Monday, April 22, 2013

Parlamenti Europian shqyrton tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor

22 Prill, 2013 – Javёn e shkuar Parlamenti Europian miratoi pesё nga progres-raportet e tij vjetore pёr vendet kandidate dhe ato potenciale pёr tё hyrё nё BE. Shqipёria nuk ёshtё pjesё e kёtij raporti ndёrkohё qё rekomandimet mbi tё drejtat LGBT tashmё i kanё shkuar Kroacisё, Malit tё Zi, Serbisё, Kosovёs dhe TurqisёPёr herё tё parё asnjё grup politik i parlamentit nuk kёrkoi heqjen e paragrafёve ku bёhen kёrkesa dhe rezoluta specifike mbi tё drejtat LGBT. Nё raportin e fundit tё Kroacisё pёrpara hyrjes zyrtare tё vendit nё BE nё 1 Korrik 2013, Parlamenti rekomandoi mё shumё kujdes nё lidhje me diskriminimin dhe aktet e dhunёs duke kёrkuar garantimin e lirisё sё minoriteteve, pёrfshi edhe personat LGBT. Anёtarёt e Parlamentit mirёpritёn zhvillimet pozitive nё Malin e Zi, ku qeveria ka rritur pёrpjekjet nё favor tё tё drejtave tё personave LGBT, duke u angazhuar seriozisht me organizat LGBT dhe duke bashkёpunuar me vendet fqinje. Sulmet fizike dhe verbale u evidentuan si problematike. Nё lidhje me Serbinё, Parlamenti Europian veçoi rёndёsine e luftёs kundёr fjalimeve homofobike, kёrcёnimeve dhe sulmeve fizike. Anёtarёt e Parlamentit kanё qenё veçanёrisht tё shqetёsuar mbi ndalimin e Paradёs sё Beogradit duke rekomanduar qё autoritetet tё marrin masa specifike pёr tё rritur njohuritё mbi tё drejtat LGBT, tё luftojnё homofobinё dhe tё pёrmirёsojnё sigurinёNdёrkohё diskriminimi dhe sulmet kundёr aktivistёve LGBT nё Kosovё mbeten njё shqetёsim, sidomos pёr shkak tё masave tё dobёta tё marra nga qeveria dhe forcat e policisё. Anёtarёt e Parlamentit rekomanduan njё aplikim sa mё tё mirё tё ligjit pёr mbrojtjen nga diskriminimi. Gjithashtu, Anёtarёt e Parlamentit shprehёn shqetёsimet e tyrenё lidhje me projektligjin kundёr diskriminimit tё  Turqisё i cili vazhdon tё pёrjashtojё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Qytetarёt transgjinorё mbeten nё mёnyrё tё veçantё viktima tё dhunёs fizike dhe vrasjeve. Duke rekomanduar raportet, Ulrike Lunaçek, Anёtare e Parlamentit, Zv. Presidente e Grupit pёr tё Drejtat LGBT dhe Raportuese e Kosovёs shprehu mbёshtetje pёr arritjen e marrёveshjes sё fundit midis Serbisё dhe Kosovёs. Ajo shtoi: “Jal shumё e lumtur qё  gjitha grupet politike mbёshtetёn paraqitjen e tё drejtave LGBT nё  pesta raportet. Kolegё nga tё gjitha spektret politike janё bashkuar nё adrresimin e kёsaj çёshtje tek fqinjёt tanё  Europёn Jug-Lindore, pёr tu thёnё atyre se diversiteti dhe barazia janё vlerat e tё gjithё Europёs. Jam e bindur se nё vitet nё vazhdim do mund tё hasim mё shumё vizibilitet tё personave LGBT. Dennis de Jong, Anwtar i Parlamentit dhe Zv. President i Grupit LGBT nw Parlamentin Europian shtoi : ‘Mbetem i shqetwsuar se ccdo vit, Paradat e organizuara nw kwtw rajon bien pre e kwrcwnimeve dhe dhunws fizike. Ne do tw sigurohemi qw sa mw shumw anwtarw tw Parlamentit Europian tw shkojnw nw sa mw shumw Pride qw tw jetw e mundur nw mbwshtetje tw komuniteteve energjike LGBT nw Ballkanin Perwndimor dhe Turqi.’


Burim: http://www.lgbt-ep.eu/press-releases/ep-takes-stock-of-lgbt-rights-in-western-balkans-and-turkey/


No comments:

Post a Comment