Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri çeli sot pranë Galerisë
“Kledio” ekzpozitën e fotografive dhe imazheve “Politika e Shpirtit dhe e Trupit”,
një koleksion fotografish, posterash, videosh sensibilizuese dhe instalacionesh
nga tre vite punë të organizatës në përpjekjet e saj për të rritur
ndërgjegjësimin publik mbi të drejtat LGBT.
Kjo ekspozitë, e cila është kuruar nga artisti i ri, Artan Karoli,
cel gjithashtu “Javën e Diversitetit” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër
Homofobisë, 17 Maj, ditë në të cilën festohet vendimi i Organizatës Botërore të
Shëndetësisë për të hequr homoseksualitetin nga Klasifikimi Ndërkombëtar i
Patologjive.
Ekspozita në vetvete përmban një larmishmëri mesazhesh dhe
tematikash, në varësi të punëve të ndryshme sensibilizuese dhe advokuese të
organizatës. Ndër vite, Ambasada PINK / LGBT Pro i ka dërguar publikut mesazhe
shumë domethënëse duke kërkuar ndryshimin e mentalitetit, sjelljes dhe
opinionit publik mbi cështjet LGBT.
Disa nga mesazhet kryesore të këtyre viteve kanë qenë:
“Homoseksualiteti nuk njeh kufij”, “Bëj lëvizjen e duhur, ngri flamurin”,
“Ndryshimi ka filluar; Beso, Përfshihu, Ndrysho”, “Voto Diversitetin”, “Këtu
Ambasador je ti” etj
Ndërkohë, java e diversitetit do të jetë e mbushur me një
seri aktivitetesh ndërgjegjësuese, sensibilizuese dhe edukative. Në datën 16
Maj, Ambasada PINK do të mirëpresë tryezën e rrumbullakët “Shqipëria kundër
homofobisë; Të drejtat LGBT dhe politika, media, të rinjtë dhe plani i
veprimit” dhe do të finalizohet me “Panairin e Diversitetit” në bashkëpunim me
dhejtra organizata të të drejtave të njeriut në vend.
No comments:
Post a Comment