Sa mё poshtё ёshtё intervista radiofonike e Z. Artan Lame
nga gazetari i mirёnjohur Alban Dudushi. Nё kёtё intervistё Z. Lame pёrveçse
nuk arrin tё tregojё asnjё formё ndjeshmёrie apo keqardhje pёr ndjesinё e keqe
qё ka shkaktuar nё komunitet, vazhdon tё shpallё homofobinё dhe bezdinё e tij
ndaj çёshtjes LGBT. Nё pёrgjigje tё njёpasnjёshme ai nuk i pёrgjigjet pyetjeve
shumё tё drejta dhe korrekte tё Z. Dudushi, kur ky i fundit e sqaron se çfarё ndjeshmёrie
dhe perceptimi kanё grupet a margjinalizuara nё shoqёri, vazhdon dhe shfaq
paragjykimet dhe nervozizmin e tij.
Pёrveç kёsaj Z. Lame harron qё Ambasada PINK / LGBT Pro
Shqipёri ka realizuar njё seance takimi me njё grup tё rinjsh tё komunitetit
LGBT, tё cilёt ishin shtysa kryesore pёr tё bёrё ankesё pranё Komisionerit pёr
Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pёr tё publikuar letrёn e hapur drejtuar Z. Edi
Rama.
Z. Lame duhet tё dijё se stafi i Ambasadёs PINK / LGBT
Pro janё po aq tё shqetёsuar dhe tё
preokupuar pёr çёshtje tё rёndёsishme si pedofilia, katrahura urbane dhe tё
pёrnjdekurit politikё nё Shqipёri, por nuk do donte asnjёherё qё kёto kauza tё
rёndёsishme tё bёheshin mishmash me njёra-tjetrёn e as tё krijonte hierarki
problemesh dhe tё drejtash. Ashtu siç thotё shprehja e urtё popullore “çdokush
e di vetё ku i pikon çatia” dhe Z. Lame duhet tё dijё se Ambasada PINK / LGBT
Pro Shqipёri ёshtё kёtu pёr tё ndjekur çdo rast dhune, diskriminimi dhe abuzimi
publik apo privat ndaj kёtij komuniteti, dhe fakti qё arrin tё bёjё
sensibilizimin e duhur ndaj kёsaj çёshtje ёshtё meritё e saj dhe jo faj.
Z. Lame gjithashtu nuk duhet tё ketё as fobi dhe as
alergji nga pakicat, duke bёrё tё tilla teori si ato mё poshtё, por tё kuptojё
se pёr shkak tё faktit se janё kaq tё ekspzuara nga urrjetja, stereotipet dhe
diskriminimi, janё shumё herё mё tё ndjeshme nga keqtrajtimet dhe pёr kёtё
arsye çdo komb i civilizuar u ka dhёnё tё drejta tё posaçme. Z. Lame duhet
gjithashtu tё dijё se as Ambasada PINK dhe asnjё organizatё tjetёr LGBT nuk
kanё nё plan tё pushtojnё Shqipёrinё dhe tё kontrollojnё opinionin publik
shqiptar. Nё gjithё kёto vite punё, pёrpjekjet tona janё tё ndёrgjegjёsojmё,
informojmё dhe qartёsojmё qytetarёt mbi çёshtjet e pakicave seksuale.
Po ashtu Z. Lame nuk duhet tё penalizojё dhe tё ofendojё
tё gjithё ato organizma ndёrkombёtare dhe shtete tё ndryshme qё mbёshtesin
Shqipёrinё nё kaq vite. Kjo mёnyrё tё shprehuri ndaj ndihmave tё huaja ёshtё po
aq e paqartё dhe konfuze nga ana e Lames, kur e dimё tё gjithё se vendi ynё ka
pёrfituar shumё nё çdo sferё te jetёs, ekonomisё dhe shoqёrisё nga ndihmat dhe
mbёshtetja e kaq e kaq shumё vendeve tё botёs. Nuk ёshtё faji i Ambasadёs PINK
dhe as i punёs sё saj qё Z. Lame ka frikё donatorёt dhe mbёshtetjen e huaj.
Nё pёrmbyllje stafi i PINK dhe komuniteti LGBT dёshirojnё
tё pёrshёndesin pёrzemёrsisht Z. Alban Dudushi pёr pyetjet e tij tё kujdesshme
dhe pёr qytetarinё e treguar nё kёtё intervistё.
Gazetaret: Alban
Dudushi, Ardian,Bieta
Albani - Ka
qene nje artikull qe mesa kuptoj une nuk ka pas ne qender te vemendjes por
ishte pikerisht nje fraze e ketij artikulli e cila ka ngjallur debat dhe ka
bere distancimin e kryetarit te partis socialiste ?
Z.Lame - Shyqyr
qe e degjova njehere nje fraze e artikullit sepse se ajo e shkrete leter mesa
lexova une thote qe nje artikull paska qene kunder tyre. Pertej shakave.E para
sic e the dhe ti artikulli nuk ishte kunder komunitetit LGBT shkrimi ishte
komplet tjeter gje ishte deshtimet e shtetit ne rastin me fatkeq qe ndodhi disa
para disa ditesh rasti i pedofilise dhe aty ne nje moment te caktuar ne nje
kontekst te caktuar permendet edhe ceshtjet qe kane te bejne me kete komunitet.
Nga ana tjeter ti nuk mund te me thuash qe komuniteti LGBT eshte i irrituar, ata
qe pretendojn te mbrojn te drejtat e tyre jane te irrituar. Nuk eshte e njejta
gje sepse sic ka shoqata qe merren me jetimet, biresimet me historira sa te
duash por jetimet dhe birsimet nuk e kane idene qe keto shoqata ekzistojnё
vetem per te kapur projekte. Ashtu ka dhe shume njerez qe pretendojne qe mbrojne
te drejtat e ketij komuniteti, por qe ekzistojn vetem per te kapur
projekte qe jane icik ne mode projektet
e ketij lloi te nderkombetaret. Po flas fare hapur eshte e rende kjo qe po
them, por per fat te keq kshu eshte. Nga ana tjeter une jam nga ata te rrale
njerez publik qe jam shprehur per mbrojtjen e te drejtave te ketij komuniteti
dhe jam krenar per kete pikerisht per mbrojtjen e te drejtave se quhen si te
drejta njeriu jam absolutisht dhe do vazhdoj te jem kunder arrogances me te
cilen shume raste paraqiten keto te drejta ose spekullohet nga lloj-lloj grupesh per te perfituar gjithmone them
projekte nderkombetare ne kete fushe kjo eshte e gjithe deshtim.
Albani - E qarte,vetem
Artan ka dhe dicka: A ndoshta si te thuash fraza e vendosur ne nje kontekst te
caktuar gjithsesi kishte, ke parasysh se ne te tilla raste jo vetem ne shqiperi
jo jo, por dhe ne vendet perendimore ka gjithmone nje lloj perkujdesje ne
perzgjedhjen ne te folur, ajo qe eshte pjesa politikisht korrekte ne menyre qe
keta te mos ndjejn as agresion verbal ne nje lloj kuptimi, ndoshta ka nje lloj
pakujdesie ne kete pike?
Z.Lame - Jo jo
nje minut Alban une si ty jam njeri i lire dhe pretendoj ta them fjalen time te
lire pa qene politikisht pa u kujdesur te jem politikisht korrekt dhe ne kete
rast kam thene fjalen time, por qe
eshte, me vjen keq se ne vend te
merren me thelbin e problemit, meren e
tha po si e tha, si mund ta kishte thene, mund ta kishte thene kshu apo ashtu
dhe ne nje kohe varrosin komplet problemin. Se nuk ju intereson problemi, ju
intereson te duken se vazhdimisht jane te goditur,vazhdimisht ka njerez qe ju
bien ne qafe, vazhdimisht dikush i persekuton sepse kjo perseris dhe njehere “Eshte vetmja menyre e ketyre njerzve jo
komunitetit perseris dhe njehere jam nder mbrojtsit e rralle publik te atij komuniteti. Ata qe pretendojn te
mbrojn te drejtat e tyre meqenese duan, se e thash se ne shume raste kujdesen
vetem per projekte.” Si intereson thelbi i problemit, ju intereson berja me
zor publike e problemeve inekzistente per arsye te tjera.”Them dhe njehere per arsye projektesh dhe jane shume te rendomta si
arsye”
Ardiani - Per
kocidence Artan desha te te infrmoja qe ne SHBA ka qene nje diskutim dhe ka
shkuar dhe ne gjykaten supreme, gjykaten kushtetuese ceshtja e martesave midis
te njejtit sex dhe gjate kesaj jave ka pas dhe nje zhvillim te tille ne SHBA, kesaj
i ka paraprire dhe nje anketim ku 58% e popullsis ne amerike mbeshtesnim
martesen brenda te njetit sex ndersa 42% qe ishin kundra me siguri jane kundra
se jane merzitur duke shku ne dasma.
Z.Lame - Po
cme intereson mua kjo, ky nuk eshte problemi im. Ore vellezer a ka mundesi, te
lutem, une kam bere nje shkrim ku paraqes thjesht problemet e deshtimit te shtetit shqipetarne shume nga
rastet tragjike te pedofilis. A ka mundesi te merremi me kete dhe jo me
historira martohen a smartohen gay-t. A ka mundesi ky nuk eshte
problemi im martohen apo smartohen gay-t. Problemi ne
shqiperi eshte deshtimi i shtetit ne rastet e dhunes ndaj femijёve. Te
merren me kete problem dhe te mos shpifin probleme sepse dikush do te kapi
projekte me nderkombetaret te lutem. Une
kam 3 muaj qe po mundohem te sensibilizoj opinionin publik mesa mundem per
tragjedine qe po ndosh ne Tirane me
planin rregullues dhe nuk ka dale njeri te thoje nje fjale nga i gjithe
pushteti dhe dikush nga nje debat i paqene, se jam i bindur qe shteti gezohet
qe hapet ky lloj debati, ezohet sepse hiqet vemendja nga problemet reale. Alban kete po ta
them dhe ty si kritik a do bejme
dot nje debat per nje problem real qe eshte situata tragjike e
ndertimeve ne Tirane.
Albani-Pa
diskutim
Z.Lame – Po
tani ti po meresh martohen apo jo gay-t sepse eshte cmenduri, nuk me intereson
kjo ne keto momente.
Albani - Nuk
te kerkuam kete,natyrisht qe kemi bere debate
Z.Lame - Jo
nuk eshte bere asnje debat se ka 4 muaj dhe nuk eshte folur per planinn
rregullues te Tiranes ju flisni martohen apo jo gay-t.
Albani - Atehere
me lejo te te korigjoj, madje me pelqen nervozizmi yt sepse te ben me simpatik.
Absolutisht tё gjitha problemet qё ti thua qe i ngre dhe ne qe punojm dhe
merremi me kete pune dhe e ndjejmё mungesen e pergjigjjes qe ne fund te fundit
shuan debatin nga ana e atyre qe kane gjerat ne dore. Por te thuash
qe jane probleme te pacena do ti irritoj dhe njehere nga e para perfaqesuesit e LGBT-ve.
Z.Lame - O
Alban a kemi te drejte te flasimapo duhet te cojme ate qe themi,duhet tja u
cojme njehere ketyre te levizjes qe a mund ti themi dhe pastaj ti themi,po
shkojm drejt kesaj rruge qe ne cdo gje qe themi tja u dergojm ta miratojn po
mund ta thoni se ne nuk traumatizohemi
nga kjo dhe pastaj ta themi.Shiko se ka dhe nje rrezik shume te madh se
drejt kesaj rruge do vehet nje dite. Pakicat e motivuara dhe komuniteti LGBT ёshtё
pakicё e motivuar nuk mund tё thone se janё shumicё dhe pёr kёtё mund tё thonё
se pse na thua pakice.
Albani - Jo jo
Z.Lame - Ta
them une qe do irritohen sepse do thone ne nuk jemi pakice. Pakicat e motivuara
tentojn gjithmone drejt diktaturave, diktature jo ne kuptimin qe do na
pushtojne por qe mundohen te
limitojn fjalen, kontrollojn fjalen
sepse kanё nje motivim ideologjik ne nje fare menyre, ideologjik qe kane
disiplinё te brendshme e keshtu me radhe dhe tani kjo shihet ne menyre se si mundohen te na kontrollojn cdo fjale qe
themi.
Albani - Artan
me qё po zhvillojmё kёtё me shume se sa ne forme interviste
ne nje shkembim mendimesh.Problemi eshte ku e para: dhe ne studimet e fundit
dhe me sondazhet shqiperia nuk eshte nje parajs e tolerances perkundrazi eshte
nje vend homofob.
Z.Lame - E kam
shkruar e kam shkruar per ti mbeshtetur ne te drejten e tyre por jo ne dhunen
se si mundohen ose qe na e kerkojn kete te drejte.
Albani - E dyta:
praktika europiane perendimor dhe SHBA-ve jo vetem per komunitetin e gay-ve dhe
lesbike-ve,por edhe per te gjitha keto minoranca te tjera te cilat si te thuash
qe ti i quan pakica te motivuara, por kane nje sensibilitet te madh sepse jane
te ekspozuar ndaj percmimit, dhunes ndaj
gjithe elementet qe i bejne ata te
ndihen te perjashtuara. Ka legjislacion te mirepercaktuar prandaj kur permenda fjalen politikisht
korrekt, ka legjislacion korrekt se dhe cfare fjalesh dhe verbi perdoren per
keta njerez, do me thene ne kete kuptim nuk mund te thuash qe do na bejne
censure nuk eshte puna te censura por sa te kujdesshem jemi ne per te mos e
cuar le te themi mendjen homofobe tek ata.
Z.Lame - O Alban i kthehem dhe njehere
te njejtit diskutim, gjithmone flas te surrealja qe une jam tentuar gjithmone
te mbroj te drejtat e tyre por nuk ju
intereson kjo pjese per ta nuk ju intereson te kene njerez qe i mbeshtesin, nuk ju duhet fare kjo gje. Atyre
qe e ngrejne kete fortune ju intereson thjeshte qe te behet zhurme qe ne jemi
te persekutuar te thone kaq, se kjo eshte menyra e tyre per te kapur ca
projekte kaq shuem te turpshme por keshtu eshte.
Albani - Pyetja
ime eshte: A jane apo jo te persekutuar?
Z.Lame - Absolutisht
jane te persekutuar.
Albani - Atehere
kane te drejte ta thone.
Z.Lame – Po
kush tha qe te mos e thone ore nuk them qe jam nje nga ata qe i mbroj dhe ne qofte se i mbroj i mbroj se dikush i persekuton, por nuk eshte
kjo gje qe ju duhet ketyre qe dolen dy veta dhe i mbrojten, por te krijojn
pershtypjen se sa shume njerez i bien ne qafe sepse kjo eshte menyra per te
kapur projekte. Eshte e turpshme dhe kshu shkaterrojn kauzen se eshte nje kauz
e drejt e cila per shkak se eshte akaperuar nga njerez te caktuar shkaterrohet
si kauze sic ka ndodhur dhe me shume kauza te drejta ne Shqiperi qe te rena ne
duar te gabuara jane shkaterruar si kauza. U desh nje sherr per nje tjeter
ceshtje qe te me ftoje per ceshtjen e restaurimit te burgut te Spacit, prapё doli
dytesore nje ceshtje e madhe sic eshte persekutimi komunist qe del ne plan te dyte, se dalin histori te tjera ekzistuese po shume
me te vogla qe zene vendin e saj.
Albani- Ne te
gjitha rastet padashur te bejme debat midis nesh por ne te gjitha rastet qe ka ceshtje
te shkeljes se drejtave te njeriut jane ceshtje primare dhe nuk jane asnjehere sekondare.
Z.Lame – Ti te
pakten kerkon debat ndersa ata thone si te themi ne o ska
Bieta – E di
per cfare u habita qe komuniteti LGBT eshte irrituar sepse shkrimi ne gazeten
Shqip tani qe po e shikoja per te disaten here ne fakt ka nje foto ne te cilen
eshte ilustruar shkrimi eshte: Thuaj jo
homofobise, po ne kete shkrim qe ata jane irrituar.
No comments:
Post a Comment