LETËR E HAPUR
Drejtuar: Z. Edi Rama
Kryetar i
Partisë Socialiste
Subjekti: Partia Socialiste tё distancohet nga qëndrimet
homofobike dhe diskriminuese tё z. Artan Lame pёrkundrejt tё drejtave tё personave
LGBT nё Shqipёri.
I nderuar z. Rama,
Ambasada
Pink /LGBT PRO Shqipëri është një organizatë që punon për promovimin e
respektimit të të drejtave të komunitetit
LGBT (lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor) në Shqipëri, për të përmirësuar
situatën e këtij komuniteti dhe forcuar zbatimin e ligjit qё mbron dhe garanton
tё drejtat e njeriut, duke advokuar e lobuar pranë institucioneve shtetërore dhe
private që kanë rol në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut tё personave
LGBT.
Nё duam tё ndajmё me ju shqetёsimin, por edhe
indinjatёn tonё, pёr shkrimin e z. Artan Lame, në gazetën Shqip, të datës
23.03.2013, me titull ‘Dështimet e Shtetit’, i cili ёshtё njё zyrtar i lartё i
Partisё Socialiste dhe me shumё mundёsi njё kandidat pёr deputet i forcёs suaj
politike.
Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat
LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon ata me pedofilët, çka
tregon inorancёn e tij tё theksuar lidhur me këtë çështje. Ndёr tё tjera ai
shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet (duke pёrdorur fjalёn
pederasti), terma të përdorur nga diktatura komuniste, tё njё kohe kur askush
nuk mund të ëndërronte për respektim të drejtave dhe lirive tё njeriut. I gjithё
artikulli, ndonёse duket se ёshtё nisur nga qёllime pozitive pёr tё debatuar
mbi njё fenomen kaq negativ dhe me pasoja tё rёnda, siç ёshtё pedofilia, pёr
shkak tё konfuzionit tё dijeve, homofobisё sё vetё autorit, paditurisё dhe
mungesёs sё kontrollit tё fakteve, ёshtё kthyer nё njё shpifje tё madhe kundёr njerёzve
tё thjeshtё. Pёr t’ju ndihmuar po ju dёrgojmё bashkangjitur edhe konceptet bazё
mbi orientimin seksual dhe komunitetin LGBT nё fund tё kёsaj letre tё hapur.
Pavarësisht bindjeve apo perceptimeve personale të
z. Lame, përmes kësaj letre ne duam t’ju kërkojmë si Kryetar i Partisё
Socialiste tё Shqipёrisё, të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij, duke
ditur se ai ështe një nga anëtarët e
strukturave drejtuese të PS. Qëndrime të tilla të shprehura nga një figurë publike së pari
keqinformojnë publikun e gjerë, së dyti nxisin urrejtjen ndaj qytetarёve, dhe së
treti lehtёsisht mund të perceptohen si qëndrim zyrtar i forcës politike ku ai aderon,
në këtë rast Partia Socialiste e Shqipёrisё.
Do tё ishte e tepёrt t’ju kujtonim se Internationalja
Socialiste, nёn-kryetar i tё cilёs ju jeni, mbёshtet publikisht dhe mbron
fuqishёm tё drejtat e komunitetit LGBT. Rastet mё tё fundit nё Francё dhe
Danimarkё, ku partitё socialiste aty udhёhoqёn pёrmirёsimet ligjore pёr martesёn
nё gjini tё njejtё, janё tregues i vlerave tё partive tё majta. Vlerat
ideologjike tё social-demokracisё europiane (liri, barazi dhe vёllazёri) janё tё
barabarta dhe kanё vlerё si nё Bashkimin Europian ashtu edhe nё Shqipёri. Forca
juaj politike nuk mund tё ketё dy vlera, njё pёr qytetarёt e Bashkimit Europёs
dhe njё tjetёr diskriminuese pёr qytetarёt shqiptarё.
Qytetarёt LGBT shqiptarё aderojnё dhe
kontribuojnё nё çdo sferё tё jetёs publike, institucionale, ekonomike,
shoqёrore dhe politike tё Shqipёrisё. Asnjё parti nuk duhet t’i lejojё njё
anёtari tё saj t’i drejtohet qytetarёve shqiptarё me kёtё lloj gjuhe
diskriminuese dhe fyese, pёr mё tepёr kur dihet qё pjesё e partive dhe jetёs
politike, e mbi tё gjitha votues, janё edhe pjestarёt e komunitetit LGBT.
Ne mendojmё se “Rilindja Shqiptare” nuk mund tё
ndёrtohet mbi vlerat e paragjykimeve, mungesёs sё tolerancёs, diskriminimit apo
shkeljes tё tё drejtave tё njeriut tё komunitetit LGBT. Pёrkundrazi nё bindjen
tonё ajo mund tё ndёrtohet vetёm duke respektuar vlerat tona si qytetarё tё
denjё tё kёtij vendi. Ne jemi tё zhgenjyer qё “Rilindja Shqiptare” nё rastin e
z. Lame qenka njё rilindje pёr dhunё, diskriminim dhe pёrjashtim tё njё
komuniteti tё tёrё, qё cdo ditё punon pёr tё ndёrtuar Shqipёrinё, si çdo
qytetar tjetёr i kёtij vendi.
Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri, i cili beson tek
vlerat demokratike dhe tё tolerancёs sё
shoqёrisё sonё, beson tek familja dhe morali i tё drejtave tё
njeriut, duke qenë se jemi edhe përpara zgjedhjeve parlamentare, ju kërkojmë të distancoheni
nga qëndrime të tilla dhe të shprehni publikisht qëndrimin e forcës suaj
politike lidhur me çështjen LGBT.
Artikulimi i çёshtjeve, nevojave dhe problemeve
tё komunitetit LGBT duhet tё kenё pёr Partinё Socialiste tё njёjtёn pёrparёsi
dhe rёndёsi siç kanё edhe grupet e tjera sociale tё shoqёrisё, pasi e kundёrta
do tё ishte njё tregues se partia mё e madhe opozitare ёshtё njё parti me
qёndrime homofobie dhe qё punon kundёr respektimit tё tё drejtave tё njeriut.
Ambasada PINK beson se Partia Socialiste duhet qё
shprehimisht tё pёrfshijё komunitetin LGBT nё programin e saj elektoral dhe
duhet tё ofrojё zgjidhje konkrete dhe tё prekshme pёr kёtё grup social ashtu si
pёr çdo grup tjetёr tё shoqёrisё shqiptare.
* *
*
KONCEPTE
MBI ORIENTIMIN SEKSUAL DHE IDENTITETIN GJINOR
Orientimi
seksual pёrshkruan njё
model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje –
emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim i tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit tё njejtё, tё dyja
sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato. Kёto tёrheqje qёndrojnё pёrgjithёsisht nёn emёrtimet
heteroseksualitet, homoseksualitet, biseksualitet dhe aseksualitet. Sipas Shoqatёs Amerikane
tё Psikologjisё, orientimi seksual i
referohet gjithashtu ndjenjёs sё “identitetit personal
dhe shoqёror” tё personit, bazuar nё njё nga kёto tёrheqje,
sjelljeve qё i shprehin ato dhe anёtarёsimit nё komunitete
me persona qё i ndajnё ato.
Koncepti i
orientimit seksual, ka tё bёjё me shumё mё tepёr sesa
thjesht sjelljen seksuale. Nё tё
pёrfshihen si
ndienjat ashtu edhe identiteti. Disa individё mund ta identifikojnё veten e
tyre si gei, lesbike ose biseksualё edhe pa u pёrfshirё nё ndonjё aktivitet
seksual. Disa njerёz besojnё se orientimi seksual ёshtё i lindur
dhe i pёrcaktuar; ndёrsa studime tё tjera
tregojnё se orientimi seksual zhvillohet pёrgjatё jetёs sё njeriut. Shumё njerёz
vet-identifikohen si heteroseksualё, gei, lesbike ose
biseksualё nё momente tё ndryshme tё jetёs sё tyre.
Orientimi
seksual ёshtё njё term qё pёrdoret
shpesh pёr tё pёrshkruar tёrheqjen
romantike, emocionale apo seksuale tё njё personi
ndaj njё personi tjetёr. Dikush qё tёrhiqet nga
persona tё tё njёjtit seks ka orientim
homoseksual dhe mund tё quhet gei ose lesbike. Individёt qё tёrhiqen nga
persona tё seksit tё kundёrt kanё orientim
heteroseksual. Orientimi seksual ёshtё njё proçes qё thellohet vazhdimisht me kalimin e kohёs dhe
individёt qё tёrhiqen si nga meshkujt
ashtu edhe nga femrat quhen biseksualё. Orientimi seksual ёshtё i ndryshёm nga
identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive tё brendshme qё tregojnё se dikush ёshtё mashkull
ose femёr.
Identiteti
gjinor ёshtё mёnyra se si
njё njeri vet-identifikohet me njё kategori
gjinore, si pёrshembull tё jesh burrё ose grua,
apo nё disa raste asnjё prej tyre, i cili mund
tё jetё i dallueshёm nga seksi biologjik. Identiteti
gjinor bazё, formohet zakonisht rreth moshёs
tre-vjeçare dhe ёshtё jashtёzakonisht e
vёshtirё pёr tu ndryshuar pas kёsaj moshe. Tё gjitha shoqёritё kanё njё grup tё kategorive
gjinore qё mund tё shёrbejnё si bazё e formimit
tё njё identiteti social nё raport me
anёtarёt e tjerё tё shoqёrisё. Nё shumicёn e shoqёrive,
ekziston njё ndarje bazё ndёrmjet
atributeve gjinore tё caktuara pёr meshkujt dhe femrat. Megjithatё, nё tё gjitha shoqёritё njerёzore, disa
individё nuk identifikohen me gjininё qё u ёshtё caktuar nga
seksi i tyre biologjik.
Termi LGBT ёshtё shkurtimi
kolektiv i fjalёve lesbike, gei, biseksual/e dhe
transgjinor/e. Termi LGBT pёrdoret nё nivel ndёrkombёtar. LGB ka
tё bёjё me njё orientim
seksual gjinor (LG) ose tё dyja (B). Ndёrsa T ka tё bёjё para sё gjithash me
identitetin gjinor. Shpesh pёrdoret edhe termi LGBTIQ. Gёrma I (intersex) pёrdoret pёr personat
interseks, njё term i pёrgjithshёm qё i referohet
personave tё cilёt kanё lindur me
njё anatomi riprodhuese ose seksuale qё duket se
nuk i pёrshtatet pёrcaktimit tipik, femёr ose
mashkull. Dhe sё fundmi termi (questioning) me gёrmёn Q i cili pёrdoret pёr persona
ende tё paqartё pёr orientimin
seksual ose identitetin gjinor tё tyre.
No comments:
Post a Comment