3 Dhjetor 2012 - Muhamed Ludoviç
Lutfi Zahed dёshiron tё hapё njё xhami pёr personat gei nё Francё. Sipas
Hurriyet Daily News, Zahed kuptoi se duhet tё hapte njё xhami pёr personat gei
pasi bёri pelegrinazhin e shenjtё nё Mekё. Sipas ti “Nё xhamitё e zakonshme,
gratё duhet tё ulen nё fund dhe tё mbulohen ndёrsa meshkujt gei janё tё frikёsuar
dhe tё sulmuar. Pas pelegrinazhit, kuptova se njё xhami pёr personat myslimanё
gei qё duan tё luten ёshtё shumё e rёndёsishme.” Plani ёshtё qё kjo xhami tё
jetё brenda mjediseve tё njё tempulli budist ku mund tё zhvillohen lutjet dhe
mbase nё tё ardhmen edhe martesa.
Franca ka qenё burim interesant lajmesh kёto
kohё si pёr martesat brenda gjinisё ashtu edhe pёr çёshtjet islamike. Sipas
disa mediave kryesore, mbi 100.000 persona nga grupime katolike dolёn nё rrugё
pёr tё protestuar kundёr legalizmit tё martesave gei. Ndёrkohё, njё gjeneratё e
re myslimanёsh tё rinj kёrkojnё xhami miqёsore ndaj personave LGBT si dhe po
luftojnё pёr pranimin e martesave gei, Franca
ende nuk e ka kaluar kёtё proçes e ndёrkohё shumё francezё nuk i pranojnё
praktikat islamike. Muajin e shkuar, protestues tё ekstremit tё djathtё sulmuan
mjediset e njё xhamie tё papёrfunduar pёr tё treguar mos aprovimin e tyre dhe
duke shprehur shqetёsim mbi numrin nё rritje tё emigrantёve myslimanё nё vend.
Me kaq shumё protesta kundёr
islamit dhe martesave brenda gjinisё, kjo xhami e re mund tё shkaktojё edhe mё
shumё bujё nё Francё. Deri tani 11 shtete i kanё ligjёruar martesat gei, dhe Franca do bёhet vendi i
12-tё nёse ndjek tё njёjtin hap.
No comments:
Post a Comment