Kjo tabelё, e cila paraqet stereotipet dhe paragjykimet e ushtruara rёndom ndaj personave LGB, jep pёrgjigje shumё tё qarta tё cilat hedhin poshtё konceptet e gabuara tё trashёguara nё shoqёri.
Lexojini pёr tё kuptuar mё shumё.
Paragjykimet mё tё zakonshme | Pёrgjigje |
Homoseksualiteti ёshtё sёmundje. | Organizata Botёrore e Shёndetёsisё gjykoi para 20 vjetёsh se homoseksualiteti nuk ёshtё sёmundje. |
Homoseksualiteti ёshtё anormalitet, njё çrregullim i personalitetit. | Studimet e shumta mjekёsore dhe shkencore vёrtetojnё se homoseksualiteti ёshtё njё variant natyral i sjelljes njerёzore. |
“Pavarёsisht stereotipeve tё forta qё i portretizojnё personat lesbike, gei, biseksuale si njerёz me shqetёsime, kёrkimet shkencore dhe klinike tё kryera ndёr dekada i kanё shtyrё organizatat mendore dhe shёndetёsore tё vendit tonё tё arrijё nё pёrfundimin se kёto orientime pёrfaqёsojnё forma mё se normale tё sjelljes njerёzore.” (Shoqata Amerikane e Psikologjisё) | |
Homoseksualiteti ёshtё imoralitet | Ky ёshtё njё kёndvёshtrim subjektiv i mbёshtetur nё dogma fetare. Kjo nuk mund tё shёrbejё si arsye pёr tё kufizuar tё drejtat e tё tjerёve, nё njё shoqёri demokratike. |
Homoseksualiteti po rritet si fenomen | Numri i personave lesbike, gei dhe biseksualё nuk ёshtё nё rritje. Ata thjesht po bёhen mё tё dukshёm nё shoqёri. |
Sipas qeverisё britanike 5-7% e popullsisё sё atij vendi janё lesbike, gei ose biseksualё. Mё dobёsimin e diskriminimit, shumё njerёz janё mё tё hapur pёr orientimin e tyre seksual, duke dhёnё pёrshtypjen e gabuar se numrat po rriten. | |
Homoseksualiteti po e pёrkeqёson krizёn demografike dhe kёrcёnon tё ardhmen e kombit. | Tё fajёsosh njё komunitet tё vogёl pёr shkak tё problemeve demografike ёshtё jo-logjike dhe shёrben vetёm pёr ti shpёrqёndruar njerёzit nga problemet e vёrteta. |
Nuk ka asnjё lidhje midis mbёshtetjes pёr tё drejtat e komunitetit lesbik, gei dhe biseksual dhe problemeve demografike. Nё fakt, vendet nordike, qё janё edhe mё tё suksesshmet nё zgjidhjen e problemeve demografike, ofrojnё njё mbёshtetje tё madhe nё mbrojtjen e personave lesbike, gei dhe biseksualё, ndёrkohё vendet qё kanё qenё me shtypёse ndaj kёtij komuniteti vuajnё edhe problemet mё tё mёdha. | |
Njohja ligjore e çifteve tё tё njёjtёs gjini pёrbёn rrezik pёr familjen tradicionale. | Tё lejosh martesat mes çifteve tё tё njёjtёs gjini, nuk influencon apo cёnon vendimin e personave heteroseksualё pёr tu martuar apo patur fёmijё. |
“Familja tradicionale” (pra ajo e pёrbёrё nga njё burrё, grua dhe fёmijё) ka pёsuar rёnie nё shumё vende europiane sepse shumё çifte heteroseksuale zgjedhin tё mos martohen, tё divorcohen dhe sepse shumё çifte heteroseksuale vendosin tё mos bёjnё fёmijё. Tё lejosh çiftet e gjinisё sё njёjtё tё martohen do ndikojё nё kёtё trend vetёm nё lidhje mё uljen nё numёr tё martesave tё shtirura tё cilat shumё lesbike dhe gei i bёjnё pёr ti shpёtuar opinionit. Nuk duhet tё harrojmё se shumё shpesh kёto martesa pёrfundojnё nё divorce tё dhimbshme. | |
Propaganda mund ti konvertojё tё rinjtё nё homoseksualё. | Nuk ka asnjё fakt qё tё mbёshtesё kёtё kёndvёshtrim. |
Nёse 1600 vite persekutimesh dhe pёrndjekjesh – pёrfshi kёtu dёnimin me vdekje, burgosjen, diskriminimin dhe pёrjashtimin shoqёor nuk kanё arritur tё “konvertojnё” personat homoseksualё nё heteroseksualё, atёherё dhёnia e informacionit pёr homoseksualitetin me siguri qё nuk do ketё asnjё ndikim nё orientimin seksual tё personave heteroseksualё, pavarёsisht moshёs sё tyre. | |
Homoseksualёt janё rrezik pёr fёmijёt | Personat lesbike, gei dhe biseksualё mund tё pёrbёjnё kёrcёnim pёr fёmijёt po aq sa mund tё pёrbёjnё edhe personat heteroseksualё. |
Akademia Amerikane e Psikiatrisё pёr Fёmijёt dhe Adoleshentёt ka vёrejtur se nuk ka asnjё fakt qё tё vёrtetojё se personat lesbike dhe gei pёrbёjnё ndonjё rrezik pёr zhvillimin e fёmijёve dhe adoleshentёve dhe ka dёnuar çdo diskriminim tё ushtruar ndaj personave lesbike dhe gei nё rastet kur ata kanё aplikuar nё pozicione pune qё ofrojnё shёrbime dhe trajtime pёr fёmijёt dhe adoleshentёt (shkolla, spitale etj). |
No comments:
Post a Comment