Mё
poshtё ёshtё njё pёrmbledhje e shkurtёr e disa prej arritjeve kryesore tё
lёvizjes LGBT nё Shqipёri gjatё vitit 2012. Ndёrkohё, mё tej, janё rrjeshtuar
disa nga sfidat kryesore me tё cilat pёrballet lёvizja nё tё ardhmen e afёrt.
Ky
material ёshtё prezantuar nё tryezёn e rrumbullakёt “Tё drejtat LGBT, arritje
dhe sfida” realizuar nё kuadёr tё Ditёs Ndёrkombёtare tё tё Drejtave tё Njeriut
nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me Ministrinё e Punёs,
Cёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Avokatin e Popullit, Komisionerin
pёr mbrojtje nga Diskriminimi dhe me mbёshtetjen e Ambasadёs sё Mbretёrisё sё
Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, programi Matra, i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme
tё Hollandёs.
Arritje
Pёrfshirja
e çёshtjeve LGBT nё planin e punёs sё çdo institucioni.
-
Bashkёpunimi me Ministrinё e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta
pas dhe gjatё ngritjes sё grupit ndёr-ministror tё punёs pёr çёshtjet LGBT
rezultoi nё njё seri trajnimesh dhe aktivitetesh tё pёrbashkёta tё cilat hodhёn
dritё mbi nevojat, problemet dhe kёrkesat e komunitetit LGBT. Pёrgatitja e
Planit tё Veprimit, ka parashtruar njё sёrё politikash dhe praktikash tё cilat
nёse realizohen tё gjitha me sukses, do tё sjellin ndryshime tё dukshme nё cilёsinё
e jetёs sё personave LGBT nё tё gjithё vendin.
Po
aq me vlerё ka qenё bashkёpunimi me zyrёn e Avokatit tё Popullit. Qё nga takimi
i parё dhe deri mё tani Z. Totozani dhe stafi qё ai drejton janё shndёrruar nё
njё mbёshtetje e fuqishme e kauzёs LGBT, nё respekt tё tё gjithё legjislacionit
shqiptar nё fuqi dhe tё gjithё konventave tё nёnshkruara nga vendi yne.
Publikimi i Raportit tё Posaçёm tё Avokatit tё Popullit pёr komunitetin LGBT nё
muajin Gusht 2012, tregoi pёr njё aktivitet shumё tё ngjeshur brenda njё
periudhe kohore shumё tё shkurtёr.
Puna
e Komisionerit pёr Mbrotjen nga Diskriminimi ka vazhduar tё ndikojё nё ndёrgjegjёsimin
dhe pёrmirёsimin e performancёs sё institucioneve tё ngarkuar pёr zbatimin e
ligjit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gradualisht, nё bashkёpunim, ne po pёrpiqemi
ta shndёrojmё zyrёn e Komisionerit nё njё institucione tё besueshёm pёr
komunitetin, i cili vazhdon ti druhet denoncimit tё rasteve tё dhunёs apo
diskriminimit. Plani strategjik i Komisionerit pёr periudhёn 2012-2015 pёrfshin
nё shumё klauzola punёn ndёrgjegjёsuese dhe advokuese pёr kauzёn LGBT pasojat e
tё cilёs do tё jenё shumё mё tё ndjeshme nё tё ardhmen.
-
Organizimi i Festivalit tё Diversitetit nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe
i aktiviteteve tё ndyrshme nga organizatat LGBT nё vend, nuk do tё kishin qenё
tё munduara pa vendosmёrinё e organizatёs sonё pёr tё vazhduar me kёtё projekt
dhe pa mbёshtetjen vendimtare tё institucioneve tё rёndёsishme si Kryeministri
i Shqipёrisё Z. Berisha, Ministria e Punёs, Avokati i Popullit, Komisioneri pёr
Mbrojtjen nga Disrkiminimi, Ambasada e Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Komisioni
Europian, Ambasada e Shteteve tё Bashkuara, organizatat e ndryshme etj.
Nё
kёtё kuadёr, puna e Policisё sё Shtetit nё garantimin e sigurisё sё kёtyre
aktiviteteve ka qenё shumё e suksesshme dhe pozitive.
-
Konferenca rajonale e Qershorit, organizuar nga Ambasada e SHBA-ve nё Tiranё
solli pёr herё tё parё nё vendin tonё aktivistё, organizata, institucione dhe
personalitete tё shumё qё punojnё pёr kёtё kauzё nga i gjithё rajoni dhe bota.
-
Po gjatё kёtij viti, ne krenohemi me ngritjen e Komitetit Organizativ Tirana
Pride 2013 nё tё cilin janё tё angazhuara tё gjithё organizatat LGBT nё vend
dhe ku janё pjesёmarrёse tё gjitha grupet qё mbёshtesin kauzёn tonё. Ky Komitet
Organizativ krenohet edhe me zhvillimin e njё proteste tё pёrbashkёt nё muajin
Tetor pёrpara zyrave tё Ambasadёs sё Maqedonisё nё Tiranё pёr tё kundёrshtuar
dhunёn dhe diskriminimin qё komuniteti LGBT po pёson nё vendin fqinj.
-
Nё Shtator tё kёtij viti, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri me mbёshtetjen e Amb.
sё Vendeve tё Ulёta nё Tiranё dhe me pjesёmarrjen e ekspertёve nga Ambasada e
SHBA-ve, Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, UNDP, COC Hollande dhe
CRCA Shqipёri organizoi pёr herё tё parё shkollёn verore PINK, si njё ndёrmarje
edukuese dhe informuese pёr fuqizimin e komunitetit LGBT.
-
Forcimi i aleancave dhe bashkёpunimit me
organizata tё ndryshme tё tё drejtave tё njeriut. PINK Embassy ka besuar
gjithmonё nё zhvillimin e njё dialogu tё shёndetshёm dhe konstruktiv me tё
gjithё aktorёt e shoqёrisё civile, organizata dhe aktivistё, ekspertiza dhe
pasioni i tё cilёve e kanё bёrё shumё mё efektive punёn tonё. Mbёshtetje
kryesore nё kёtё kuadёr kemi marrё dhe vazhdojmё tё marrim nga CRCA Shqipёri.
-
Puna me mediat ka qenё dhe mbetet shume e rёndёsishme pёr avancimin e çdo kauze
nё vendin tonё. Edhe nё raport me çёshtjet LGBT, media ka qenё shumё e
pranishme dhe puna e saj intensive ka ndikuar ndjeshёm nё rritjen e ndёrgjegjёsimit
publik dhe ndarjen e informacionit. Por, ashtu si nё çdo fushё tjetёr, edhe
kauza LGBT ka rёnё pre e spektakolarizmit dhe skupit, diçka tё cilёt ne e
rrefuzojmё pa mё tё voglin ekuivok duke besuar sё çёshtjet e tё drejtave tё
njeriut nuk janё pёr variete.
-
Edhe kёtё vit, ashtu si vitet e mёparshme, puna me komunitetin ka qenё e drejtpёrdrejtё
dhe shumё e rёndёsishme pёr ne. Ofrimi i njё mjedisi tё sigurt, mundёsia pёr tё
qenё vetvetja dhe pёr tё ndarё problemet, njohja me kauzёn dhe identifikimi i mёnyrave
pёr tё kontribuar kanё bёrё njё komunitet shumё mё tё ndёrgjegjёsuar, mё tё lirё
dhe mё tё angazhuar.
Sfida
-
Dhuna dhe diskriminimi ndaj komunitetit
LGBT vazhdon. Ndёrkohё qё puna institucionale, ndёrgjegjёsimi dhe pёrmirёsimi
ligjor vazhdojnё, personat LGBT, kudo ku ata jetojnё vazhdojnё tё jenё pre tё
dhunёs, diskriminimit, margjinalizimit dhe shanseve tё pakta. Ky ёshtё njё
realitet historik i personave LGBT, tё cilёt pavarёsisht se nё petkun e
heteroseksualizmit i gjen nё tё gjitha shtresat shoqёrore, realiteti i tyre
emocional, psikologjik, afektiv ёshtё shumё herё mё vulnerabёl se ai i anёtarёve
tё tjerё tё shoqёrisё.
-
Fjalimet e urrejtjes dhe nxitja e urrejtjes nga pёrfaqёsues tё politikёs, fesё
etj Rritja e informimit dhe ndёrgjegjёsimit pёr kauzёn LGBT ka sjellё njё nga
efektet e saj anёsore mё tё pritshme: fjalimet e urrejtjes, komentet e panumёrta
homofobike dhe transfobike tё cilat rrefuzojnё tё pranojnё realitetin dhe mbi tё
gjitha rrefuzojnё ta njohin atё. Ky fenomen, nuk tregon vetёm se duhet tё bёhen
ligje mё tё forta dhe tё rrepta, por rrёfen hapur se homofobia ёshtё e mirёvendosur
nё shoqёrinё tonё, brenda psikologjisё sociale tё sistemit patriarkal dhe si i
tillё do kёrkojё shumё punё pёrpara se tё crrёnjoset.
-
Aksesi nё tё mira dhe shёrbime sidomos nё sektorin e qeverisjes lokale ёshtё
ende inekzistent pёr kёtё grup social. Puna e institucioneve tё qeverisjes
lokale duhet tё intensifikohet sa mё herёt nё mёnyrё qё personat LGBT tё
pёrfitojnё tё gjithё ndihmёn dhe suportin e nevojshёm nё komunitetet e tyre.
-
Tekstet me pёrmbajtje homofobike dhe mungesa e teksteve edukuese. Gjithçka
fillon dhe pothuajse “mbaron” me edukimin. Ky proçes i gjatё dhe i vёshtirё, tё
cilit shoqёritё e civilizuara i kushtojnё energji tё pafundme kёrkon qё sistemi
arsimor shqiptar tё mos e shohё kauzёn LGBT si njё ekses, si njё kapitull tё
vogёl, nё njё nga vitet e shkollёs sё mesme, por si njё nga themelet e edukimit
qё çdo fёmijё dhe adoleshent shqiptar duhet tё marrё pёr tё gjitha llojet e
minoriteteve dhe grupeve sociale.
-
Lidhur me sa mё sipёr, ёshtё edhe problemi i bulizmit nё shkolla, atje ku
prindёrit mendojnё se fёmijёt e tyre janё mё tё sigurt, por ku nё fakt ata
vuajnё dhunёn dhe margjinalizimin mё tё madh. Sidomos pёr tё rinjtё LGBT,
shkolla ёshtё vendi tё cilin ata duan ta evitojnё mё shumё. Kjo kёrkon qё puna
pёr ndryshimin e sjelljeve diskriminuese nё shkolla duhet tё nisё menjёherё.
Adoleshentёt diskriminojnё sepse kjo sjellje ёshtё e legjitimuar nё sytё e
mёsuesve dhe prindёrve tё tyre. Prandaj ndryshimi duhet tё ndodhё na
bashkёpunim dhe me pёrfshirjen e kёtyre dy grupeve.
No comments:
Post a Comment