Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri ndjek nga afёr aktivitetet
Stokolm, 10-16 Dhjetor 2012 - Ashtu sikurse edhe emёrtimi i
konferencёs, edhe pjesmarrja nё tё ishte globale. Mё shumё se 450 pёrfaqёsues
dhe aktivistё nga organizatat LGBTI dhe jo vetёm, nga e gjithё bota ndoqёn kёtё
Konferencё, e cila u cilёsua si ‘historike’ jo vetёm pёr shkak tё pjesmarrjes sё
madhe nga vende tё ndryshme tё botёs por edhe pёr shkak tё prezencёs dhe
nderimit qe iu bё pjesmarrёsve, nga Kryeministri i Suedisё dhe zёvendёs
kryetari i Bashkisё sё Stokolmit.
Konferenca u parapri nga disa
para-konferenca nё datat 9-10-11 Dhjetor,si parakonferenca e Trans; HIV dhe
LGBT; Gratё nё Kombet e Bashkuara; Forumi i tё Rinjve; Trainimi i Lidership-it
pёr Gratё; Forumi Intersex; Seminari pёr LGBT dhe tё Drejtat e Njeriut, etj.
PINK ndoqi Trainimin e Lidership-it pёr Gratё nё datat 10-11 Dhjetor i cili pёrmes
njё kombinimi perfekt tё teorisё dhe punёs nё grupe transmetoi tek pjesmarrёsit
njohuri pёr forcimin e kapaciteteve tё tyre si drejtuese, aktiviste apo pёrfaqёsuese
tё organizatave LGBT. Nё pёrfundim tё trainimit pjesmarrёset u vlerёsuan me
çertifikata nga ILGA World. Gjithashtu PINK ndoqi edhe parakonferencёn ‘Gratё nё
Kombet e Bashkuara’, e cila u pёrqёndrua nё pjesёn e parё nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm
tё tё drejtave tё grave dhe Kombeve tё Bashkuara si edhe nё mundёsitё dhe
sfidat e ngritjes, pёrafrimit tё çёshtjeve tё grave LBT brenda sistemit tё OKB-sё. Nё pjesёn e dytё kjo parakonferencё u
pёrqёndrua nё shkёmbimin e eksperiencave dhe shembujve pozitiv tё punёs nё kёtё
drejtim, ku PE prezantoi eksperiencёn e saj nё pёrgatitjen e raportit tё fundit hije pёr CEDAW nё tё
cilin ka pёrfshirё edhe situatёn e grave e vajzave LBT si edhe dёrgimin e njё pёrfaqёsuesi
pёrpara komisionit tё OKB-sё pёr tё folur pёr kёtё çёshtje.
Konferenca u zhvillua nё datat 12-16
Dhjetor dhe konsistonte nё njё ndёrthurje tё seancave plenare, workshop-eve tё
ndryshme dhe aktiviteteve argёtuese e informuese.
Ceremonia hapёse e Konferencёs, mё
datё 12 Dhjetor, ishte madhёshtore duke kombinuar fjalimet pёrshёndetёse nga
bashkёsekretarёt e pёrgjithshёm tё ILGA-s Gloria Careaga dhe Renato Sabbadini,
Kryeministri i Suedisё Fredrik Reinfeldt i cili vuri nё pah gjithё hapat qё
Suedia ka ndjekur pёr tё drejtat LGBT duke theksuar se ambasadat suedeze
monitorojne dhe raportojne per ceshtjet LGBT dhe progresin e bёrё nё vendet
respektive por akoma mbetet shumё pёr tё bёrё, [residentja dhe zv.presidenti i
RFSL (organizatёs pritёse suedeze) tё cilёt theksuan se nё konferencё janё
prezent 450 pёrfaqёsues tё 100 kombёsive dhe janё dhёnё 250 bursa, fjalimin e
sekretarit tё pёrgjithshёm tё Amnesty International i cili theksoi solidaritetin
e AMI dhe rolin e rёndёsishёm qё duhet tё luajё pёr zbatimin e tё drejtave tё
personave LGBT; me dhёnien e cmimit tё ILGA pёr Presidenten e Argjentinёs, per
rolin kyc qe ky shtet ka luajtur gjate viteve te fundit ne promovimin universal
tё dekriminalizimit te homoseksualitetit nё Kombet e Bashkuara. Nё mungesё tё Presidentes
nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, Cmimi u tёrhoq nga zv.presidenti i
Argjentinёs i cili theksoi se cfarё u bё nё Argjentinё mund tё arrihet nё cdo
shtet nёse aktivistёt luftojnё pёr tё drejtat e tyre. Performancat artistike
nga muzikantё suedezё gjatё ceremonisё hapёse e bёnё atё mё tё gjallё, tёrheqёse
dhe unike, pёr ta mbyllur ditёn me pritjen qё iu bё pjesmarrёsve tё Konferencёs
nё bashkinё e Stokolmit nga zv. Kryebashkiaku i cili nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes
tha se qyteti i Stokolmit ёshtё krenar qё Ilga e ka zgjedhur pёr organizimin e
konferencёs sё saj tё 26-tё.
Gjatё ditёs sё parё, 12 Dhjetor, mes
7 workshop-eve paralele PINK ndoqi ёorkshop-in ‘Arritja e qeverive miqёsore pёr
LGBTI’, gjatё sё cilit u bё bё njё prezantim i Rrjetit Informal Europian tё
qeverive miqёsore pёr LGBT tё cilit sё fundmi i ishte bashkuar edhe qeveria
shqiptare, qёllimit tё tij i cili ishte shkёmbimi i eksperiencave mes politikё-bёrёsve
pёr arritjen e barazisё sё personave LGBT si edhe rolit qё mund tё luajnё OJF-tё
nё sensibilizimin e qeverive kombёtare pёr çёshtjet LGBT dhe bashkёpunimit mes
tyre. PE kёrkoi tё dinte mё shumё rreth detyrimeve qё kanё shtetet anёtare nё kёtё
rrjet me qёllim qё politikat tё mos mbeten vetёm nё deklarata e letёr por tё bёhen
realitet, por u bё e qartё se rrjeti nuk ka fuqi obliguese por gjithsesi
shtetet anёtare duhet tё raportojnё çdo vit pёr arritjet dhe politikat e reja
dhe vetё organizatat ndёrkombёtare luajnё rolin e watch-dog pёr zbatimin e kёtyre
politikave.
Dita e dytё e Konferencёs nisi me
seancёn plenare ku u aprovuan anёtarёt dhe u prezantuan raportet dhe vazhdoi me
workshope tё tematikave tё ndryshme. Mes tyre PE ndoqi workshop-in
'Partneriteti i zhvillimit global LGBT', ku partnerё si USAID, SIDA, GLVI,
NESsT, etj prezantuan objektivat dhe iniciativat e tyre ne lidhje me cёshtjet
LGBT ku pёrmes bashkёpunimit do tё synojnё tё rrisin barazinё LGBT nё nivel
global. PE ishte prezent gjithashtu edhe nё Workshop-in e Donatorёve gjatё tё
cilit u theksua se njё numёr i madh donatorёsh janё tё interesuar nё cёshtjet
LGBT dhe se qёllimi kryesor i tyre ёshtё rritja e aparencёs publike tё levizjes
LGBT.
Nё ditёn e tretё tё saj Konferenca u
hap me seancёn plenare tё Zhvillimeve nё UN, e cila u pёrqёndrua nё iniciativat
e ndryshme qё Kombet e Bashkuara kanё ndёrmarё pёr forcimin e mbrojtjes sё tё
drejtave LGBT, punёn e Zyrёs sё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut dhe sesi
aktivistёt LGBTI janё pjesё e zhvillimeve nё UN. Gjatё kёsaj seance u lexua
edhe letra qё Sekretari i pёrgjithshёm i UN Ban Ki-Moon adresonte pёr delegatёt
e konferencёs. Mes tё tjerave nё letrёn e tij ai thoshte se ndёrkohё qё ka
pasur avancim pёr tё drejtat e personave tё marzhinalizuar kudo nё botё, ende
personat LGBT pёrballen me diskriminimin.
Ndёr workshopet e ditёs sё tretё, PE
ndoqi workshop-in 'Dokumentimi i historive tё treguara LGBT', ku njё ndёr
organizatat indiane prezantoi punёn e saj nё dokumentimin e vidjo-intervistave
tё 20 personave LGBT nё Indi duke u bёrё kёshtu njё mjet i rёndёsishёm avokimi
pёr tё drejtat LGBT nё kёtё vend dhe model pёr vende tё tjera.
Dita e katёrt e konferencёs u hap me
dy seanca tё njёpasnjёshme workshopesh. PE ndoqi workshop-in 'Tё punosh me
sistemin' i cili u pёrqёndrua nё punёn qё ne mund tё bёjmё pёr tu mobilizuar pёr
tё pёrdorur sistemin e UN nё mёnyrё mё strategjike. Workshop-i i dytё i ndjekur
nga PE 'Martesat nё Botё' pёrqёndrohej nё njё vёshtrim tё pёrgjithshёm tё
zhvillimeve lidhur me vendet ku lejohen martesat brenda gjinisё. Ndёrsa workshop-i
'Roli i BE-sё nё promovimin e tё drejtave tё LGBTI nё Botё' u fokusua nё punёn
e politikave tё huaja tё BE-sё pёr tё drejtat e personave LGBT dhe tek bashkёpunimi
me mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut qё punojnё jashtё BE-sё.
Nё ditёn e pestё dhe tё fundit tё
konferencёs, gjatё dy seancave plenare u votua pёr raportet, pёr miratimin e
deklaratave tё tё rinjve dhe tё asamblesё si edhe pёr krijimin e Sekretariatit
tё Intersex pranё ILGA. Nё kёto seanca u dhanё disa çmime pёr organizata tё
vendeve tё ndryshme pёr punёn e bёrё pёr avancimin dhe mbrojtjen e tё drejtave
tё personave LGBT nё kёto vende. Europarlamentarja Ulrike Lunaçek pёrshёndeti
konferencёn nё seancёn e parё plenare duke theksuar se komuniteti LGBT ka
fituar vendin e vet nё shoqёri dhe nё organizatat ndёrkombёtare por duhet tё
vazhdojё tё punojё pёr tё patur njё trajtim tё barabartё kudo. Ajo pёrmendi
edhe incidentin nё Kosovё duke kёrkuar nga tё gjithё tё tregonin mbёshtetjen e
tyre.
PE ndoqi workshop-in 'Takim me
aktivistёt e RFSL', ku pёrfaqёsues tё kёsaj organizate suedeze prezantuan punёn
e tyre dhe lidhёn kontakte me organizatat qё ishin prezent nga vende tё
ndryshme si edhe u diskutua bashkarisht rreth qёllimeve tё pёrbashkёta,
objektivave dhe strategjive.
E gjithё konferenca u shoqёrua me njё
sёrё aktivitetesh argёtuese e informuese dhe vizita si nё qendrёn rinore
Egalia, nё Shtёpinё e Filmit, nё Shtёpinё e Kulturёs, nё Muzeun Vasa njё ndёr
muzeumet mё popullore nё Europё, nё party-n e hapjes dhe mbylljes sё konferencёs,
nё udhёtimin turistik pёrreth Stokolmit pёr tu njohur me vendet dhe historikun
LGBT nё vend, etj,.
I gjithё organizimi perfekt i kёsaj
konference, vёmendja ndaj detajeve dhe nevojave tё pjesmarrёsve, njohuritё e
marra, informacioni i shkёmbyer, njohja dhe krijimi i kontakteve me aktivistё
dhe organizata nga e gjithё bota bёn qё kjo konferencё tё jetё e veçantё, tё
ngelet nё mendjet e pjesmarrёsve pёr shumё gjatё duke shpresuar qё konferenca e
radhёs e cila do tё organizohet nё 2014-n nё Mecixo City tё jetё e po kёtij
niveli.
Dy nga pjesmarrёset nё Konferencё nё
shkrimet e tyre pas konferencёs citojnё: 'ska rёndёsi se nga vijmё, çfarё jete
jetojmё, çfarё lёkure kemi, ne tё gjithё kemi tё njёjtёn ngjyrё gjaku dhe njё
zemёr qё rreh', 'Stokolmi ishte me tё vёrtetё i ftohtё por zemra ime e ngrohtё',
çka pёrshkruan shumё mirё pёrjetimet dhe ndjesitё qё tё jep e gjithё kjo
eksperiencё.
Nё link-un http://www.ilga2012.com/ mund tё gjeni
informacion mё shumё pёr konferencёn dhe tё shikoni disa prej fotove.
No comments:
Post a Comment