24
Tetor 2012 - Organizatat bashkёpunuese LGBT tё cilat funksionojnё nё Ballkan
shprehin shqetёsimin e tyre tё thellё pёr rritjen e homofobisё (fjalimeve tё
urrejtjes dhe krimeve tё urrejtjes) nё vendet e tyre respektive dhe nёpёr tё
gjithё rajonin. Ne dёnojmё tё gjithё ata
pjesёtarё qeverisё, klerit dhe medias tё cilёt pёrdorin pozicionet e tyre pёr
tё rritur diskriminimin dhe urrejtjen ndaj personave lezbike, gei, biseksuale
dhe transgjinorё. Fjalimet fyese dhe denigruese, publikimi i imazheve
offenduese nё televizione dhe shtyp shёrbejnё pёr tё nxitur dhe legjitimuar
akte tё dhunёs fizike ndaj personave LGBT nga pjesёtarё tё tjerё tё popullsisё.
Klima
ёshtё veçanёrisht shqetёsuese nё Maqedoni, i cilёsuar si vendi mё homofobik nё
Europё, sipas Hartёs Ylber tё ILGA-Europe. Mbrёmjen e tё Dielёs, 21 Tetor, Presidenti
i grupit LGBT United Macedonia, Alen Shakiri, u sulmua fizikisht nё rrugё nga dy burra. Kjo ndodhi fill pas
deklaratave publike tё bёra po atё ditё nga Ministri i Punёs dhe Çёshtjeve
Sociale Spiro Ristovski. Ristovski
deklaroi se çiftet e tё njёjtit seks nuk duhet tё lejohen tё martohen dhe
rrefuzoi çёshtjen e adoptimit. Ai i pёrsёriti kёto deklarata nё kanalin
televiziv SITEL, ku e krahasoi homoseksualitetin me inçestin, pedofilinё dhe
poligaminё. Gazeta Veçer, vijoi me publikimin e pamjeve fyese dhe artikuj tё
ndryshёm kundёr personave LGBT.
Situata nё Maqedoni, gjithsesi, nuk
ёshtё unike. Homofobia dhe
transfobia janё nё fakt tё pranishme kudo nё rajon. Raste tё fundit tё dhunёs
kundёr personave dhe aktivistёve LGBT janё rregjistruar edhe nё Greqi. Vetёm
pak javё mё parё, qeveria e Serbisё vendosi tё ndalojё Pride-in e Beogradit,
duke shkelur tё drejtёn e mbedhjes dhe shoqёrimit tё qytetarёve tё saj. Nё
kuadёr tё kёtyre ngjarjeve, Rrjeti Rajonal kundёr Homofobisё, i pёrbёrё prej
organizatash LGBT nga Shqipёria, Kroacia, Azerbaxhani, Serbia, Mali i Zi,
Maqedonia, Greqia, Bosnie-Hercegovina, Tunizia, Algjeria, Iraku, Palestina, Irani,
Libia, Izraeli, Armenia, Gjeorgjia dhe Turqia, ku bёjnё pjesё edhe organizatat
shqiptare LGBT, “Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri”, “Aleanca kundёr
Diskriminimit LGBT” dhe “Tё bashkuar Pro LGBT” dёnojnё sulmin e fundit ndaj
kolegut maqedonas dhe i kёrkojnё autoriteteve maqedonase tё hetojnё rastin dhe
tё sjellin fajtorёt pёrpara ligjit, tё lejojnё aktivistёt LGBT tё shprehin
hapur dhe lirshёm shqetёsimet dhe tё advokojnё pёr tё drejtat e tyre dhe tё
ndalojnё shpёrndarjen e urrejtjes, homofobisё, pёrndjekjes dhe propagandёs
denigruese kundёr personave LGBT. Nё rradhё tё parё dhe mbi tё gjitha, Qeveria e Maqedonisё duhet tё amendojё
ligjin kundёr diskriminimit ku tё pёrfshijё mbrojtjen e qytetarёve tё saj
edhe nё bazё tё orientimit seksual dhe identietit gjinorё dhe duhet tё marrё
hapa pozitivё nё avancimin e kёtyre tё drejtave.
Rrjeti
Rajonal kundёr Homofobisё shpreh solidaritetin e tij me komunitetin LGBT tё
Maqedonisё dhe do vazhdojё ti mbёshtesё ata nё luftёn e tyre kundёr çdo lloj
manifestiimi homofobie dhe transfobie nga institucionet dhe shoqёria.
No comments:
Post a Comment