Shkaqet kryesore: mungesa e
informacionit dhe kontakteve
nga Amarildo Fecanji
Tiranё, 18 Janar 2013 - Tё rinjtё shqiptarё kanё njё nivel
shumё tё lartё paragjykimi dhe intolerance ndaj homoseksualёve, pra thёnё
ndryshe janё homofobё. Ky fakt, konfirmohet edhe nga njё studim voluminoz me
temёn “Rinia Shqiptare 2011: Mes besimit pёr tё ardhmen dhe dyshimit pёr tё
tashmen”. Me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” studimi ka
mbledhur tё dhёna gjatё periudhёs Shtator-Nёntor 2011 dhe pёr herё tё parё nё
vendin tonё hedh dritё mbi perceptimet e tё rinjve mbi njё listё tё gjatё
fushash, temash dhe çёshtjesh. Studimi ёshtё i ndarё nё katёr kapituj me temat:
“Tё rinjtё dhe komuniteti: Besimi dhe Vlerat”, “Familja dhe Lidhjet Shoqёrore”.
“Arsimi dhe Punёsimi” dhe “Shqetёsimet dhe aspiratat”.
Nё kapitullin e parё shihen edhe perceptimet e tё rinjve
mbi grupe tё ndryshme sociale pёrfshi kёtu çiftet homoseksuale. I parё nё kuadёr
tё besimit ndaj anёtarёve tё tjerё tё shoqёrisё, pёrfshirjes sociale,
vullnetarizmit dhe diskriminimit, kjo pjesё e studimit tregon fillimisht se tё
rinjtё shqiptarё, mbase pёr shkaqe tё tilla si tranzicioni i stёrzgjatur dhe
ndryshimet demografike kanё besim tё ulёt tek njёri-tjetri, tek fqinjёt dhe tek
vullnetarizmi. Kjo ulje e rёndё e besimit shoqёrohet me njё tolerance tё ulёt tё
tё rinjve shqiptarё dhe diskriminim ndaj kategorive tё ndryshme qofshin ato
gjinore, etnike apo ekonomike duke cituar si shkaqe kryesore patriarkalizmin,
racizmin etj.
Por reagimet mё negative dhe tendenca mё tё forta
diskriminimi duhet se tё rinjtё shqiptarё i shfaqin ndaj personave homoseksualё.
Studimi tregon se edhe pse tё rinjtё shqiptarё janё pёrgjithёsisht tё hapur
ndaj grupeve tё ndryshme shoqёrore ata kanё njё ndjenjё tё theksuar paragjykimi
ndaj homoseksualёve, pra janё homofobё.
Studimi tregon se tendenca e tё rinjve shqiptarё ёshtё tё
kenё besim shumё tё ulёt tek fqinjёt me njё vlerё mesatare prej 3.35 nga 10
maksimale çka ёshtё vlera mё e ulёt se çdo kategori tjetёr nё listёn e vlerave.
Pёrkrah kёtij mosbesimi tё lartё, studimi tregon se tё rinjtё shfaqin
paragjykime apo edhe elementё diskriminimi mbi grupe apo individё tё caktuar. Tё
pyetur nё njё formё eksperimentale, tё anketuarit u pyetёn se si do tё reagonin
nё rast se njё familje apo njё çift me karakteristika tё caktuara do tё vinte
afёr tyre.
Falё kёtij eksperimenti u kuptua se tё rinjtё shqiptarё
kanё paragjykime tё forta pёr personat me orientim seksual tё ndryshёm. Pesёdhjetё
(50) pёrqind e tё rinjve shqiptarё nuk do ta mirёprisnin fqinjёsinё me njё çift
homoseksual dhe do tё ndiheshin keq ose shumё keq nga njё gjё e tillё. Meshkujt
kanё pёrqindje mё tё lartё paragjykimi me mbi 67% krahasuar me 46% tё femrave
ndёrkohё qё homofobia ёshtё e shtrirё nё çdo kategori. Tё rinjtё nё fshatra janё
mё paragjykues se sa tё rinjtё nё qytet, ndёrsa femrat rezultojnё tё jenё mё
tolerante ose indiferente nga fqinjёsia me njё çift homoseksualёsh.
Kёto shifra alarmante ndёrkohё lidhen ngushtё me nivelin e
njohurive dhe kontaktit qё tё rinjtё kanё me grupet e ndryshme sociale. Kёshtu
duket se qёndrimet tolerante apo diskriminuese janё tё lidhura nё mёnyrё tё
drejtё me nivelin e njohurive dhe familiarizimin me njё komunitet tё caktuar si
dhe me presionin shoqёror apo atё tё opinionit publik ndaj grupeve tё ndryshme
sociale.
Ky studim ashtu si edhe sondazhe dhe vёshgime tё tjera
tregojnё se homofobia e tё rinjve shqiptarё mё shumё se sa nga eksperienca tё kёqia
apo kontakte tё drejtpёrdrejta lidhet me mungesёn e dijeve mbi çёshtjet LGBT
dhe tё seksualitetit ashtu si edhe nga mungesa e kontakteve me kёtё grup
social. Kjo kushtёzohet sё shumti nga paragjykimet e forta qё ekzistojnё ndaj kёtij
komuniteti çka rezulton nё njё izolim dhe frikё tё personave LGBT pёr tё
pranuar orientimin e tyre seksual apo pёr ta bёrё atё tё ditur tek grupet e
tyre shoqёrore.
Gjithashtu, ky studim ёshtё njё dokument i rёndёsishёm
rezultatet e tё cilit duhet tё alarmojnё qeverinё dhe opinionin publik shqiptar
duke bёrё tё domosdoshme rritjen e punёs dhe pёrpjekjeve pёr mё shumё tolerancё,
besim dhe pranim ndaj grupeve tё ndryshme sociale nga tё rinjtё shqiptarё.
Disa nga rekomandimet kryesore tё studimit nё lidhje me kёtё
pjesё lidhen pikёrisht me punёn qё duhet bёrё nё luftёn kundёr diskriminimit. Mё
konkretisht rekomandimet janё:
Nё ambjentet e shkollave dhe vendeve tё punёs duhet tё jetё pёrparёsi lufta ndaj diskriminimit nё pёrgjithёsi dhe homofobisё nё veçanti duke pёrdorur forma tё edukimit, socializimit dhe ndёrgjegjёsimit. Qёllimi i kёtyre veprimeve duhet tё synojё vendosjen e njё norme: Tolerancё zero pёr diskriminimin!
Media duhet të tregojë kujdes të veçantë dhe përgjegjshmëri duke u lejuar hapësirë të majftueshme elementeve edukative dhe ndërgjegjësues, duke kapërcyer prirjen e trajtimit të homoseksualitetit si një temë me nota të lajmit skandaloz, ngjyra dhe elemente konfrontuese e skandalistike.
Nё ambjentet e shkollave dhe vendeve tё punёs duhet tё jetё pёrparёsi lufta ndaj diskriminimit nё pёrgjithёsi dhe homofobisё nё veçanti duke pёrdorur forma tё edukimit, socializimit dhe ndёrgjegjёsimit. Qёllimi i kёtyre veprimeve duhet tё synojё vendosjen e njё norme: Tolerancё zero pёr diskriminimin!
Media duhet të tregojë kujdes të veçantë dhe përgjegjshmëri duke u lejuar hapësirë të majftueshme elementeve edukative dhe ndërgjegjësues, duke kapërcyer prirjen e trajtimit të homoseksualitetit si një temë me nota të lajmit skandaloz, ngjyra dhe elemente konfrontuese e skandalistike.
Donatorët duhet të rrisin mbështetjen dhe të inkurajojnë më tej shoqërinë civile dhe nismat e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pëgjithësi dhe luftën ndaj diskriminimit në veçanti.
Edhe pse tё dhёnat e kёtij studimi janё alarmante,
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri shpreh besimin e plotё nё mundёsinё e
ndryshimit tё kёtij realiteti duke patur parasysh eksperiencёn tashmё disa vjeçare
tё bashkёpunimit me tё rinjtё shqiptarё por edhe duke njohur faktin, tashmё
edhe tё mbёshtetur nё studime seriozi si ky i sipёrcituar, qё pjesa mё e madhe
e paragjykimeve tё tё rinjve shqiptarё ndaj komunitetit LGBT vijnё pёr shkak tё
mungesёs sё informacionit dhe kontakteve njerёzore.
Gjithashtu Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri i bёn thirrje
Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё
dhe Sporteve, Ministrive dhe institucioneve tё tjera ti bashkohen sa mё herёt
punёs sё nisur nga organizatat e shoqёrisё civile, Komisioneri pёr Mbrojtjen
kundёr Diskriminimit, Avokati i Popullit dhe Ministria e Punёs, Cёshtjeve
Sociale dhe Shanseve tё Barabarta qё tё pёrfshijnё sa mё herёt nё planet e tyre
tё punёs, projekte edukuese dhe informuese nё dobi tё rritjes sё informacionit
pёr komunitetin LGBT dhe tё drejtat e tyre. Plani i Veprimit i miratuar sё
fundmi nga Ministria e Punёs duhet tё shёrbejё si njё burim referues pёr tё
nisur punёn edukuese dhe ndёrgjegjёsuese nё kёtё kuadёr.
Ashtu siç thuhet edhe nё studim, e vetmja rrugё pёrpara ёshtё
ajo e tolerancёs zero ndaj diskriminimit. Tё ndryshёm por tё barabartё, tё
rinjtё shqiptarё mund tё fitojnё besimin e humbur tek njёri-tjetri dhe tё ndёrtojnё
njё tё ardhme mё tё bukur.
No comments:
Post a Comment