25 Prill 2013 - Ambasada PINK
/ LGBT Pro Shqipёri zhvilloi pranё mjediseve tё saj njё takim mes artistes sё
mirёnjohur Huyeda el Saied dhe Grupit Rinor PINK. Në këtë takim ishin tё
pranishёm edhe Ambasadori i parë i PINK, Z. Altin Hazizaj që moderoi dhe
takimin si dhe Ambasadorja e PINK, Znj. Belioza Çoku.
Huyeda ka shprehur dëshirën të
aktivizohet në kauzën e të drejtave të njeriut dhe më konkretisht në atë të të
drejtave LGBT duke u bërë Ambasadore pranë PINK / LGBT Pro Shqipёri. Qёllimi i
takimit ishte qё vetё vullnetarёt dhe vizitorёt e Ambasadёs PINK tё
parashtronin pёrshtypjet dhe kёrkesat e tyre pёr Ambasadoren e re.
Diskutimi u zhvillua si një
bisedë miqësore dhe ishte si çdo
aktivitet tjetër në PINK, duke mos pasur probleme apo komplekse se midis nesh
ishte një ndër figurat më interesante të Show Biz-it shqiptar. Të gjithë ishin
kuriozë dhe donin të dinin pse Huyeda ishte e motivuar të mbronte një kauzë kaq
të paragjykuar në realitetin shqiptar. Shumë miqësisht Huyeda tregoi për
shkollimin e saj në drejtësi dhe për interesin në të drejtat e njeriut, “Unë
gjithmonë kam qënë e interesuar për minoritetet, duke qënë se dhe vetë jam
pjesë e minoriteti”, pastaj duke qeshur shtoi: “Megjithëse në rastin tim, vetëm
unë kam qënë, por gjithsesi mendoj se ju kuptoj, e di çdo të thonë paragjykimi dhe stereotipet.” Më pas
ajo tregon për diversitetin në vetë jetën e saj dhe për miqësitë që ka me
persona që janë LGBT dhe për njohjen e saj në botën LGBT, “ Mendoj se është çështje sa rehat je me veten, se sa e pranon
seksualitetin tënd dhe sa je i/e gatshme të flasësh hapur qoftë dhe për këto
tema.”
Hueyda dhe Ambasadori i PINK Altin Hazizaj |
Duke konsideruar shoqërinë tonë
dhe realiteitn shqiptar, u shtrua pyetaj nëse Huyeda kishte frikë se mos
pjesmarrja e saj në lëvizjen LGBT do të kishte ndikim në karrierën e saj dhe
mbase do i vinin në diskutim orientmin e saj seksual. “Unë nuk e kam problem
nëse diskutojnë orientimin tim seksual, sepse e kanë bërë dhe më parë duke qënë
që gjithmonë është ditur që jam mëndje hapur dhe kam shoqëri LGBT.” Huyeda nuk
mendonte që pjesmarrja në lëvizjen LGBT do i ndikonte në karrierë dhe tregon
dhe për eksperiencat e saj të mëparshme me të drejtat e njeriut dhe kënaqësinë
që i jëp kjo përfshirje dhe se sa mund të mësojë njeriu prej eksperiencave tё
tilla.
Më pas Grupi Rinor PINK dha
disa sugjerime për fushat që mund të përqëndrohet si Ambasadore. Sygjerimet
ishin kryesisht në sensibilizimin në shkolla ose institucionet edukuese dhe për
thyerjen e steriotipeve që rëndojnë kryesisht mbi meshkujt dhe femrat gay. Kjo
hapi tema dhe debate të ndryshme prandaj Huyeda ra dakort të mbetëj në kontakt
me djemtë dhe vajzat e grupit rinor që të mund ta informomin më tej mbi
shqetësimet e tyre dhe ta ndihmonin që të bënte sa më mirë Ambasadoren e një
kauze sa të drejtë aq dhe të paragjykuar.
Ambasada PINK e falenderojnё pёrzemёrsisht
Huyeda el Saied pёr angazhimin dhe motivimin e treguar dhe duke ofruar
mbështetejn në punën e saj i uron suksese si Ambasadore e PINK / LGBT Pro
Shqipёri.
No comments:
Post a Comment