Lajmin
historik e ka bёrё tё ditur Associated Press i cili ka raportuar se Bordi
Drejtues i Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё (APA) ka bёrё ndryshime tё
dukshme nё listёn e Manualit Diagnostikues dhe Statistikor tё Çrregullimeve
Mendore (DSM). Njё nga kёto ndryshime me siguri do tё ngjallё shumё diskutime
dhe do tё ketё jo pak ndikim nё shoqёritё e shumё vendeve tё botёs.
Qё
nga publikimi i tretё i tij nё vitin 1980 Manuali pёrmbante njё pёrkufizim mbi çrregullime
tё identitetit gjinor i cili pёrshkruante pacientё tek tё cilёt perceptimi
subjektiv i gjinisё ndryshonte nga seksi i tyre biologjik. Termi modern pёr kёtё
grup social ёshtё transgjinor, dhe identifikohet me gёrmёn T nё akronimin LGBT.
Burime brenda APA-s konfirmojnё se nё edicionin e pestё tё DSM-sё, i cili do tё
publikohet nё Maj 2013, termi Çregullim i Identiteti Gjinor do tё zёvendёsohet
me termin mё neutral Disfori Gjinore.
Approvimi
i kёtij ndryshimi ёshtё pёrgatitur prej vitesh dhe reflekton punёn e bёrё nga
psikiatrёt me personat transgjinorё duke u fokusuar tek gjendja e tyre
emocionale sesa te identiteti i tyre gjinor. Ata pacientё tё cilёt mendojnё se
kanё nevojё pёr ndihmё psikologjike pёr tu ndier mё mirё, mund tё vazhdojnё ta
bёjnё, ndёrkohё ata tё cilёt ndihen mirё me identitetin e tyre gjinor nuk do tё
shenjohen si tё sёmurё.
Xhek
Dresher, anёtar i APA, ka shpjeguar qё prej vitit 2010 se ky ndryshim erdhi nga
dёshira pёr ti dhёnё fund “patogjilizimit tё tё gjitha shprehjeve tё identitetit
gjinor thjesht sepse ato janё tё rralla apo sepse disa njerёz nuk i pranojnё”.
Nё njё tjetёr intervistё ai pranoi se “tё gjitha diagnostikimet ndodhin nё njё
kontekst kulturor tё caktuar” dhe shtoi se “ne e dimё qё ka njё numёr shumё tё
madh personash transgjinorё tё cilёt nuk po kёrkojnё kujdesje mjekёsore ndёrkohё
qё vazhdojnё tё jetojnё mes dy kategorive ngushtuese burrё ose grua. Nё
duam tё dёrgojmё mesazhin se puna e
psikologut nuk ёshtё tё patologjizojё njerёzit.”
Siç
edhe dihet mirё brenda lёvizjes LGBT, patologjizimi i personave homoseksualё
dhe transgjinorё brenda sistemit mjekёsor ёshtё njё nga pengesat mё tё mёdha
drejt arritjes sё progresit social dhe ligjor. Nё fakt, heqja e
homoseksualitetit nga lista e DSM-ve nё vitin 1973 ishte njё moment vendimtar pёr
fuqizimin e lёzivjes LGB dhe neutralizoi argumentin se meshkujt dhe femrat gei
nuk merritonin trajtim tё barabartё sepse konsideroheshin tё sёmurё. E njёjta
gjendje ka qenё edhe me komunitetin transgjinor, tё cilёt kanё patur dhe
vazhdojnё ta kenё pengesё tё madhe fjalёn çrregullim nё avancimin e tё drejtave
tё tyre. Por pёrtej termit, ky ndryshim mund tё shkaktojё edhe disa dёme pёrkrah
tё mirave.
Siç
e shpjegon edhe Dresher nё analizёn e tij mbi paralelet dhe kontrastet midis
fushatave gei dhe trangjinore pёr heqjen respektive nga lista e çrregullimeve
mendore dhe gjykimeve mjekёsore, njё ndryshim i madh lidhet me nevojёn e disa
personave transgjinorё pёr tё patur ndёrhyrje hormonale ose kirurgjike pёr tiu pёrafruar
mё shumё identitetit tё tyre gjinor. Aktualisht, nё shumё vende, fondet publike
pёr kryerjen e kёtyre ndryshimeve siguroheshin pёr shkak tё trajtimit tё
identitetit gjinor si problem mjekёsor. Pa kёtё argumentim, disa persona
transgjinorё – tё cilёt historikisht vuajnё diskriminimin dhe margjinalizimin
ekonomik e social - mund tё hasin vёshtirёsi financiare nё kryerjen e
tranzicionit.
Pёr
ata individё transgjinorё tё cilёt zgjedhin tё trajtohen nga njё psikolog, shumё
shpejt APA do tё jetё mё e mirё pёrgatitur pёr njё kujdesje profesionale. Ndёrkohё
qё Dresher dhe grupi i tij po diskutojnё pёr ndryshimet midis termave çrregullim
dhe disfori, njё tjetёr group brenda APA, po merret me çёshtje mё praktike tё
trajtimit tё pacientёve pёr tё krijuar njё udhёrrёfyes mbi çёshtjet transgjinore.
Pas disa kohёsh, me ndryshimin e aprovuar sё fundmi, APA do tё prodhojё udhёrrёfyes
tё rinj pёr tё gjithё personat trangjinorё, fёmijё, adoleshentё dhe tё rritur.
APA gjithashtu mund tё nisё edhe rritjen e sensibilizimit nё mbёshtetje tё tё
drejtave tё personave transgjinorё apo/ose transeksualё,
No comments:
Post a Comment