6 Shtator 2012
Drejtuar: Z. Spiro Ksera,
Ministёr i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata
Pёr dijeni: Znj Filloreta Kodra
Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabrata
I nderuar Z. Ksera
Nё datёn 18 Shtator, Kёshilli i Ministrave tё Kёshillit tё Europёs do tё zhvillojё njё takim pune pёr tё drejtat e personave LGBT.
Duke patur parasysh punёn e bёrё nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pёr ngritjen e grupit tё punёs, planit tё masave dhe tashmё nisjen e pёrpjekjeve pёr adoptimin e buxhetit tё tij, si dhe pёrkushtimin tuaj profesional dhe njerёzor nё garantimin e tё drejtave tё kёtij komuniteti nё vend, ne po ju drejtojmё kёtё letёr pёr t’ju kёrkuar qё Shqipёria tё mbajё njё pozicion sa mё tё vendosur nё mёnyrё qё Kёshilli i Europёs tё vendosё nё dispozicion tё shteteve anёtare burimet e duhura pёr implementimin dhe monitorimin e tё drejtave tё personave LGBT.
Gjatё kёtyre viteve tё fundit, standartet e Kёshillit tё Europёs nё lidhje me orientimin seksual dhe identitetin gjinor janё pёrmirёsuar ndjeshёm, sidomos falё disa gjykimeve shumё domethёnёse tё bёra nga Gjykata Europiane e tё Drejtave tё Njeriut dhe adoptimin nga Kёshilli i Ministrave tё KE-sё tё Rekomandimit nё luftёn kundёr diskriminimit mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Gjithsesi progresi i bёrё nё krijimin e kёtyre standarteve nuk ёshtё pasuar nga ngritja e burimeve qё do tё mbёshtesnin monitorimin e implementimit tё tyre nga shtetet anёtare. I vetmi zhvillim ёshtё ngritja e njё seksioni LGBT i cili asiston njё numёr tё vogёl shtetesh, ku pёrfshihet edhe vendi ynё, por qё financohet nga njё grup shumё i vogёl shtetesh.
Raporti i vitit 2011 i Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, “Diskriminimi mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor nё Europё” nuk le asnjё dyshim pёr nevojёn e marrjes sё njё aksioni tё fortё nё luftёn kundёr diskriminimit. Qё atёherё, zhvillime negative nё disa shtete anёtare janё bёrё shqetёsuese. Veçojmё kёtu ligje tё cilat cёnojnё tё drejtёn e shprehjes dhe mbledhjes. Nё Maj 2012 Kёshilli i Europёs bёri njё deklaratё tё fortё ku dёnonte kёto hapa prapa nё avancimin e tё drejtave LGBT.
Pёr sa mё sipёr, ne i kёrkojmё qeverisё shqiptare tё ndёrhyjё nё debatin e Kёshillit tё Ministrave duke propozuar dhe mbёshtetur hapat e mёposhtёm:
· Miratimi i njё deklarate ku tё ri-theksohet vendosmёria e Kёshillit tё Europёs, shteteve anёtare dhe institucioneve pёr respektimin e tё drejtave tё personave LGBT, gёzimin e plotё tё tyre si dhe zhvillimin e njё politike anti-diskriminim mbi baza tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor; deklarata duhet tё theksojё se kjo nuk ёshtё çёshtje tё drejtash “speciale” por tё drejtash tё njeriut, tё cilat duhet tё gёzohen njёsoj nga tё gjithё.
· Zhvillimi i njё rishikimi sa mё efektiv tё Rekomandimeve tё vitit 2011, i cili do tё kryhet nga Kёshilli i Ministrave nё pranverёn e vitit 2013.
· Fuqizimi i sektorit LGBT nё Sekretariat pёr tё siguruar njё personel tё plotё dhe burimet e duhura financiare nё mёnyrё qё tё rritet efiçeca e saj si dhe tё implementohen sa mё shpejt standartet e rekomanduara.
· Sigurimi i burimeve financiare pёr Komisionin Europian kundёr Racizmit dhe Intolerancёs nё mёnyrё qё ajo tё monitorojё me efektivitet implementimin e standarteve nё respektim tё tё drejtave tё njeriut.
· Kёshilli i Europёs mund tё pёrfshijё nё metodologjinё e vёzhgimeve tё saj njё studim i cili ёshtё duke u zhvilluar online nga Agjencia e tё Drejtave tё Njeriut tё Bashkimit Europian (EU Fundamental Rights Agency) njё hap me kosto to ulёt dhe qё ёshtё praktikuar tashmё nga vendet anёtare tё BE-sё. Kjo praktikё mundet tё aplikohet edhe nё vendet e KiE-sё qё nuk janё anёtare tё BE.
Ne besojmё se adoptimi i masave tё mёsipёrme do tё sillte njё pёrmirёsim tё ndjeshёm nё adresimin e çёshtjeve tё ngritura nga Komisioneri pёr tё Drejtat e Njeriut nё KiE.
Gjithashtu ёshtё shumё e rёndёsishme qё vetё KiE tё adoptojё masat tё cilat rekomandon. Mosmarrja e masave tё duhura do e vendoste KiE-nё pёrballё kritikёs se po pranon heshtur diskriminimin qё bёhet ndaj personave LGBT nё vendet anёtare.
Ne besojmё se dedikimi juaj i deritanishёm nё avancimin e kёsaj kauze tё tё drejtave tё njeriut do tё reflektohet edhe nё pёrpjekjet tuaja nё tё ardhmen.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri
No comments:
Post a Comment