Wednesday, September 5, 2012

Pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK takohen me Komisionerin Nils Muiznieks


Ditёn e Martё, 4 Shtator pёrfaqёsues tё Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri zhvilluan nё Tiranё njё takim konsultues me Komisionerin pёr tё Drejtat e Njeriut tё Kёshillit tё Europёs, Z. Nils Muiznieks.

I zgjedhur nё kёtё post nё Prill tё kёtij viti, Z. Muiznieks ёshtё duke kryer njё vizitё pune nё Shqipёri ku ndёr tё tjera do tё takohet edhe me pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё shtetit, institucioneve tё ndryshme dhe tё organizatave tё shoqёrisё civile pёr tё diskutuar mё nga afёr Raportin Special tё Komisionerit pёr tё Drejtat e Njeriut, i publikuar me 22 Shkurt 2011.

Nё kёtё kuadёr, gjatё takimit me PINK/LGBT Pro Shqipёri, Komisioneri u interesua pёr performancёn e zyrёs sё Komisionerit pёr Mbrojtjen kundёr Diskriminimit, Avokatit tё Popullit dhe pёr performancёn e qeverisё dhe institucioneve shqiptare ndaj komunitetit LGBT si edhe pёr tё mёsuar mё tepёr pёr problemet, shqetёsimet dhe temat kryesore qё kanё tё bёjnё me kёtё komunitet nё vend.

Nё komentet e tyre, pёrfaqёsuesit e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri evidentuan ato qё mund tё quhen hapa pozitivё drejt rritjes sё ndёrgjegjёsimit dhe sensibilizimit tё opinionit publik dhe institucioneve ndaj çёshtjeve qё shqetёsojnё komunitetin LGBT, performancёn e pёrmirёsuar tё shumё institucioneve qё punojnё edhe pёr kёtё kauzё ashtu siç vunё theksin te disa nga problemet mё kryesore tё cilat Komisioneri kishte interes ti njihte. Ndёr to, u evidentua fenomeni shqetёsues i fjalimeve tё urrjejtjes dhe komenteve tё pakontrolluara homofobike nga pёrfaqёsues tё lartё tё shtetit tek ato tё blogosferёs. Po ashtu u vu theksi tek mungesa e materialeve kёrkimore dhe punёs qё duhet bёrё nё kёtё kuadёr nga institucionet pёr tё njohur problemet dhe nevojat e komunitetit LGBT nё çdo mjedis, shkolla, punё, etj dhe pёr tё ofruar zgjidhje konkrete pёr pёrmirёsimin e gjendjes sё tyre e pёr tё vijuar me efektivitetin e ligjit anti-diskriminim, pёr njohjen e tij nga komuniteti dhe pёr vёnien nё jetё tё sanksioneve qё parashikohen prej tij.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron ti urojё suksese Komisionerit Muiznieks dhe uron pёr njё bashkёpunim sa mё tё frutshёm pёr avancimin e tё drejtave LGBT nё Shqipёri.

No comments:

Post a Comment