Tuesday, May 7, 2013

Grupi islamist sulmon faqen zyrtare të Avokatit të Popullit



7 Maj 2013 – Nëse gjatë këtyre orëve kërkon të hapësh faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë www.avokatipopullit.gov.al për të marrë një informacion apo referuar seksioneve të saj të ndryshme rezulton se ajo është hack-uar dhe dëmtuar. Ky konstatim vjen që nga momenti që bën një kërkim të thjeshtë në Google, ku ndër të tjera shfaqet teksti: Hacked by Islamic Ghosts Team, përkthyer përafërsisht në shqip: Sulmuar nga Skuadra e Fantazmave Islamike.


Ndërkohë teksa hyn ne faqen zyrtare, duket se të gjitha materialet dhe pamjet e hedhura aty janë të dëmtuara.


Vetëm para disa javësh një organizate fetare e quajtur Forumi Mysliman Shqiptar i ka dërguar një letër Ministrit të Drejtësisë Z. Eduard Halimi ku i kërkohej të kriminalizonte homoseksualizmin dhe ku dënohej puna sensibilizuese e Zyrës së Avokatit të Popullit ndaj çështjeve LGBT.

Ndërkohë vetëm në datën 2 Maj është miratuar në Parlament amendimi i ligjit 119/a ku ndër të tjera ndëshkohet “shpërndarja e materialeve raciste, homofobike apo ksenofobike përmes sistemeve të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit.”

Mësohet nga Zyra e Shtypit të Avokatit të Popullit se një kërkesë mbi këtë çështje është dërguar pranë Prokurorisë për të nisur hetimet e posaçme.

No comments:

Post a Comment