“Respektimi i të drejtave të
komunitetit LGBT: Arritje dhe Sfida”
Organizuar nga: Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri
Në
bashkëpunim me: Avokatin
e Popullit, Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ministrinë e Punës,
Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Me
mbështetjen e: Programit
MATRA të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.
-
Legjislacioni për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe për të drejtat LGBT
në veçanti, ka ardhur vazhdimisht duke u përmirësuar, por sfidë mbetet zbatimi
i ligjeve. Më shumë hapa duhen ndërmarre në drejtim të forcimit të kapaciteteve
të institucioneve që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet për të drejtat e
njeriut;
-
Tryeza evidentoi faktin se një sёrë ligjesh kanë nevojë për t’u përmirësuar dhe
për të adresuar më mirë çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të
komunitetit LGBT. Ligjet specifike që kërkojnë ndërhyrje janë:
-
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (krimet dhe gjuha e urrejtjes)
-
Kodi i Punës (ndalimi i diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe
identitetit gjinor në marrëdhëniet e punës);
-
Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi (aspektet proçedurale, ankimimi etj)
-
Përgatitja e Planit të Veprimit të Qeverisë shqiptare është një arritje e
rëndësishme, jo vetëm institucionale, por edhe sepse ai u përgatit falë
bashkëpunimit dhe dialogut me komunitetin LGBT në Shqipëri. Megjithatë sfidë
mbetet mbështetja me buxhet e zbatimit të Planit, e cila për momentin nuk është
ende e qartë se nga cilat burime do të financohet.
-Sfidë
mbetet zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskrimimini në sistemin arsimor
para-universitar në Shqipëri. Niveli i njohjes së Ligjit mbetet ende shumë i
ulёt nga institucionet arsimore dhe përfaqësuesit e tyre dhe në shumë raste
vihet re zbatim ose interpretim jo i drejtë i ligjit nga ana e tyre. Ministria
e Arsimit duhet të tregojё më shumë vemendje në drejtim të bërjes së njohur të
ligjit nga stafet e saj në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ngritjen e mekanizmave
që bëjnë të mundur mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe diskriminimi për shkak të
orientimit seksual dhe identitetit gjinor, dhe përfshirjen e njohurive mbi të
drejtat e individëve LGBT në programet mësimore të të drejtave të njeriut.
-
Me prioritet duhet parë vendosja e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit për të
organizuar kurse trainimi mbi Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi me drejtues
të Drejtorive Arsimore dhe mësues në të gjithë Shqipërinë si dhe trajtimit të
drejtë të aspekteve të të drejtave seksuale, orientimit seksual dhe identitetit
gjinor.
-
Avokati i Popullit dhe Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi në
bashkëpunim me organizatat LGBT duhet të shohin mundësinë e organizimit të
orëve të hapura në Shkollat e Mesme, për informimin e adoleshentëve dhe të
rinjve mbi çështjet LGBT, diskriminimin dhe respektimin e të drejtave të
njeriut.
-
Media ka bërë një punë shumë të mirë në drejtim të ndërgjegjësimit të publikut
të gjerë mbi gjendjen dhe të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri. Megjithatë
sugjerohet që organizatat LGBT dhe mediat të punojnë më nga afër duke sjellë në
vemendjen e publikut modele pozitive të individëve LGBT brenda dhe jashtë
Shqipërisë.
-
Tryeza vlerësoi bashkëpunimin e ngritur midis vetë organizatave LGBT dhe
propozon që ky bashkëpunim të forcohet duke përfshirë organizimin e nismave dhe
aksioneve të përbashkëta në drejtim të mbrotjes, forcimit dhe avancimit të
komunitetit LGBT në Shqipëri.
No comments:
Post a Comment