Nё
6 Nёntor 2012, pёr herё tё parё nё Amerikё, tre shtete votuan nё favor tё
ashtuquajturave martesa gay (brenda gjinisё sё njёjte) pas dёshtimeve tё viteve
tё kaluara pёr ta aprovuar kёtё projektligj nё 32 shtete. Ndёrkohё njё shtet i
katёrt refuzoi tё aprovonte njё ligj qё do i ndalonte kёto martesa. Nё Francёn
katolike, qeveria e re socialiste sapo ka aprovuar njё projektligj pёr tё
lejuar martesat brenda gjinisё. Zelanda e Re ёshtё dukё pёrgatitur njё
projektligj tё ngjashёm pёr ta kaluar nё ligj vitin e ardhshёm. Qeveritё e
Anglisё dhe Skocisё kanё dhёnё shenja se do tё bёjnё tё njёjtёn gjё shumё
shpejt. Ndёrkohё, nё Spanjё ku martesat gei janё miratuar me ligj qё prej shtatё
vjetёsh u dha edhe miratimi i Gjykatёs Kushtetuese.
Rreth
12 vite pasi Hollanda u bё vendi i parё qё legalizoi martesat gei, trendi
global i dhёnies sё tё drejtёs sё martesёs pёr çiftet gay dhe lezbike po fiton
njё momentum tё pandalshёm. Tashmё, martesat brenda gjinisё sё njёjtё janё tё
ligjshme nё nivel kombёtar nё 11 vende tё botёs (shihni hartёn), pёrfshi
Argjentinёn dhe Afrikёn e Jugut, si dhe nё disa pjesё tё 2 shteteve tё tjera,.
Nё Meksikё, martesat gei lejohen nё kryeqytetin, Meksiko City.
Nё SHBA nёntё shtete, pёrfshi edhe kryeqytetin e kanё legalizuar martesёn gei,
nё shumё raste si rezultat i prezantimit tё kёsaj çёshtje pёrpara gjykatave
kushtetuese.
Ndёrkohё,
nё 78 vende tё tjera, pёrfshi ato tё Lindjes sё Mesme, Afrikёs dhe vendeve tё
tjera nё zhvillim, seksi mes personave tё tё njёjtёs gjini vazhdon tё ndёshkohet
me vite tё gjata burgim madje nё disa raste dёnohet edhe me vdekje. Opozita
kundёr martesave gei mbetet e ashpёr, veçanёrisht nga kishat, konservatorёt dhe
disa politikanё. Rick Santorum, ish kandidat Republikan pёr President tё
Shteteve tё Bashkuara e ka pёrshkruar legalizimin e martesave gei si “njё pikё
kthimi nё historinё amerikane”, duke thene se kjo po ndikon mё shumё se çdo gjё
tjertёr nё shkatёrrimin e kishёs dhe tё familjes. Tё tjerё kanё shkuar mё tej,
duke paralajmёruar tmerre tё tilla si inçesti, bestialiteti, pedofilia etj.
Por
sjellja dhe mentaliteti ndaj martesave gei po ndryshon dhe madje shpejt. Pesёdhjetё
vjetё mё parё vetё homoseksualiteti konsiderohej krim nё pjesёn mё tё madhe tё
botёs. Vende me demokraci shumё tё pёrparuara si Britania e Madhe e
dekriminalizuan homoseksualitetin vetёm nё vitin 1967 dhe vetёm nё vitin 2003 Gjykata Supreme e ShBA-ve
konsideruan tё papranueshme ligjet anti-gei (sodomike) nё 14 shtete tё vendit qё
nuk e kishin bёrё kёtё hap mё para. Sot, nё pjesёn mё tё madhe tё perёndimit
opinioni public ёshtё nё favor tё barazisё pёr personat LGBT duke pёrfshirё
edhe njohjen e tё drejtёs sё tyre pёr tu martuar dhe adoptuar fёmijё. Dhjetё
vite mё parё 2/3 e amerikanёve ishin kundёr martesёs gei; sot mё tepёr se
gjysma e tyre, pёrfshi edhe shumё katolike janё nё favor. Trende tё ngjashme po
vёrehen nё shumё vende tё Perёndimit.
Me
ndryshimin e mentalitetit kanё ndryshuar edhe ligjet. Kur Danimarka u bё shteti
i parё qё lejoi “partneritetet civile” pёr personat gei dhe lesbike, nё vitin
1989, u pa si njё akt revolucionar. Sot, pjesa mё e madhe e vendeve perёndimore
lejojnё disa lloje “unionesh civile” pёr homoseksualёt, duke u dhёnё atyre disa
ose tё gjitha tё drejtat qё gёzojnё çiftet e martuara heteroseksuale.
Por
cilёt janё mё tё befasuarit nga ky ndryshim? Shumё ka tё bёjё me gjeneratat. Mё
tё rinjtё, tё rritur nё njё mjedis dhe epokё mё tolerante, nuk arrijnё ta
kuptojnё pёr çfarё bёhet kaq shumё zhurmё. Por shumё ka tё bёjё edhe me vetё
ndryshimet nё sjellje tё personave LGBT. Me rrёzimin e ligjeve homofobike, shumё
homoseksualё kanё pranuar orientimin e tyre seksual. Dhe ndёrkohё qё miqte e
tyre heteroseksualё shohin se personat gei dhe lezbike jetojnё jetё shumё
normale, pёrfshi kёtu edhe rritjen e fёmijeve, ndёrkohё qё bota vazhdon tё
rrotullohet, kjo i ka bёrё mё tolerantё dhe mё pranues.
Aktivistёt
LGBT ndёrkohё kanё ndryshuar shumё nga taktikat e tyre duke u bёrё mё tё
organizuar, duke ngritur fonde dhe duke edukuar njerёzit. Vetёm nё fushatёn e
fundit zgjedhore nё Amerikё, aktivistёt shpenzuan mbi 33 milion dollarё duke
promovuar martesёn gei nё katёr shtetet ku u mbajtёn votimet, tre herё mё shumё
se kundёrshtarёt e tyre dhe me njё ndryshim tё thellё nё rezultat krahasuar me situatёn
nё zgjedhjet e vitit 2008.
Nё
tё njёjtёn kohё, kishat, shumica e tё cilave e shohin seksin gei si njё mёkat,
janё duke humbur njё pjesё tё mirё tё influencёs sё tyre. Nё njё vёzhgim tё
fundit tё kryer nga Peё Research Centre rezultoi se njё nё pesё tё rritur nuk
kishin asnjё besim fetar, dy herё mё shumё se sa 20 vite mё parё. Tre tё katёrtat
e kёtij grupi, mbёshtesin martesat gei. Nё njё tjetёr studim, 42% e britanikёve
vetcilёsoheshin si ateistё ose agnostike, tre herё mё shumё se nё vitet 1960. Nё
Francё, vetёm 7% e katolikёve vazhdojnё tё shkojnё nё kishё tё paktёn njё herё
nё javё; 58% e francezёve, ku pёrfshihen dhe ¾ e tё rinjve nёn 35 vjeç, nuk
shkojnё kurrё nё kishё.
Nё
SHBA, ku Presidenti Barak Obama ёshtё i pari lider qё mbёshtet martesat gei,
Gene Robinson, Peshkopi i parё i Kishёs Anglikane i cili ka pranuar orientimin
e tij seksual, flet pёr njё ndryshim tё madh. Nё vitin 1996 Akti Federal pёr
Mbrojtjen e Martesёs (DOMA) i cili e kufizon martesёn vetёm pёr njё burrё dhe
grua, ёshtё sfiduar shumё herё ligjёrisht dhe dy gjykata federale tё apelit e
kanё konsideruar anti kushtetuese. Nё 30 Nёntor, Gjykata Supreme mund tё
pranojё tё shqyrtojё tё parin rast pёr martesat gei. Nёse Gjykata vendos nё
favor tё lёvizjes LGBT, vendimi do tё jetё shumё domethёnёs pёr tё drejtat LGBT
ashtu si heqja e ligjeve anti-gay nё vitin 2003.
Çfarё
do qё tё ndodhё aktivistёt do tё vazhdojnё tё luftojnё. Ata nuk kanё qenё kurrё
tё lumtur me unionet civile dhe ashtu si çiftet straight, ata duan
stabilitetin, sigurinё dhe dinjitetin qё sjell martesa. Ashtu siç thotё edhe
shkrimari gei amerikan Jonathan Rauch esenca e martesёs nuk ёshtё seksi,
fёmijёt apo vet-pёrmbushja por ёshtё angazhimi qё dy njerёz ndёrmarin pёrpara
tё gjithё shoqёrisё pёr tё qёndruar bashkё “nё tё mirё e nё tё keq, derisa
vdekja tё na ndajё”. Jo tё gjitha çiftet gei nё kёtё botё duan tё martohen, por
tё paktёn duan ta kenё kёtё mundёsi.
pёrkthyer nga The Economist: http://www.economist.com/news/international/21566626-trend-toward-giving-homosexuals-full-marriage-rights-gaining-momentum-have-and?fsrc=scn/fb/wl/pe/tohaveandtohold
Tё gjitha tё drejtat janё tё
publikuesit. Ambasada PINK nuk ёshtё nё pronё tё kёtij shkrimi dhe e ka
pёrkthyer vetёm pёr qёllime sensibilizimi dhe informimi tё qytetarёve
shqipfolёs. Nёse ju apo punёdhёnёsi juaj jeni kundёr kёtij pёrkthimi apo botimi
ju lutemi na kontaktoni nё adresёn communitypink@gmail.com
No comments:
Post a Comment