Tuesday, May 21, 2013

Komuniteti LGBT pushton qendrën e qytetit me aktivitetet e IDAHO



21 Maj 2013, Tiranë – Ky 17 Maj ishte shumë krenar për komunitetin LGBT në Shqipëri. Në një stil të papreçedentë, IDAHO, i cili festohet në më shumë se 100 vende në të gjithë botën, u realizua në Shqipëri me “Festivalin e Diversitetit” përkrah një serie të gjate aktivitetesh kulturore, edukative dhe informuese.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri si një nga organizatat LGBT lider të vendit, organizoi aktivitetet e IDAHO përgjatë të gjithë javës, duke filluar nga 13 Maji me hapjen e ekspozitës e cila shfaqte lëvizjen LGBT në fotografi dhe video, duke vazhduar në 14 dhe 15 Maj me një seri leksionesh në fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës. Më pas në 16 Maj, një tryezë e rrumbullakët u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi. Aktivitet, u finalizuan në datën 17 Maj me “Panairin e Diversitetit” një aktivitet i madh në qendër të Tiranës ku qytetarët mund të merrnin më shumë informacion mbi jetën LGBT në Shqipëri. Dhjetra organizata dhe institucione e ndoqën panairin i cili tërhoqi vëmendjen e medias dhe të publikut.

Duke marrë në konsideratë faktin se ky është viti i pestë që IDAHO festohet në Shqipëri, ajo çka mund të konsiderohet një sukses për këtë vit është pjesëmarrja e shumë grupeve në një rrjet mbështetjeje për lëvizjen LGBT. Qeveria e Shqipërisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri, media, organizatat e të drejtave të njeriut që punojnë në fusha të tilla si gratë, fëmijët, romët, rinia, kultura, anëtarët e komunitetit LGBT etj u bashkuan në një seri ngjarjesh të cilat i dhanë jetë festimeve të IDAHO në vend. Për të parën herë këtë vit, grupet LGBT tërhoqën vëmendjen e shoqërisë me aktivitete si pedalimi në kryeqytet, ekspozita, panele diskutimi etj, ndërkohë që zyra e PNUD në Shqipëri ndërtoi një kopësht të vogël pranë Parkut të Liqenit më një urë të vogël mbi të, çka simbolizon diversitetin njerëzor.

Debati publik mbi çështjet LGBT tanimë ka marrë një tjetër dimension në vend, duke marrë parasysh Planin e Masave të Qeverisë shqiptare i cila ka nisur implementimin që prej vitit 2012 dhe punën e palodhshme të organizatave LGBT në vend.

Në raportin më të fundit të ILGA Europe për vitin 2013, Shqipëria u rendit e 16ta nga 49 vende. Kjo i dedikohej në pjesën më të madhe advokimit të lëvizjes LGBT shqiptare si dhe vullnetit të qeverisë dhe institucioneve të pavarura për të avancuar më tej të drejtat e personave LGBT.

Gjithsesi, dita kur komuniteti LGBT do të integrohet plotësisht në Shqipëri duhet ende të mbërije dhe kjo është arsyeja përse përpjekjet vazhdojnë. Siç shtoi edhe Z. Altin Hazizaj, Ambasador i PINK / LGBT Pro “ne jemi këtu për ti kujtuar publikut shqiptar se duhet të çlirohet nga paragjykimi dhe diskriminimi dhe ti pranojë personat LGBT si anëtarë të barabartë të kësaj shoqërie me detyrimet dhe të drejtat e tyre”. 















No comments:

Post a Comment