Ambasada PINK i kërkon forcave politike në
Shqipëri të përfshijnë tematikën LGBT në programet e tyre elektorale dhe të
luftojnë homofobinë!
Tiranë, 1
Maj 2013 - Data 17 Maj është Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (IDAHO), një
ditë që feston vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 1990 për
heqjen e homoseksualitetit nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Patologjive. Prej 5
vjetësh, organizatat LGBT dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, avokojnë për
të rritur ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi pasojat negative të homofobisë,
bifobisë dhe transfobinë.
Si çdo
vit, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri udhëheq përpjekjet e komunitetit LGBT,
shoqërisë civile dhe aktivistëve që luftojnë për respektin e të drejtave të
njeriut në Shqipëri, për të vendosur theksin në problemet me respektimin e të
drejtave të personave LGBT dhe ngjarjet negative të homofobisë dhe transfobisë.
Në këtë
17 Maj 2013, duke pasur parasysh se jemi në një vit zgjedhor dhe se angazhimi
politik për avancimin e të drejtave LGBT është shumë i rëndësishëm, Ambasada
PINK lançon Fushatën “VOTO Diversitetin
– LUFTO Homofobinë”.
Imazhi i
fushatës, paraqet spektrin e gjerë dhe ngjyrat reale të partive politike në Shqipëri,
duke synuar që t’i kujtojë partive politike se diversiteti i shoqërisë
pasqyrohet edhe në diversitetin e partive politike dhe ky diversitet përfshin
edhe respektin dhe dedikimin që ato duhet të kenë për votuesit e tyre nga
komuniteti LGBT në Shqipëri. Ai gjithashtu i kujton partive politike të luftojnë
homofobinë brenda rradhëve të tyre duke rritur ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin
e anëtarëve mbi këtë çështje.
Ambasada
PINK mendon se përfshirja e çështjeve të respektimit të të drejtave të
personave LGBT në axhendën e partive politike, duhet të jetë një proçes i
natyrshëm në kuadër të luftës për avancimin e të drejtave të njeriut në vend
dhe mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi të të gjithë anëtarëve të shoqërisë.
Ky proçes duhet të konsiderohet i natyrshëm edhe për faktin se pluralizmi dhe
diversiteti që spektri politik shqiptar synon të promovojë në vend është një
motiv i qartë për integrimin e të gjitha grupeve shoqërore që vuajnë
paragjykimin dhe përjashtimin.
Ambasada
PINK / LGBT Pro Shqipëri është një organizatë jo-partiake dhe jo-politike. Ajo punon
për avancimin e të drejtave të njeriut të personave LGBT. Objektivi i saj është të ndryshojë sjelljen dhe
opinionin e shoqërisë shqiptare ndaj këtij komuniteti në mënyë që ai të gëzojë
të gjitha liritë dhe të drejtat e tij ashtu si çdo qytetar tjetër i këtij
vendi.
No comments:
Post a Comment