nga Amarildo Fecanji
23
Tetor 2012 - Lёvizja LGBT nё rang europian ёshtё shumё dimensionale sidomos
krahasuar me rajonet apo vendet e ndryshme tё kontinentit. Nёse marrim
parasysh, prej fillimit, kontekstin shqiptar dhe e krahasojmё me atё europian nё
tёrёsi, vendi ynё ёshtё nё hapat e parё tё njё integrimi tё plotё tё
komunitetit LGBT nё jetёn politike, sociale dhe ekonomike, nё pranimin e
orientimeve tё ndryshme seksuale dhe identiteve gjinore nga ana e shoqёrisё dhe
nё implementimin e politikave sociale nё tё mirё tё tij. Kjo u reflektua ndjeshёm
edhe nё konferencёn e 16-tё tё ILGA Europe, i zhvilluar nё datat 18-21 Tetor nё
Dublin tё
Irlandёs, ku morri pjesё edhe Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri.
Tema
e kёtij viti, ishte “Avancimi i tё drejtave LGBTI nё kohё tё vёshtira
ekonomike” njё subjekt shumё aktual dhe i ndjeshёm pёr tё gjitha organizatat
LGBT nё Europё tё cilat po vuajnё pasojat e reçesionit, shkurtimeve tё
buxheteve dhe ngadalёsimit tё reformave nga shtete tё ndryshme. Sipas Z. Renato
Sabbadini, zv. kryetar i ILGA-World ‘njё nga problemet mё aktuale tё lёvizjes
LGBT lidhet ngushtё me krizёn financiare dhe reçesionin i cili ka prekur ndjeshёm
buxhetet e shumё vendeve europiane dhe ka ndikuar nё jetёt e qytetarёve. Kjo ka
bёrё qё komponentёt mё ekstremё tё shoqёrisё tё shfrytёzojnё kёtё gjendje pёr tё
sulmuar grupet mё tё dobёta tё shoqёrisё nё emёr tё njё bote nostalgjike tё sё
shkuarёs ku tё huajt dhe emigrantёt nuk ekzistonin, nё emёr tё nacionalizmit
apo tё njё bote rregullash strikte ku burri ёshtё burrё dhe gruaja ёshtё grua
dhe rolet e tyre janё shumё tё qarta. Pra nё emёr tё tё ashtuquajturave vlera
tradicionale”.
Pёrkrah
kёsaj situate mbarё-europiane u vu nё dukje njё tjetёr fenomen shqetёsues; tё
ashtuquajturat ligje anti-gay tё cilat janё miratuar nё disa shtete ruse dhe po
pёrpiqen tё implementohen edhe nё vende, ish pjesё tё Bashkimit Sovietik. Nё
fjalimin e tij Nils Muiznieks, Komisioner pёr tё Drejtat e Njeriut nё Kёshillin
e Europёs, ndёr fenomenet mё negative tё kёtyre muajve tё fundit janё “ligjet
ndaluese si nё Rusi apo Ukrainё, krimet e urrejtjes dhe pёrkufizimi i ngushtё i
konceptit tё familjes, i prezantuar rёndom nga figura tё ndryshme politike tё
cilёt tashmё kanё filluar tё lobojnё edhe nё politikёn e Brukselit.
Duke
pasur parasysh kёto kushte, nё panelet e ndryshme tё konferencёs u vu nё dukje
nevoja pёr miratimin dhe vёnien nё fuqi tё ligjeve tё forta anti-diskriminim.
Kushtet e vёshtira ekonomike nuk duhet tё jenё justifikim pёr evokimin e
fantazmave ekstreme tё sё shkuarёs, dhe pёr kёtё qёllim grupet progresive nё çdo
shoqёri europiane duhet tё jenё bashkё nё kёto pёrpjekje. Sipas njё aktivisti
irlandez, justifikimi se nё kushte tё vёshtira ekonomike nuk ka vend pёr
politika sociale ёshtё i papranueshёm. Nё fakt, jo çdo reformё, kёrkon para dhe
buxhete. Pjesa mё e madhe e ndryshimeve qё kёrkohen nё shoqёri janё tё lidhura
me mentalitetin dhe sjelljen e drejtpёrdrejtё tё qytetarёve. Pёrshembull
bulizmi nё shkolla, deklaratat homofobike tё politikanёve, sjellja e mjekёve
apo oficerёve tё policisё, kёrkojnё shumё pak shpenzime dhe mё shumё punё me
informimin dhe ndryshimin e mentalitetit. Ndёrkohё edhe çёshtje tё tilla si
partneritetet civile apo martesat, mund tё sjellin vetёm benefite ekonomike dhe
sociale pёr njё shoqёri. Kёto janё ndryshime tё jashtёzakonshme tё cilat mё
shumё se paratё kanё nevojё pёr njё mendje tё hapur nga qeveritё, politikanёt
dhe autoritetet.
Mё
tej, argumenti ekonomik, ёshtё shumё i dobёt pёrballё avancimit tё tё drejtave
LGBTI edhe pёr faktin se ky komunitet ka vuajtur historikisht diskriminimin dhe
veçimin sa herё qё çdo individ i kёtij grupi ka pranuar hapur identitetin
gjinor apo orientimin e tij/saj seksual. Nё Shqipёri, ashtu si nё shumё vende tё
tjera, tё qёnurit haptaz lezbike, gei, biseksual apo trasngjinor tё ekspozon
shpesh ndaj veçimit nё rrethin shoqёror, dhunёs dhe dёbimit nga familja, vёshtirёsive
pёr tё gjetur punё dhe njё diskriminimi dhe jo-tolerance tё gjerё shoqёrore.
Nё
mbyllje tё konferencёs, pёrpos problemeve dhe vёshtirёsive tё shumta me tё
cilat pёrballen personat LGBTI kudo nё Europё, u pёrcollёn edhe mesazhe
pozitive e frymёzuese. Ministri i Punёve tё Jashtme tё Irlandёs, Tanaiste
Gilmore, kur foli pёrpara mё shumё se 250 aktivistёve europianё tha: “Ka njё
gjeneratё irlandezёsh tё rinj, tё cilёt nuk do mund ta njihnin Irlandёn e para
20-30 viteve. Ajo ishte njё Irlandё ku divorci ishte i paligjshёm dhe i ndaluar
nga Kushtetuta, ku kontraceptivёt ishin tё ndaluar dhe ku homoseksualiteti
ishte krim. Fushatat e ndryshme pёr tё ndryshuar ligjet irlandeze kanё qenё tё
vёshtira dhe shpesh pёrçarёse. Dikur, mijёra irlandezё LGBT shihnin emigrimin
dhe largimin si tё vetmet mundёsi dhe ky realitet ka ndryshuar falё aktivistёve,
organizatave tё shoqёrisё civile, politikanё dhe individё nga çdo fushё e jetёs tё cilёt e mbajtёn gjallё ёndrёn
e tё drejtave tё njeriut dhe vepruan me pёrgjegjshmёri pёr tё ndryshuar vendin
e tyre.”
No comments:
Post a Comment