Tiranë, 11 Prill 2013 -
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri ka mёsuar me keqardhje për fjalorin e papërshtatshëm,
diskriminues dhe homofobik të Ministrit tё Drejtёsisё Z. Eduard Halimi nё shkёmbimin
e tij me deputetin e Partisё Demokratike Z. Fatos Hoxha. Ky shkёmbim me SMS ёshtё
filmuar nga kamerat e njё televizioni lokal ndёrkohё qё zhvillohej seanca dёgjimore
pranё Komisionit tё Ligjieve nё Kuvendin e Shqipёrisё. Teksti i atribuohej
fjalimit tё Avokatit tё Popullit Z. Igli Totozani teksa ai propozonte amendimet
ligjore qё duhen bёrё nё Kodin Penal nё lidhje me fjalimet e urrejtjes, krimet
e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes pёr shkak tё orientimit seksual dhe
identitetit gjionor.
Ministri Eduard Halimi |
Dy bashkёbiseduesit
kanё
tallur falenderimet e Z. Totozani duke theksuar kёtu komentin e Z. Halimi: “Ca thua ti
more, ai mbron bq mos e thuaj shumё se do na hapen llafe”.
Kjo fjali e shkruar nga
Ministri i Drejtёsisё Z. Eduard
Halimi tregon jo vetёm homofobinё dhe
diskriminimin e kёtij tё fundit ndaj
komunitetit LGBT por edhe njё mungesё totale respekti ndaj institucioneve kushtetuese tё cilat kryejnё detyrёn e tyre nё mbrojtje tё tё drejtave tё
njeriut.
Z. Eduard Halimi ёshtё pёrfaqёsues i
popullit nё
Parlamentin e Shqipёrisё dhe drejton
njё nga Ministritё mё tё rёndsёsishme nё vend dhe si i tillё ka obligimin
ligjor, politik dhe moral pёr tё pёrfaqёsuar tё gjithё qytetarёt e Shqipёrisё pёrfshi edhe ata
LGBT.
Kjo gjuhё vulgare, e
shprehur pёr mё tepёr nga njё prej Ministive
kryesorё nё vend
qё janё pёrgjegjёse edhe pёr reformat
kryesore ligjore qё po bёhen ndaj tё drejtave
LGBT nё
veçanti dhe atyre tё
njeriut nё pёrgjithёsi, ёshtё e
pa-tolerueshme dhe e pa-pranueshme.
Minimumi i sjelljes dhe shprehjes politike tё Z. Eduard Halimi dhe respektit tё tij ndaj
qytetarёve shqiptarё, duhet tё jetё tё kёrkojё ndjesё publike nё emrin e tij
dhe tё
institucionit qё ai pёrfaqёson.
Kjo gjuhё, e pёrdorur nga Z.
Halimi ndaj komunitetit LGBT duhet tё konsiderohet po aq fyese, pёr çdo
minoritet dhe grup social tё rrezikuar dhe tё prekur nga diskriminimi nё Shqipёri.
Institucionet qeverisёse dhe pёrfaqёsuesit e tyre
janё dera
ku qytetarёt
shqiptarё
duhet tё kёrkojnё ndihmё e ku tё ndihen tё mbrojtur. Njё gjuhё e tillё fyese dhe
poshtёruese,
ul ndjeshёm
besimin e qytetarёve
shqiptarё nё tёrёsi dhe tё komunitetit
LGBT nё
veçanti ndaj institucioneve publike.
No comments:
Post a Comment