Nё datat 30 Shtator - 7 Tetor u zhvillua nё Beograd
Pride, me njё seri aktivitetesh, tё cilat do tё finalizoheshin me Marshimin e
Krenarisё nё datёn 6 Tetor. Ky event i shumё pёrfolur nga tё gjitha mediat kombёtare
dhe ndёrkombёtare u ndoq edhe nga anёtarё tё Ambasadёs PINK dhe pёrfaqёsues tё
organizatave tё tjera LGBT nё vend me mbёshtetjen e Civil Rights Defenders. Nё
aktivitet kishte tё pranishёm delegacione nga Kosova, Bosnja & Hercegovina,
Greqia, Rusia dhe vende tё tjera.
(gjate manifestimit perpara salles se konferences) |
Aktivitetet ishin organizuar nё mёnyrё tё tillё qё nё
pjesёn e parё tё ditёs tё zhvilloheshin konferenca dhe debate, ndёrsa pasdite tё
mbaheshin evente me karakter artistik, si ekspozita dhe filma. Vlen pёr tu pёrmendur
ekspozita e titulluar Ecce Homo e
suedezes Elisabeth Ohlson Wallin. Ekspozita me fotografi paraqet skena biblike
tё vendosura nё botёn kontemporane, ku shpesh herё janё paraqitur dhe persona
transgjinorё, apo gay. Parada dhe aktivitetet rreth saj ishin organizuar nën parrullёn
“Ljuba, Vera, Nada”- Dashuri, Shpresë, Besim” duke apeluar në mirëkuptimin e
bashkështetasve për një shoqëri diverse dhe gjithpërfshirëse.
Marshimi i Krenarisë për 2012 u anullua nga Qeveria
e Sёrbisё me argumentimin se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar
dhunën. Ky bëhet viti i dytë rradhaz që Marshimi nuk mbështetet nga qeveria dhe
anullohet disa ditё pёrpara zhvillimit tё tij. Argumenti, vazhdon tё jetё i
njёjti: qeveria dhe policia serbe nuk mund tё garantojnё sigurinё e
pjesёmarrёsve nё pride.
Reagimi i organizuesve të Pride, aktivistëve LGBT
rajonalë dhe pёrfaqёsuesve ndёrkombёtarё ndaj shtetit serb ishte shumё i
ashpёr. Nё konferencёn e fundit pёr shtyp, tё mbajtur pёrpara marshimit tё
planifikuar, morrёn pjesё Birgitta Ohlsson, Ministre e Jashtme e Suedisë, Jelko
Kacin, Raportuesi për Serbine nё Parlamentin Europian, Vincert Degart,
Ambasador i Delegacionit Europian në Serbi dhe Marije Cornelissen, anёtare e
Parlamentit Europian. Në debat dhe në ditën e planifikuar të Pride me
delegacionin e PINK u bashkua dhe Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Parë i
Ambasadës PINK. Ky debat u moderua nga Robert Hårdh, Drejtor Ekzekutiv i Civil
Rights Defenders. Mesazhi qё u dha nё kёtё konferencё ishte se mungesa e
qeverisё serbe dhe pa-aftёsia e saj pёr tё mbrojtur dhe garantuar tё drejtat
themelore tё shtetasve tё vet pёr tu shprehur, mbledhur dhe mos-diskriminuar
ishte njё shkelje e rёndё. Kjo u mbёshtet me argumentimin se parada ёshtё
persofinikim i kёtyre tё drejtave pёr komunitetin LGBT. Ndёrkombёtarёt u
shprehёn se nё Nёntor, kur Serbia
do tё ketё raportin e rradhёs pёr anёtarёsim nё BE, anullimi i paradёs nuk do
tё anashkalohet.
Më 6 Tetor, ditën e anullimit të Paradës aktivistёt
serbё deklaruan se nuk do të dorёzohen dhe u mblodhёn nё hyrje tё godinёs ku u
mbajt konferёnca tё ulur sipёr bukёpeshkut rozё qё simbolizonte shtypjen nga
shteti, duke deklaruar datёn e Pride-it tё ardhshёm, 28 Shtator 2013.
Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dёshiron tё
pёrshёndesё tё gjithё grupet organizatore tё Belgrade Pride, me premtimin se do
tё jemi pranё tyre Shtatorin e ardhshёm dhe me ftesёn pёr tu bashkuar me ne, nё
Tirana Pride 2013.
No comments:
Post a Comment