Tuesday, February 26, 2013

Nё 17 Maj 2013 hapet Festivali i 2-tё i Diversitetit kunder Homofobise

Tiranё, 25 Shkurt 2013 – Ky ёshtё viti i pestё qё Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri nis pёrgatitjet pёr Festivalin e Diversitetit, qё organizohet nё 17 Maj 2013, Dita Ndёrkombёtare kundёr Homofobisё. E shёnuar nё kalendar si njё ndёr ditёt mё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT nё tё gjithё botёn, ajo sjell nё kujtesё vendimin e Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё, e cila nё kёtё datё hoqi homoseksualitetin nga lista e sёmundjeve dhe patologjive.

Festivali i Diversitetit 2013 ёshtё njё ditё feste, informimi dhe ndёrgjegjёsimi publik mbi tё drejtat e njeriut tё komunitetit LGBT, duke dashur tё sjellё nё vemendje se homofobia ёshtё njё sёmundje qё prek dhe dёmton tё gjithё shoqёrinё tonё. Vjet Festivali i Diversitetit shkaktoi protesta nga zv.Ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia dhe disa grupe fetare ekstremiste.

Dita Ndёkombёtare kundёr Homofobisё kёtё vit ka si temё tё saj qendrore homofobinё nё internet, nёn moton: “Lufto virusin e homofobisё nё internet dhe nё mediat sociale!”

Edhe nё Shqipёri, ashtu si nё mjaft vende tё tjera tё botёs, homofobia dhe intoleranca ndaj komunitetit LGBT janё tё larta dhe mediat sociale e interneti, pёrpos vlerave tё tyre positive, janё shndёrruar nё njё mjedis bulizmi, dhune dhe diskriminimi ndaj personave LGBT, sidomos ndaj adoleshentёve dhe tё rinjve. Tё rinjtё raportojnё tek Ambasada PINK njё serё rastesh kur janё sulmuar me tekste homofobike nga tё njohur tё ndryshёm apo ekspozuar nё rrjete sociale, si Facebook. Nё kёtё tё fundit raportohen shpesh edhe grupe urrejtje dhe diskriminimi, tё cilat targetojnё direkt komunitetin LGBT.

Ambasada PINK ёshtё duke punuar pёr tё lobuar nё forcimin e legjislacionit mbi fjalimet e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes, pёrfshi edhe atё nё mjetet e komunikimit kompjuterik dhe punon afёr me komunitetin pёr ti informuar ata mbi rreziqet qё mund tu kanosen nga aktiviteti i tyre nё rrjet.

Pёr mё shumё informacion, na shkruani:



 

No comments:

Post a Comment