Personat
LGBT grekё tё cilёt vuajnё nga sulmet homofobike dhe transfobike nuk do tё kenё
akses nё tё sapo-formuarёn Njёsi tё Krimeve tё Urrejtjes sepse ligjvёnёsit grekё
qёllimisht hoqёn çdo referencё lidhur me orientimin seksual dhe identitetin
gjinor nga Dekreti Presidencial “anti-racist” duke shkuar kundёr direktivave tё
BE-sё dhe rekomandimeve tё Human Rights Ёatch.
Sheshi "Sintagma" Athine |
Burimi
i kёtij projektligji, Direktiva 2012/29/BE e Parlamentit Europian dhe Kёshillit
caktojnё “standarte minimale mbi tё drejtat, mbёshtetjen dhe mbrojtjen e
viktimave tё krimit nё çdo vend anёtar tё Bashkimit Europian” dhe nё veçanti se
“viktimat nuk duhet tё vuajnё asnjё lloj diskriminimi duke pёrfshirё kёtu eshte
atё qё lidhet me shprehjen e tyre gjinore, identitetin gjinor dhe orientimin
seksual…”
Mё
tej, Human Rights Ёatch nё njё letёr tё dёrguar Ministrit tё Rendit Publik (13
Nёntor 2012) shprehet se “ёshtё shumё e shqetёsuar pёr raportet e shumta tё kёrcёnimeve
dhe sulmeve kundёr personave lesbike, gei, biseksualё dhe transjignorё nё
Greqi. Pёr kёtё arsye ne ju inkurajojmё qё njёsitё speciale policore tё kenё
mandate pёr tё hetuar krime tё kryera kundёr individёve bazuar nё orientimin e
tyre seksual apo identitetin gjinor”.
Duke
injoruar problemin e krimeve homofobike dhe transfobike nё shoqёrinё greke,
agjencia publike mandatoi mohimin e mbrojtjes pёr disa prej njerёzve mё
vulnerabёl nё shoqёri. Kjo ёshtё shumё e vёshtirё pёr tu pranuar sidomos kur
merren parasysh sulmet e fundit kundёr personave LGBT nё kёtё vend apo edhe
nxitjen e urrejtjes nga politikanё tё partisё raciste “Agimi i Artё”. Dhe ky ёshtё
vetёm njё fraksion i vogёl i sulmeve tё dhunshme. Numri i personave tё dhunuar
mendohet tё jetё edhe mё i lartё por besohet se numri mё i madh i tyre refuzojnё
tё raportojnё rastet e dhunёs nё polici me besimin se kjo e fundit do tё bёjё
shumё pak. Aktivistёt grekё po punojnё pёr tё inkurajuar personat LGBT qё ti
raportojnё kёto raste dhe tё kёrkojnё drejtёsi pёr tu siguruar qё tё drejtat e
njeriut dhe dinjiteti i tyre tё jetё i mbrojtur nga ligji dhe autoritetet pёrkatёse.
No comments:
Post a Comment