Këshilli i Europës në 2008 miratoi një ligj pro-aktiv anti-diskriminimi, i cili do ndalonte diskriminiin në bazë fetare, aftësie, moshe, ose orientimi seksual, në sferën e edukimit, strehimit dhe aksesin në të mira materiale dhe shërbime, por ligji ka ngelur në nivelin e Këshillit të BE për 3 vjet. Deri tani BE mbron nga diskriminimi në bazë të besimit apo fesë, aftësisë, moshës apo orientimit seksual në punësim por jo në sfera të tjera.
Nëse ky propozim do shkojë në arkiva pasojat do të jenë të rënda. Kishte shpresa që të paktën të gjithë do kishin të njëjtat mundësi për të mira materiale dhë shërbime kudo janë në vendet e BE. Momentalisht dikujt mund ti mohohet strehimi apo hyrja në bar bazuar në besimin e tyre apo orientimin seksual.
Për shembull:
- Një anketë mbarë Europiane e bërë nga Agjencia Europiane për të Drejtat Themeltare ( European Fundamental Rights Agency) për diskriminimin e myslimanëve, tregon se ato më shumë diskriminohn në sektorin privat.
- 78% e europianëve që morën pjesë në Forumi Europian i Aftësisë së Kufizuar (European Disability Forum) më 2011 mbi lirinë e lëvizjes, u shprehën që do e përdornin më shumë këtë mundësi nëse nuk do kishte bariera, si të mira të paaksesueshme, hapsira publike të papërshtashme dhe sjellje diskriminuese.
- Të moshuarit ndeshen me diskriminim ndaj moshës kur përpiqen të marrin hua në bankë ose të blejnë sigurime udhëtimi brenda BE.
- 53% e të anketuarve për një studim për përjashtim shoqëror të të rinjve LGBT në Europë (2007) raportuan që kanë pasur eksperienca bulizmi në shkolla.
- Ndërsa diskriminimi i bazuar në gjini është pjesërisht i mbuluar nga legjislacioni i BE-së, dsikriminimi i shumfishtë nuk njihet në ligjin e BE. Adoptimi i direktivave do e bënte më të lehtë të luftohej diskriminimi ndaj shumë grave që bëjnë pjesë në grupe të margjinalizuara.
Duke marrë parasysh klimën e e intolerancës kundrejt minoriteteve dhe efektin e krizës financiare në grupet më vulnerable përgjatë Europës, duke përfshirë të moshuarit, njerzit me aftësi të kufizuar, ne kërkojmë:
- Komisionin Europian të rifusë ligjin e propozuar në axhendën politike;
- Presidenca Daneze e BE të udhëheqë negociatat në mënyrë transparente, të hapura dhe për inputet e grupeve për të drejtat e njeriut, ekspertve dhe shoqërisë civile;
- Këshili i BE-së të mos minojë propozime e Komisionit dhe të sigurojë një adaptim të thjeshtë të një direktive të fortë dhe ambicioze kundër diskriminimit, që gjithashtu mbulon dhe diskriminimin e shumëfishtë.
[1] AGE Platform Europe, Amnesty International, European Disability Forum, European Network Against Racism, European Women’s Lobby, ILGA-Europe (European Region of the International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association), International Gay and Lesbian Youth Organisation.
No comments:
Post a Comment