Nё intervistёn e saj tё gjatё pёr
numrin e Dhjetorit tё Vogue Francё, ish zonja e parё, supermodelja
Karla Bruni mbёshtet planin e vendit te saj pёr tё ligjёruar martesat gei.
44 vjeçarja, i rrikthehet
fotografimit nё njё editorial 20 faqёsh, qё sjellin nё kujtesё vitet e saj tё
modelingut nё vitet 1990. Nё kёtё intervistё ajo pranon se nuk ishte dakord me
qёndrimet e tё shoqit nё lidhje me martesat gei dhe adoptimin.
“Unё jam mbёshtetёse e martesave
gei dhe adoptimit. Kam shumё miq, burra edhe gra, tё cilёt janё nё njё situatё
tё tillё dhe nuk shoh asgjё tё paqёndrueshme apo perverse tek familjet me prindёr
homoseksualё” thotё ajo.
Presidenti francёz, Fransua
Hollandё, i cili mundi Sarkozinё tё zgjedhjet presidenciale tё Majit, ёshtё
duke punuar pёr tё legalizuar martesat gei dhe adoptimin nё Francё pavarёsisht
opozitёs sё fortё qё po i bёjnё katolikёt dhe grupet e djathta, pёrfshi edhe
partike e Sarkos.
Bruni-Sarkozi rrefuzoi tё bёjё
komente nё lidhje me karrierёn politike tё tё shoqit duke thёnё vetё se: “ishte
njё aventurё shumё e bukur, por sot dua vetёm ti kthehem jetёs sё njё qytetari
tё zakonshёm”.
Bruni, modele dhe kёngёtare,
albumi i katёrt i tё cilёs do tё hidhet nё treg pranverёn e ardhshme, ёshtё
martuar me Sarkozi nё vitin 2008.
No comments:
Post a Comment