|
Futbollsiti i Leeds në Championshipin britanik, lojtari që grumbulloi 18 paraqitje me fanelën e SHBA-së, pranoi se në 25 vjet, “sporti ka qenë një mburojë për atë që isha dhe kisha frikë ta pranoja. Tani nuk kam më nevojë për të”.
”Për 25 vjet me radhë kam pasur frikë, frikë të tregoja se kush isha me të vërtetë, frikë nga gjykimet e njerëzve dhe kjo situatë më bërë që të humbja edhe njeriun e zemrës sime”, rrëfeu Rogers në një fjalim të ndjerë.
”Futbolli ishte arratia ime, objektivi im, identiteti që nuk kisha dhe më ka dhënë më tepër gëzime nga sa prisja të më jepte. Megjithatë, është koha për të thënë mjaft dhe për të rizbuluar veten ashtu siç jam, larg kësaj bote të futbollit”.
Deklarata e Rogers u mbështet nga Federata Amerikane e Futbollit dhe disa shokë të kombëtares, të cilët vlerësuan kurajon e tij dhe shprehën keqardhje për vendimin e braktisjes së futbollit.
Burimi i Lajmit: Top Chanel: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=251801
No comments:
Post a Comment