Monday, May 20, 2013

Statistikat shokuese të Studimit LGBT Europian mbi diskriminimin



Në datën 17 Maj, Agjencia e të Drejtave Themelore (Agency for Fundamental Rights FRA) e Bashkimit Europian, prezantoi rezultatet e vëzhgimit më të madh LGBT të llojit të vet në botë. 93.000 persona lezbike, gei, biseksualë dhe transgjinorë nga 27 vende anëtare të BE-se dhe Kroacia iu përgjigjën pyetësorit duke ndarë eksperiencat e tyre mbi diskriminimin, përndjekjen dhe dhunën.

Vëzhgimi tregoi se diskiminimi dhe frika nga dhuna janë “miq të përjetshëm” të personave LGBT. Rezultatet tregojnë:

 Arsimi: 67% kanë fshehur ose maskuaridentitetin e tyre nga frika e pasojave
·     Urrejtje dhe dhunë: 26% janë sulmuar ose kërcënuar me dhunë; 35% mes personave trans
·        Punësim: 20% janë diskriminuar gjatë vitit të shkuar
Të mira dhe shërbime: 33% janë diskriminuar kur kanë kërkuar akses në shërbime të tilla si strehim, shëndetësi, arsim, shërbime sociale etj 

·      Klima shoqërore: 67% shmangnin kapjen për dore me partnerin e gjinisë së njëjtë nga frika e sulmeve, kërcënimeve ose ngacmimeve.

Rezultatete e këtij studimi do ti shërbejnë organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në punën e tyre lobuese dhe advokuese si dhe në përpjekjet për të shtyre Bashkimin Europian të ndërmarrë një plan të përbashkët.

No comments:

Post a Comment