Wednesday, March 27, 2013

Ambasada PINK mirёpret konferencёn rajonale “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”


20 Mars 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri nё bashkёpunim me COC Hollandё dhe me mbёshtetjen financiare tё programit MATRA tё Mbretёrisё sё Vendeve tё Uleta mirёpritёn nё Tiranё, nё datat 18 dhe 19 Mars, Konferencёn Rajonale me tematikёn “Tё drejtat LGBT nё Ballkanin Perёndimor – Arritje dhe Sfida”.

Konferenca mirёpriti organizata LGBT nga i gjithё rajoni i Ballkanit Perёndimor. Konkretisht organizatat Libertas nga Kosova, LGBT United nga Maqedonia, LGBT Forum Progres nga Mali i Zi, Labris nga Serbia dhe Sarajevo Open Centre nga Bosnja dhe Herzegovina ndanё dy ditё intensive pune ku u diskutuan çёshtje tё tilla si aktivizmi, bashkёpunimi rajonal, puna me institucionet, siguria etj. Pёrfaqёsues nga COC Hollandё, ILGA-Europe, Komitetit Hollandez i Helsinkit dhe Certti Diritti ishin gjithashtu tё pranishёm nё konferencё.

Nё ceremoninё hapёse tё konferencёs, morrёn pjesё pёrfaqёsuesit e tё gjitha institucioneve kryesore nё vend tё impenjuara pёr mbrojtjen dhe avancimin e tё drejtave tё njeriut. Tё pranishёm ishin Znj. Klajda Gjosha, Zv. Ministre e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri, Znj, Irma Baraku, Komisionere pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Anila Nepravishta, Komisionere pranё Zyrёs sё Avokatit tё Popullit, Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francёs nё Shqipёri, Z. Marko Leiddeker, Pёrfaqёsues i Kёshillit tё Europёs nё Shqipёri, Z. Habit Hajredini, Drejtor i Drejtorisё sё tё Drejtave tё Njeriut dhe Qeverisjes sё Mirё nё Qeverinё e Republikёs sё Kosovёs, si dhe shumё pёrfaqёsues tё tjerё nga trupat diplomatike, institucionet publike, organizatat pёr mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut, aktivistё, media etj.

Nё fjalimin e saj Znj. Gjosha, evidentoi rolin e Qeverisё sё Shqipёrisё dhe punёn e Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta nё mbrojtjen e tё drejtave tё njeriut dhe luftёn kundёr diskriminimit, duke veçuar kёtu Planin e Masave pёr mos-diskriminimin tё kёsaj ministrie. Ndёr tё tjera ajo theksoi se pavarёsisht se kushtetuta jonё garanton tё drejtat e qytetarёve LGBT ashtu si çdo qytetar tjerёt, shpesh ata ndeshen me intolerancё nё familjen e tyre dhe nё shoqёri. Prandaj edhe ndёrgjegjёsimi qytetar pёr çёshtje tё tilla ёshtё shumё i nevojshёm. Ajo evidentoi gjithashtu edhe ndryshimet e rёndёsishme qё janё propozuar sё fundmi nё Kodin Penal dhe atё tё Punёs nё mbrojtje tё komunitetit LGBT.

Nё fjalimin e tij, Z. Martin de la Beij, Ambasador i Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta, pёrmendi sfidat e shumta me tё cilat pёrballet shoqёria jo vetёm nё Shqipёri por edhe nё Hollandё ku sfidat mbi çёshtje tё tilla si adoptimi ekzistojnё mes komuniteve tё huaja qё jetojnё nё kёtё vend.

Nё fjalimet e tyre Zyrat e Komisioneres pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit tё Popullit ndanё punёn e kёtyre institucioneve nё luftёn kundёr diskriminimit dhe nё mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBT.

Z. Hajredini nga Qeveria e Kosovёs, u shpreh gjithashtu se nё projektet e saj tё ardhshme kjo e fundit do tё pёrfshijё edhe mbrojtjen e komunitetit LGBT.

Ndёrkohё, Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parё pranё PINK, theksoi se shumё shpesh debati mbi tё drejtat LGBT diskutohet si i ndarё nga tё drejtat e njeriut, dhe tё drejtat e personave LGBT shpesh trajtohen si “privilegje”, çka ёshtё njё koncept i gabuar dhe qё duhet tё ndryshohet.

Konferenca ishte njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e ndёrgjegjёsimit tё institucioneve publike, ndarjen e praktikave tё mira dhe evidentimin e disa prej sfidave kryesore me tё cilat kjo lёvizje pёrballet nё Shqipёri por edhe nё vendet e tjera tё rajonit.

Organizatat LGBT, vijuan punёn me prezantime individuale duke dhёnё kёshtu njё panoramё shumё mё tё qartё mbi natyrёn e problematikave qё lёvizja LGBT dhe aktivistёt e saj hasin nё vende tё ndryshme. Nga prezantimet dhe diskutimet e njёpasnjёshme u kuptua se nё fakt, lёvizja LGBT nё rajon ka mё shumё ngjashmёri se sa ndryshime. Problemet me homofobinё dhe transfobinё duken tё lidhura ngushtё me mungesёn e informacionit dhe dijeve mbi çёshtjet e seksualitetit dhe homofobisё. Shpesh institucionet edhe pse kanё kompetencat dhe burimet e duhura pёr tё luftuar diskriminimin apo krimet e urrejtjes nuk kanё motivimin apo dijet e duhura pёr tё kuptuar çёshtjet qё shqetёsojnё kёtё komunitet. Dhuna ndaj personave LGBT mbetet shpesh e pa raportuar nga kёta tё fundit, e ndёrkaq hetimet policore shumё shpesh ose nuk nisin ose nuk marrin parasysh komponentin LGBT. Prezantimet, idetё dhe eksperiencat e ndara treguan se lёvizja LGBT, nё tё gjitha vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor, mund tё bёjё mё shumё nё rritjen e pёrgjegjshmёrisё institucionale nё mbrojtjen dhe garantimin e tё drejtave, lirive dhe sigurisё sё personave LGBT.

Kjo konferencё gjithashtu do tё hapё rrugёn pёr mё shumё koordinim dhe bashkёpunim mes organizatave tё rajonit pёr tё identifikuar problemet e pёrbashkёta dhe pёr tё gjetur zgjidhje sa mё efektive falё edhe mbёshtetjes sё partnerёve ndёrkombёtarё dhe lokalё, mbёshtetja dhe ndihma e tё cilёve kanё qenё shumё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri falenderon tё gjithё organizatat rajonale, institucionet publike dhe parnterёt e saj pёr punёn e palodhshme dhe mbёshtetjen e tyre nё realizimin e njё konference kaq tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT nё tё gjithё rajonin e Ballkanit Perёndimor. 

FOTO NGA KONFERENCA:







No comments:

Post a Comment