LETËR E HAPUR - KËRKESË
Drejtuar: Z. Edi Rama
Kryetar i
Partisë Socialiste
Subjekti: Kërkesë për tu distancuar nga qëndrimi homofobik i
z. Lame ndaj çështjes dhe personave LGBT
I nderuar z. Rama,
Ambasada
Pink /LGBT PRO Shqipëri është një organizatë që punon për promovimin e
respektimit të të drejtave të komunitetit
LGBT (lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor) në Shqipëri, për të përmirësuar
situatën e këtij komuniteti, duke advokuar e lobuar pranë të gjithë atyre
institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore që kanë rol në drejtim të
respektimit të të drejtave të personave LGBT.
Po ju nisim këtë letër duke marr shkas nga
shkrimi i z. Artan Lame, në gazetën Shqip,
të datës 23.03.2013, me titull ‘Dështimet
e Shtetit’, ku shprehet hapur injoranca dhe homofobia e tij ndaj çështjes dhe personave
LGBT.
Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat
LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon me pedofilët, çka
tregon injorancën e theksuar të tij lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ai
shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet (pederasti), terma të
përdorur nga komunistë të viteve të
diktaturës kur as nuk mund të ëndërrohej për të drejtat dhe liritë e
njeriut.
Pavarësisht bindjeve apo perceptimeve personale të
z. Lame, përmes kësaj letre duam t’ju kërkojmë të distancoheni publikisht
prej qëndrimeve të tij, duke ditur se ai ështe një nga anëtarët e strukturave më të
larta të PS. Qëndrime të tilla të shprehura nga një figurë publike së pari
keqinformojnë publikun e gjerë, së dyti nxisin
urrejtjen dhe së treti automatikisht mund të perceptohen si qëndrim zyrtar i
forcës politike ku aderon, në këtë rast të PS-së.
Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri i cili beson tek
vlerat demokratike dhe tё tolerancёs sё
shoqёrisё sonё, beson tek familja dhe morali i tё drejtave tё
njeriut dhe duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve parlamentare, ju kërkojmë të
distancoheni nga qëndrime të tilla dhe të shprehni publikisht qëndrimin e forcës
suaj politike lidhur me çështjen.
Artikulimi i çёshtjeve, nevojave dhe problemeve
tё komunitetit LGBT duhet tё kenё pёr Partinё Socialiste tё njёjtёn pёrparёsi
dhe rёndёsi siç kanё edhe grupet e tjera sociale tё shoqёrisё shqiptare, pasi e
kundёrta do tё ishte njё tregues se partia mё e madhe opozitare ёshtё njё parti
me qёndrime homofobie dhe qё punon kundёr respektimit tё tё drejtave tё
njeriut.
Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri beson se Partia
Socialiste duhet qё shprehimisht tё pёrfshijё komunitetin LGBT nё programin e
saj elektoral dhe duhet tё ofrojё zgjidhje konkrete dhe tё prekshme pёr kёtё
grup social ashtu si pёr çdo grup tjetёr tё shoqёrisё shqiptare.
No comments:
Post a Comment