E lançuar pёr herё tё parё, nё vitin 2009, Divers ёshtё njё
publikim dedikuar 100% kauzёs dhe tё drejtave LGBT nё vendin tonё. Aty ka njё pёrmbledhje
tё detajuar tё ngjarjeve kryesore tё vitit lidhur me kёtё çёshtje, intervista
ekskluzive, opinione, reportazhe dhe materiale tё tjera shumё interesante. Numri i katёrt, pёrmban njё koleksion tё gjatё shkrimesh
dhe artikujsh, duke u fokusuar nё çёshtje tё tilla si Pride, lufta kundёr
diskriminimit, problemet dhe zgjidhjet nё raport me çёshtjen LGBT nё Shqipёri,
histori personale nga persona gei, lezbike, biseksualё dhe transgjinorё,
histori coming out, pёrmbledhje
aktivitetesh tё ndryshme, puna e institucioneve nё lidhje me çёshtjen LGBT,
kuriozitete etj.
Publikimi i kёsaj reviste ёshtё bёrё i mundur nga Ambasada
PINK / LGBT Pro Shqipёri dhe COC Hollandё me mbёshtetjen financiare tё
Programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta.
No comments:
Post a Comment