Wednesday, April 3, 2013

“Athina është e jona”- Slogani i Paradës së Athinës

8 Qershor 2013
Sheshi KLAFTHMONOS

Kryeqyteti i Greqisë, Athina sot bën publike sloganin për paradën,  Marshin e krenarisë për personat LGBT, që do të mbahet në 8 Qershor 2013. “ATHINA ËSHTË E JONA” është vendosur slogani i Paradës athiniote, sepse kryeqyteti është i të gjithëve dhe komuniteti LGBT janë një pjesë integrale e popullsisë greke dhe qytetit të lashtë.

Logo Zyrtare e "Athens Pride 2013"
Gjithashtu në deklaratёn për shtyp shpjegohet se slogani “ATHINA ËSHTË E JONA” është si një lojë fjalësh në greqisht sepse mund t’i drejtohet njëkohësisht qytetit dhe perëndeshës Athina. Perëndesha Athina në Greqinë e lashtë është perëndesha e diturisë që lufton për drejtësi. Dhe kryeqyteti i Greqisë mban emrin e Perendeshës dhe ka si simbol Athinёn si një simbol demokracie, përfshirje dhe drejtësie.

Në deklaratёn për shtyp të Komitetit Organizativ të Paradës së Athinës 2013 lexojmë: “Me diturinë e perëndeshës e qytetit  tone, ligjëbërëse, në krahun tonë, ne luftojmë për barazi dhe përfshirje në hapёsirat publike, simbolikisht me Marshimin e Krenarisë së Athinës, por dhe në të gjitha ditëtë e vitit në të përditshmen tonë. Ne bashkohemi me betejën e perëndeshës për një qytet sa me gjithpërfshirës, për një bashkëjetesë paqësore të të gjithë atyre që duan paqen dhe duan Athinёn, qytetin tonë.”

Komiteti Organizativ do ta pëkthejë këtë slogan dhe në gjuhë të tjera duke pasur parasysh dhe komunitetet e ndryshme që jetojnë në Athinë. Ky slogan do të shfaqet dhe në gjuhën shqipe në Paradën e Athinës.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri i uron sukses Komitetit Organizativ për punën për organizmin e eventit të Paradës dhe përgëzimet më të sinqerta për një slogan që promovon përfshirje dhe demokraci. 

No comments:

Post a Comment