29 Prill 2013, Afrikё e Jugut - U desh vdekja nё kushte tё
tmerrshme e njё tё riu pёr tё hedhur dritё edhe mbi dy vdekje tё tjera tё
ndodhura me heret, tё treja tё shkaktuara pёr shkak tё dhunёs ekstreme tё
ushtruar ndaj tyre nё emёr tё orientimit seksual. Raymond Buys, 15 vjeç,
afrikano-jugor ashtu si Eric Calitz 18 vjeç dhe Nicollas Van Der Walt 19 vjeç
arriti nё spital i dobёsuar nё ekstrem dhe i dehidratuar. Kishte pёsuar dёme
celebrale dhe krahun e kishte tё thyer nё dy vende. Nё tё gjithё trupin kishte
plagё tё shumta. Pёr katёr javё qёndroi nё terapi intensive pёrpara
se ti dorёzohej vdekjes.
Gjithçka kishte nisur 10 javё mё parё kur kishte filluar tё
ndiqte “kursin” e 49 vjeçarit Alex de Koker dhe vartёsit tё tij Michael Erasmus
20 vjeç, tё cilёt tani janё pёrpara gjyqit dhe akuzat qё rёndojnё ndaj tyre janё
keqtrajtim i tё miturve, torturё dhe vrasje tё qёlllimshme. Prej vitit 2006 De
Koker organizonte kursin “Echo Wild Game Rangers” ku pёr 1900 Euro djemtё “femёrorё”
mund tё “konvertoheshin” nё burra tё vёrtetё pёrmes metodave ushtarake. Dhe
detajet e gjёrave qё ndodhnin brenda kampit janё dёshmi tё vetё tё rinjve gay tё
cilёt arritёn tё mbijetojnё ditёt e tmerrit. Gerhard Oostuizen, 19 vjeç, ndante
tendёn me Buys, dhe pёrshkruan se si çdo natё djali lidhej nё shtrat, ndalohej tё shkonte qoftё edhe nё tualet dhe se njёherё e kishin detyruar
tё hante jashtёqitjen e tij. Kur i mungonin forcat pёr tё bёrё punёt e vёshtira
qё i caktoheshin Buys torturohej me shkop gome, shkopinj dhe ujё tё valuar. Njё
herё e patёn lidhur lakuriq nё njё karrike, me kokёn tё mbuluar me jastёk dhe
ndёrkohё qё i qёllonin mё njё tub elektrik nё pjesё tё ndryshme tё trupit. Njё
tjetёr herё e kishin lidhur pas njё furgoni dhe e tёrhiqnin zvarrё nёpёr
rrugё.
Por pjesa mё shokuese e gjithё kёsaj historie ёshtё se
adoleshentёt dёrgoheshin qёllimisht nga familjarёt e tyre nё kёtё “kurs”. “E
dёrgova djalin tim nё kёtё kurs pёr ta ndihmuar tё bёhet njё burrё mё i mirё,
pёr ti dhёnё njё tё ardhme mё tё mirё”, tha nёna e Raymond pёr njё tё
pёrditshme. “Nё kishim besim tek Alex De Koker”. Tё njtjёn gjё kishin menduar
edhe prindёrit e Eric Calitz dhe Nicolaas Van Der Walt. Familjet ishin lajmёruar
pёr vdekjen e fёmijёve tё tyre me njё mesazh telefonik ku u thuhej se arsyeja e
vdekjes ishte atak nё zemёr. Mjekёt ndёrkohё, nё rastin e Eric gjetёn shenja
dhune nё pjesёn e kokёs ndёrkohё qё Nikolas kishte shenja tё mbytjes.
No comments:
Post a Comment