Tuesday, October 23, 2012

Gjykata europiane dёnon trajtimin homofobik nё burgje


Nё datёn 9 Tetor 2012 pёr herё tё parё gjatё ekzistencёs sё saj, Gjykata Europiane pёr tё Drejtat e Njeriut vlerёsoi se njё ankesё e lidhur me diskriminim pёr shkak tё orientimit seksual shkelte nenin 3 tё kёsaj Gjykate. Gjykimi i bёrё nё rastin X kundёr Turqisё, ka tё bёjё me njё tё burgosur homoseksual, tё dёnuar nё vendin e tij pёr mashtrim me karta krediti, dhe trajtimin degradues tё marrё nga tё burgosurit e tjerё. Pas dёrgimit tё disa ankesave pranё autoriteteve tё burgut, ai u transferua nё njё qeli e cila zakonisht i rezervohet tё burgosurve tё dёnuar pёr thyerje tё disiplinёs ose pёr ata tё akuzuar pёr pedofili dhe pёrdhunim. Pёr muaj tё tёrё ai u mbajt i izoluar nga tё burgosurit e tjerё, nuk lejohej tё vizitonte tё njёjtat mjedise dhe ishte privuar nga e drejta pёr tё dalё nё mjediset e hapura tё burgut pёr shёtitje ose stёrvitje. Sipas autoriteteve kjo ishte bёrё pёr sigurinё e tij. Si rezultat i kёtij trajtimi, i burgosuri filloi tё vuajё nga depresioni.

Nё vendimin e saj, Gjykata vuri nё dukje nenin 3 tё Gjykatёs, i cili i detyron shtetet anёtare, ti mbajnё tё burgosurit duke respektuar dinjitetin e tyre. Nё vendimin e saj, Gjykata mbajti parasysh faktin se i burgosuri kishte qёndruar nё izolim pёr mё shumё se tetё muaj. Gjykata theksoi se pёrpos kushteve shokuese dhe degraduese nё tё cilat ishte mbajtur i burgosuri, tё tjera aspekte tё kёtij proçesi – nё veçanti mbajtja e tё burgosurit nё izolim tё plotё nga tё burgosurit e tjerё – ishte mё e rreptё krahasuar edhe me masat qё merren ndaj tё dёnuarve me burgim tё pёrjetshёm. Fakti qё nuk ishte marrё asnjё masё edhe pas ankesave tё shumta tё viktimёs u cilёsua si rrethanё pёrkeqёsuese. Tё marra bashkё kёto shkaktuan vuajtje mendore dhe fizike pёr tё dёnuarin tё cilat ndikuan nё dinjitetin e tij. Edhe pse mbrojtja e aplikantit nga sulmet apo diskriminimi i tё burgosurve tё tjerё mund tё shёrbente si shtysё pёr masat e mara, kjo nuk justifikon pёrjashtimin e plotё tё tё burgosurit nga zonat e pёrbashkёta tё burgut.

Gjithashtu, Gjykata identifikoi shkelje tё nenit 14 tё Gjykatёs (pёr ndalimin e diskriminimit) nё lidhje edhe me nenin tre. Orientimi seksual, edhe pse nuk pёrmendet nё nenin 14 ёshtё njohur nga Gjykata nё raste tё tjera. Nё kёtё gjykim Gjykata u mbёshtet nё kёto principe pёr tё theksuar se Shtetet kanё detyrim tё marrin çdo masё pёr tu siguruar nёse sjelljet diskriminuese nga autoritetet kanё luajtur rol nё izolimin e tё dёnuarit. Nё fakt, nё rastin konkret, rezulton se autoritetet kanё qenё paragjykuese kur kanё marrё vendimin e izolimit. Personi i cili mori vendimin pёr tё izoluar tё dёnuarin, edhe pas ankesave tё kёtij tё fundit pёr tё mos qёndruar i veçuar, deklaroi se veçimi ishte njё masё parandaluese duke qenё se nuk mund tё merrej asnjё lloj mase tjetёr pёr mbojrtjen e “travestitit”. Gjykata Europiane deklaroi se orientimi seksual i aplikantit mё shumё se sa shqetёsimet pёr sigurinё e tij kishin shёrbyer si arsyeja kryesore pёr izolimin e tij. Si rezultat, ai kishte vuajtur diskriminim mbi baza tё orientimit seksual pёr tё cilat nuk kishte asnjё justifikim.

Ky gjykim ishte njё zhvillim i rёndёsishёm pёr Gjykatёn, pasi vёrtetoi se neni tre mund tё aplikohet edhe pёr çёshtje tё orientimit seksual ashtu si edhe vuri nё dukje se nё rastet kur autoritetet pёrpiqen tё mbrojnё njё tё burgosur nga diskriminimi nga tё burgosur tё tjerё, masa nuk duhet tё jetё ndёshkuese ndaj viktimёs por ndaj atyre qё diskriminojnё. Gjithashtu, kёto masa duhet tё jenё nё proporcion me qёllimet e mbrojtjes. Gjykata udhёzoi qё nё tё tilla raste duhet tё bёhet njё vlerёsim i risqeve. Ndёrkohё gjykimi vuri nё dukje sjelljen problematike dhe paragjykuese mes autoriteteve tё ndryshme shtetёrore nё Turqi (por jo vetёm) nё lidhje me orientimin seksual.

No comments:

Post a Comment