Nё datёn 12 Nëntor 2012 stafi i Ambasadës PINK zhvilloi
dy orё leksion tё hapur pranë fakultetit të Punës Sociale me studentët e vitit
të dytë. Pjesë e kurrikulës shkollore të Punës Sociale është dhe vizita nga
disa organizata të ndryshme dhe diskutimi i tematikave të punës së
organizatës/institucinit në orën e leksionit. Ambasada PINK ishte e ftuar në
një leksion të tillë për të diskutuar çështjen
dhe lëvizjen LGBT si dhe punën e organizatës, dhe me fokus të veçantë rolin e punonjësit social.
Në orën e parë të leksionit u prezantuan termat
LGBT si dhe disa nga paragjykimet më të hasura ndaj këtij komuniteti. Leksioni
u bë në formë bashkëbisedimi, ku dhe studentët patën mundësi të identifikonin
disa nga paragjykimet që kishin hasur më shpesh.
Një nga paragjykimet që dolën nga ky bashkëbisedim
ishte frika që ekziston të pasurit shok/shoqe një dikë që pëlqen gjininë e
njëjtë. Lidhja mund të bëhet shumë personale dhe frika ishte se mund të kthehej
në dashuri. Ndërkohë që u shpjegua nga stafi Ambasadës PINK se një person
gay/lesbike ka të njëjtat mundësi të bjerë në dashuri si një person
heteroseksual, spse nuk flasim vetëm tërheqje seksuale, por dhe romantike e
emocionale. Ky shpjegim u miratua dhe nga audienca.
Një tjetër student përmendi faktin që ligjet e së
shkuarës, kur homoseksualiteti ishte vepër penale dhe trajtohej si sëmundje
kanë bërë që të gjenden ende shumë paragjykime në shoqëri kundrejt komunitetit
LGBT.
Pjesa e dytë e leksionit u zhvillua me pyetje të
hapura, duke i dhënë studentëve mundësi të bënin pyetje rreth temës. Disa nga
pyetjet kishin të bënin me qëndrimin e Ambasadës PINK kundrejt deklaratve të
ndryshme që dalin nga studime të ndryshme që përfshijnë dhe komunitetin LGBT
dhe për retorikën fetare. Qëndrimi i Ambasadës PINK është i tillë që përkon me
të drejtat e njeriut. Pavarsisht studimeve dhe përfundimeve shkencore apo
retorikës fetare një njeri gëzon të drejtën si i tillë, dhe homoseksualizmi nuk
është sëmundje.
Informimi dhe ndërgjegjёsimi i studentëve për
diversitetin në shoqëri dhe për temën LGBT është pjesë shumë e rëndësishme e
Ambasadës PINK. Falenderojmë Pr. Eltin Qerazin për mundësinë e dhënë dhe
studentët për praninë e tyre.
No comments:
Post a Comment