Fundi i muajit Tetor ёshtё
gjithmonё njё periudhё e rёndёsishme pёr mbi 250 organizata LGBT nga e gjithё
Europa, prej kaukazit deri nё Portugali, nga Malta deri nё Islandё. Nё datat
18-21 Tetor, nё Dublin
tё Irlandёs zhvillohet konferenca e 16-tё vjetore e ILGA-Europe, organizatёs mё
tё madhe nё kontinent pёr tё drejtat e personave lesbike, gei, biseksualё,
transgjinorё dhe interseks (LGBTI). Konferenca ёshtё mirёpritur nga njё grup
organizatash LGBT irlandeze. Ambasada PINK ёshtё gjithashtu e pranishme nё kёtё
konferencё.
Mbi 350 aktivistё nga i gjithё
kontinenti janё duke ndjekur panelet, ёorkshop-et dhe grupet e shumta tё punёs
me fokus fusha tё ndryshme tё tё drejtave LGBT si punёsimi, bulizmi, aktivizmi,
pride, advokimi, lobimi, martesa, adoptimit etj. Tema e sivjetshme e konferencёs
ёshtё “Avancimi i barazisё LGBTI nё kohё tё vёshtira ekonomike”.
Nё hapjen e konferencёs,
Drejtuesi irlandez i komitetit organizativ Tierman Brady tha se “20 vitet e
fundit kanё parё njё zhvillim tё jashtёzakonshёm tё tё drejtave LGBT nё Europёn
Perёndimore, por nё tёrёsi, nёpёr tё gjithё kontinentin, ka ende shumё pёr tё bёrё”.
Shembujt mё tё fundit tё
problemeve me tё cilat pёrballen komunitetet LGBT nёpёr Europё janё ligjet
anti-gay tё miratuara nё vende si Shёn Petёrburgu apo gjasat qё ky projektligj
tё miratohet edhe nё Ukrainё. Nё shumё vende tё kontinentit ёshtё ende e vёshtirё
tё zhvillosh pride, ashtu si nё rastin mё tё fundit nё Beograd.
Nё shumё vende, qeveritё janё jo-miqёsore ndaj komunitetit dhe organizatave
LGBT, si nё rastin e Maqedonisё. Nё shumё vende tё Europёs, tё jesh LGBTI ёshtё
ende njё sfidё e veçantё.
Konferenca ёshtё duke zhvilluar
aktivitete tё shumta pёr tё identifikuar strategji dhe taktika progresi dhe
zhvillimi pёr lёvizjen nё kushtet e krizёs ekonomike dhe reçesionit si dhe
fuqizimin e lёvizjes nё rang europian duke marrё parasysh institucionet dhe
organizmat mё tё rёndёsishme tё kontinentit.
Konferenca vjetore e ILGA Europe ёshtё
nё fakt njё mundёsi e madhe pёr tё forcuar solidaritetin LGBT nё Europё dhe pёr
tё rritur bashkёpunimin dhe koordinimin mes organizatave.
No comments:
Post a Comment