Friday, April 26, 2013

Lajme LGBT nga rajoni dhe bota - Permbledhje javore


1. Njё gjykatё nё Tivar tё Malit tё Zi ka dhёnё tё parin dёnim pёr kёrcёnime dhe fjalime tё urrejtjes nё rrjet, pas disa sulmeve kёrcёnuese tё njё tё riu, drejtuar aktivistёve LGBT pёrmes Facebook. Gjykata vendosi se i riu qё u gjet fajtor, nё bazё tё ligjeve nё fuqi, e ka tё ndaluar tё ketё çdo lloj kontakti me aktivistёt LGBT dhe me organizatat apo profilet e tyre nё rrjet dhe nёse ky urdhёr shkelet atёherё ai do tё dёnohet me tre muaj heqje lirie.

Lukas Theodorakopulos
2. Lёvizja LGBT greke ka humbur kёtё javё njё nga figurat e saj mё emblematike, Z. Lukas Theodorakopulos, aktivist prej mё shumё se pesё dekadash i lёvizjes LGBT nё vendin fqinj. Theodorakopulos ёshtё themeluesi i tё parёs organizatё LGBT nё Greqi (Fronti Grek i Çlirimit Gay) dhe botuesi i tё parёs revistё LGBT nё Greqi “Amfi” e cila qarkullonte nё treg nё vitet 1978-1984. Ndёr tё tjera Theodorakopulos ishte pёrkthyes dhe autor i disa librave me poezi.

3. Gjykata e Drejtёsisё e Bashkimit Europian dёnoi fjalimin homofobik tё ish deputetit rumun George Becali, i cili aktualisht ёshtё pronar i Ekipit tё Futbollit Steaua Bucuresti. Nё njё prononcim pёr shtyp ai u shpreh se nuk do tё donte meshkuj gei nё ekipin e tij tё futbollit. Organizata rumune ACCEPT bёri njё ankesё pёr kёtё rast i cili iu dёrgua pёr opinion gjykatёs sё BE-sё. Aktualisht diskriminimi nё vendin e punёs ёshtё i ndaluar me ligj sipas direktivave tё BE-se 2000/78.

4. Nё 23 Prill, Asambleja e Pёrgjithshme e Francёs miratoi ndryshimet nё lidhje mё tё drejtёn e martesёs, duke ia njohur kёtё edhe çifteve tё tё njёjtёs gjini. Franca bёhet kёshtu vendi i nёntё europian qё njeh tё drejtёn e martesёs pёr personat e tё njёjtёs gjini. Ky vendim edhe pse pati shumё debate dhe protesta, pro dhe kundёr, u mirёprit nga organizatat LGBT, politikanё dhe drejtues tё vendeve tё ndryshme.

Gjate aktiviteteve ne Manastir
5. Nё 20 Prill aktivistё maqedonas nga organizatat “LGBT United” dhe “Koalicioni” kanё zhvilluar nё qytetin e Manastirit, aktivitete ndёrgjegjёsuese nё kuadёr tё projektit “Iniciativa civile pёr tё drejtat e personave LGBT”. Aktivistёt, kanё vendosur postera promovuese dhe ka ecur nё rrugёn “Shirok Sokak” duke mbajtur flamurin LGBT. Menjёherё pas largimit nga sheshi, ata janё sulmuar nga katёr burra tё cilёve mё pas iu bashkuan edhe persona tё tjerё. Posterat qё promovojnё barazinё, mosdiskriminimin dhe jo-dhunёs janё hequr nga vendet e tyre. Dhuna ёshtё raportuar pranё Policisё sё Manastirit dhe organizatat kanё protestuar dhunёn duke kёrkuar edhe ndihmёn e institucioneve pёrgjegjёse.

6. Ndryshe nga vitet e tjera, Pride-i i Budapestit nuk ёshtё ndaluar nga forcat e Policisё dhe ai do tё zhvillohet siç ёshtё parashikuar nё datёn 6 Korrik, pёrgjatё njё jave aktivitetesh tё ndryshme sensibilizuese. Dy vitet e shkuara Policia e Budapestit kishte refuzuar mbrojtjen e aktiviteteve tё Pride me pretendimin se ato do tё bllokonin trafikun. Ndёrkohё, kёtё vit, Pride do tё zhvillohet teksa legjislativi hungarez ka miratuar projektligje diskriminuese kundёr personave LGBTIQ, me ndryshime nё kodin e familjes ku ndёr tё tjera familja ёshtё pёrkufizuar si bashkim midis njё burri dhe njё gruaje apo raporti prind-fёmijё. Ndёrkohё bashkёsitё civile tё tё njёjtit seks janё cilёsuar thjesht si kontrata dhe nuk merren nё konsideratё nga Kodi i Familjes.


7. Zelanda e Re ka legalizuar martesat e gjinisë së njëjtë, duke u bërë vendi i parë në rajonin e Paqësorit, që bën një gjë të tillë. Ligjvënësit kanë miratuar masën me shumicë të gjerë, përkatësisht me 77 vota për dhe 44 kundër. Qindra mbështetës të të drejtave homoseksuale kanë festuar jashtë parlamentit, duke e cilësuar miratimin si moment historik për barazinë. Sondazhet e opinionit kanë treguar se rreth 70 për qind e qytetarëve të Zelandës së Re mbështesin reformën. Kundërshtime, ndërkaq, kanë shprehur grupet e krishtera.

8. Rhode Island u bё kёtё jave shteti i dhjetё qё miraton martesat e gjinisё sё njёjtё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Ky ligj historik e vendos Rhode Island pёrkrah shteteve tё tjera tё New England tё cilat i kanё njohur martesat e gjinisё sё njёjtё mё herёt. 

No comments:

Post a Comment