Vajza 16 vjeçare, lesbike ishte ulur në një stol me të dashurën në Hamrum ndërsa dy djem e sulmuan dhe e tërhoqën për flokësh për shkak të orientimit të saj seksual.
Unë e kam pranuar atë, familja jonë e ka pranuar, por disa njerëz thejsht nuk duan – tha nёna e vajzës. “Ishte e tmerrshme, një eksperiencë lemeritëse... Njëri nga djemtë më ngriti, më goditi në sy... Më kapi në gjoks dhe më gjuajti me kokë në hundë dhe më pas më hodhi përtokë, dhe më tërhoqi për flokësh”- tha Amy për Sunday Times.
Adoleshentja përfundoi në një klinikë me hundë të thyer, pjesën e djathtë të fytyrës të gërvishtur dhe me shenja të nxira në gjoks. E dashura e saj, e cila gjithashtu ishte sulmuar, kishte vetëm një vulë në kokë dhe të gërvishtura në kyçe, që i mori kur e shtynë përtokë.
Incidenti ndoshi më 13 Janar reth orës 19.30. Amy e cila preferon tё mos identifikohet me emrin e saj, ishte në qendër të Hamrun me të dashurën dhe dy shoqe të tjera. Shoqet po kërcenin, ndërsa Amy dhe e dashura po qëndronin ulur në një stol, kur dy vёllezërit, njëri 17 vjeç dhe tjetri 19, erdhën dhe filluan t’i thërrisnin me fjalë fyese. “Ata thanë që ne ishim gabim”- tha e dashura Amyit.
Vajzat i kthyen përgjigje dhe iu kundërvunë djemve. Djali më i ri erdhi tek vajzat.
“Tha që nuk kishte frikë të vinte dorë mbi një gocë... Unë i thashë të largohej” tha Amy. Por djali goditi të dashurën e Amy dhe e shtyu përtokë. Djali 19 vjeçar e ngriti nga stoli, e goditi dhe e tërhoqi nga flokët. E gjithë skena zgjati rreth 10 minuna dhe mbaroi kur një i afërm i vajzave erdhi dhe lajmëroi policinë.
Kur erdhi policia, kontrolluan apartamentin e djemve dhe biseduan me ta, por nuk i arrestuan, tha mamaja e Amyit. Nuk është ende e qartë në se djemtë do dërgohen në gjykatë, duke qënë se pyetjet që iu dërguan policisë të Enjten ende nuk kanë marrë përgjigje.
Kjo nuk ishte hera e parë që vajzat kanë parë djemtë tek parku. Njëherë djemtë i qëlluan vajzat me vezë për shakak të orientimit të tyre seksual, por ato u largaun dhe mbaroi me kaq.
Amy tregon se nuk ishte e thjeshtë të kuptonte orientimin e saj seksual dhe të fliste me familjen e saj. “Fillova të kem këto ndjenja kur isha në vit të parë... gjithmonë kisha pasur dyshime” thotë ajo.
Mamaja e Amyit e pranoi vajzën e saj menjëherë. “Unë e kam pranuar, dhe familja, por disa njerëz... Kur u mor vesh në shkollë kemi pasur telash pas telashi, disa mësuese kapeshin me të dhe hapnin temën e diskutimit të seksualitetit të saj.”
Mamaja foli për rëndësinë e pranimit të njerëzve siç janë. “Prindërit e të dashurës së fundit të Amyit nuk e kanë pranuar vajzën e tyre. Ajo shkon ende te një terapist.”
Gabi Calleja nga Lëvizja për të Drejtat Gay Malta (Malta Gay Rights Movement) e dënoi aktin duke thënë se është e pafalshme që në shoqërinë e sotme orientimi seksual mund të jetë shkak për krime urrejtjeje.
Gjurmёt e Dhunёs
• Një në 10 njerëz me orientim të ndryshëm seksual është viktimë e një forme dhune për shkak të orientimit seksual, sipas një studimi të bërë në 2003 nga Lëvizja për të Drejtat Gay Malta.
• Ky fakt u mbështet nga një studim në 2008 që tregoi se 8% e personave LGBT janë sulmuar në dy vitet e fundit, dhe gjysma e tyre tregojnë se ka ndodhur më shumë se njëherë. 2/3 ishin vajza të reja.
• E vetmja mbrojtje ligjore që personat LGBT kanë, është diskriminimi në formë ngacmimi. Ligji mbron këdo nga akte që arrijnë në kërcënime, dhunë dhe ngacmim
• Pjesa e ligjit që flet për krime urrejtjeje është e limituar për urrejtje racore. Vitin që shkoi Ministri i Drejtësisë tha që kishte plane për të përfshirë dhe homofobinë.
Organizatat dënojnë sulmin
Lëvizja për të Drejtat Gay Malta The Malta Gay Rights Movement, Aditus, Drachma, Ne Jemi (We Are), Alternattiva Demokratika dhe Moviment Zghazagh Partit Nazzjonalista e dënuan sulmin.
Në një deklaratë të përbashkët Lëvizja për të Drejtat Gay Malta dhe Aditus shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e vështirë të mamasë së vajzës për situatën në shkollë ku orientimi seksual i Amyt është i ditur.
"Ne kërkojmë që Departamenti i Shërbimeve Edukative të hetojë këtë gjendje dhe të ketë një politikë dhe udhëzime të qarta për të mbrojtur personat LGBT nga ngacmime dhe diskriminimi bazuar në orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor dhe gjininë e shprehur.”
Drachma bëri thirrje për aksione më të forta kundër deklaratave homofobike dhe i bёri apel maltezёve dhe tё krishterёve tё ngrihen nё mbrojtje tё viktimave qё vuajnë ngacmime dhe dhunë në bazë të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor.
No comments:
Post a Comment