Tiranё, 9 Prill 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri
ka mёsuar me keqardhje pёr letrёn e hapur tё Forumit Mysliman Shqiptar drejtuar
Ministrit tё Drejtёsisё Z. Eduard Halimi, ku kёrkohet kriminalizimi i
homoseksualitetit dhe dёnohet puna e institucioneve tё pavarura kushtetuese,
ashtu siç ёshtё Avokati i Popullit apo edhe institucioneve tё tjera nё mbrojtje
tё tё drejtave tё njeriut nё emёr tё dogmave fetare dhe me pretendimin absurd
se ky ёshtё vullneti i pjesёs mё tё madhe tё popullsisё.
Kjo letёr, pavarёsisht se nuk pёrbёn herёn e parё qё ky Forum
diskriminon hapur tё drejtat LGBT dhe lufton kundёr tyre, ёshtё gjithsesi shqetёsuese
sepse ajo tregon qёndrimin e pandryshueshёm tё dogmёs ndaj çёshtjeve tё
orientimit seksual dhe identitetit gjinor, pavarёsisht fakteve tё shumta
shkencore, sociale dhe kulturore qё vёrtetojnё se orientimet seksuale hetero,
homo dhe bi-seksuale ashtu si edhe identitetet gjinore trans kanё bashkё-ekzistuar
me njeriun nё çdo periudhё e nё çdo epokё.
Ky qёndrim, tё cilin Forumi Mysliman Shqiptar pretendon se
e mban nё emёr tё tё gjithё komuniteteve fetare, nё fakt ёshtё unik vetёm i kёtij
Forumi, e cila ёshtё pёrgjegjёse edhe pёr protestat e realizuara nё 17 Maj 2012
kundёr komunitetit LGBT dhe tё disa faqeve dhe grupeve me mesazhe dhune dhe
urrejtje ndaj komunitetit LGBT nё Facebook dhe faqe tё tjera. Edhe pse
komunitete tё tjera fetare nuk janё shprehur asnjёherё pro çёshtjeve LGBT apo
atyre tё minoriteteve seksuale ato nuk kanё qenё asnjёherё nxitёse tё urrejtjes
dhe diskriminimit e aq mё pak tё kriminalizimit tё qindra-mijёra qytetarёve
shqiptarё.
Ky grupim nuk mund tё pretendojё tё pёrfaqёsojё tё gjithё
myslimanёt e Shqipёrisё e aq mё pak tё gjitha komunitetet fetare dhe opinionin
publik nё Shqipёri. Ky grup nuk mund tё pretendojё as tё pёrfaqёsojё ata qindra
persona LGBT myslimanё, apo tё besimeve tё tjera, tё cilёt shumё shpesh, pёr
shkak tё kёtyre qёndrimeve absurde dhe tё pashoqe e gjejnё veten tё mbёrthyer nё
dilema dhe nёn presion social qё ve nё pikёpyetje besimin e tyre dhe i detyron
tё mohojnё ekzistencёn dhe ndjenjat e tyre nё kёmbim tё njё jete hipokrite dhe
tё mbushur me gёnjeshtra.
Ёshtё pёr tё ardhur keq qё Forumi Mysliman Shqiptar evokon
periudhёn mё tё errёt tё historisё sё Shqipёrisё, atё tё diktaturёs komuniste,
njё kohё gjatё tё cilёs si komuniteti LGBT, ashtu edhe komunitetet fetare, si
edhe çdo formё tjetёr komuniteti ishin tё ndaluara rreptёsisht tё ekzistonin
apo ushtronin veprimtarinё e tyre me ligj.
Kodi Penal i vitit 1976, i Republikёs Popullore Socialiste
tё Shqipёrisё ndёshkonte si shprehjen e lirisё fetare tё qytetarёve po aq edhe
komunitetin LGBT. Kjo ёshtё periudha gjatё tё cilёs ndёrgjegja e njё populli tё
tёrё u manipulua nё atё formё qё edhe sot nuk po gjen vetveten. Mbi 10,000
qyetarё shqiptarё konsiderohen tё vrarё dhe tё zhdukur nga dhuna e diktaturёs
komuniste! A ёshtё kjo e ardhmja e Shqipёrisё qё propozon Forumi Musliman?
Nё shoqёritё demokratike shprehja e identitetit personal tё
njё qytetari, qoftё kjo mbi tё drejtat e tij politike, fetare apo seksuale ёshtё
e rёndёsisё primare pёr funksionimin e shёndetshёm tё shoqёrisё.
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri i kёrkon myslymanёve tё
thjeshtё, qё tё lexojnё dёshmitё dhe historitё e atyre qindra personazheve tё
historisё njerёzore nga lindja e largёt deri nё perёndim, studimet shkencore
dhe serioze tё shkruara mbi komunitetin, pёr tё kuptuar se personat LGBT, kanё
ekzistuar dhe do vazhdojnё tё ekzistojnё nё kёtё botё pavarёsisht vullnetit tё
çdo insitutcioni fetar pёr tё imponuar dogma dhe rregulla tё ngjashme me ato qё
tё kujtojnё inkuizicionet papale tё dikurshme apo shtetet e sotme islamike, ku
tё qenurit homoseksual dёnohet edhe me vdekje.
Shqipёria ёshtё njё vend europian, demokratik i cili
aspiron t’i bashkohet familjes sё madhe perёndimore, por kjo nuk mund tё vijё
duke i dhёnё disa tё drejta njё grupi e duke ia mohuar njё tjetri. Forumi
Mysliman Shqiptar duhet tё kuptojё se nё kёtё shoqёri respektohen tё drejtat e
çdo komuniteti dhe çdo grupi social, edhe kur kёto nuk dakordohen me
njёra-tjetrёn.
No comments:
Post a Comment