Tuesday, February 26, 2013

Formalizohet bashkёpunimi midis Ambasadёs PINK dhe Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi

Tiranё, 26 Shkurt 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipёri dhe Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi nёnshkruan sot njё marrёveshje bashkёpunimi e cila formalizon dhe fuqizon edhe mё tej marrёdhёnien midis dy institucioneve. Ambasada PINK si organizatё e cila punon dhe advokon pёr tё drejtat e komunitetit LGBT nё Shqipёri dhe Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi si institucioni qё siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formё sjelljeje qё nxit diskriminimin do tё bashkёpunojnё tashmё nё njё kuadёr mё tё gjerё duke mbuluar disa fusha, tё tilla si:


Gjate momentit te nenshkrimit te Marreveshjes
- ofrimi i njё shёrbimi ligjor tё plotё pёr tё gjithё personat qё paraqesin ankesa pranё tyre i cili do tё pёrfshijё ndihmёn pёr zgjidhjen e problemeve nё organet e administratёs shtetёrore dhe shёrbimin e plotё ligjor pёr zgjidhjen e problemeve jashtёgjyqёsisht;

- asistimin e pёrbashkёt tё personave nga komuniteti LGBT gjatё proceseve gjyqёsore apo pёr fillimin e proçesit gjyqёsor, nё rastet kur konstatohet diskriminim;

- organizimin e fushatave tё pёrbashkёta sensibilizuese dhe trajnimeve, me qёllim rritjen e ndёrgjegjёsimit pёr mbrojtjen nga diskriminimi;

- rritje dhe shkёmbim ekspertize pёr pёrmirёsimin e legjislacionit ekzistues pёr pёrfshirjen e masave tё reja qё garantojnё trajtim tё barabartё;

- shkёmbim informacioni pёr tё garantuar bashkёpunim mbi çdo temё tё mundshme etj

Ambasada PINK dёshiron tё falenderojё Komisioneren pёr mbrojtjen nga diskriminimi, Znj. Irma Baraku pёr mbёshtetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit LGBT dhe pёr pёrpjekjet e kёtij institucioni nё afrimin me komunitetin LGBT, zgjidhjen e ankesave dhe problemeve tё tyre dhe rritjen e ndёrgjegjёsimit nё lidhje me tё gjitha format e diskriminimit nga tё cilat vuan komuniteti LGBT nё vend.

No comments:

Post a Comment