё
njerёz e harrojnё qё rregullat dhe vlerat universale njerёzore qё ne aplikojmё
nё shoqёri kanё po aq vend dhe peshё nё rrjet. Derisa kjo gjё tё bёhet
realitet, mbetet ende shumё punё pёr tu bёrё.
No comments:
Post a Comment