Intervista e meposhtme eshte publikuar diten e Shtune, date 6 Tetor ne gazeten e perjavshme "Intervista" me titullin: Deshima e nje homoseksuali, L.S.: "Vetem mamaja me ka pranuar". Edhe pse titulli nuk eshte plotesisht i sakte me ate cka eshte perpjekur te thote aktivisti, intervista eshte nje deshmi shume interesante, e nje djali te ri, i cili frekuenton mjediset e Ambasades PINK dhe aktivitetet aty dhe ndan me publikun disa pershtypje. Per me shume intervista :)
Së pari, kur dhe ku e pini kafenë e mëngjesit? Preferoni vende të
populluara apo të veçuara?
Mё pёlqejnё vende tё populluara. Nuk jam natyrё
vetmitare dhe mё pёlqejnё vendet me jetё, me rini dhe argёtim.
Ç’do të thotë të jesh homoseksual sot për sot në Shqipëri?
Tё jesh gay nё Shqipёri ёshtё njё lloj sakrifice
sepse ndihesh i privuar pёr tё jetuar jetёn tёnde ashtu siç dёshiron ti. Nёse
familja ose shoqёria mёsojnё pёr orientimin tёnd seksual mund tё ndodhё qё jeta
jote tё ndryshojё krejtёsisht, ndoshta mund edhe ti humbasёsh ata, ashtu si
edhe njerёz qё deri atёherё kanё qenё pranё teje dhe shumё tё dashur pёr ty.
Nëse do kishit mundësi të jetonit diku tjetër, do kishit ikur nga ky vend
pa hezitim? Apo jeni nga ata persona që
preferon të luftosh për tё fituar të drejtat e tua?
Nё fillim kam menduar se nёse dikush do merrte
vesh orientimin tim seksual, do tё bёja tё pamundurёn pёr tu larguar menjёherё
nga Shqipёria. Por, pas u njoha me aktivistё tё Ambasadёs PINK, atёherё mora mё
shumё kurajo dhe ndryshova mendimin se duhet tё largohem nga Shqipёria pёr çdo
problem qё mund tё kem nё lidhje me orientimin tim seksual. Nuk mendoj se
largimi ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё zgjidhur njё problem apo pёr ti bёrё ballё
mendimeve tё tё tjerёve mbi personat gay.
Sa e vështirë ka qenë të pranosh veten? Ia keni bërë vetes ndonjëherë
pyetjen përse jam i/ e tillë?
Po, nё fillim ka qenё shumё e vёshtirё tё pranoj orientimin tim seksual. Ishte
njё periudhё ku iu afrova depresionit pёr shkak se nuk mund tё shprehesha me
askёnd. Mё pas, duke marё informacion se çdo tё thotё tё jesh gay, arrita ta
kaloj atё fazё dhe ta pranoj veten time ashtu si jam.
Po të tjerët ju kanë pranuar për këtë që jeni? Konkretisht,
si e priti familja juaj faktin që jeni homoseksual? (…Apo
ende nuk e dinë?)
Familja ime e di pёr orientimin tim seksual por i
vetmi person qё mё ka pranuar plotёsisht ёshtё mamaja ime. Ndёrsa pjesa tjetёr
e familjes ende nuk kanё arritur ta pranojnё kёtё fakt.
Po tani, si i keni raportet me familjen? A mund të flisni dot hapur me ta
për marrëdhëniet tuaja në çift?
Siç e thashё mё lart, i vetmi person qё e ka pranuar
ёshtё nёna ime, dhe pas njohjes sё kёtij fakti marrёdhёniet nuk janё si mё parё,
sepse jam unё ai qё hezitoj tё bisedoj pёr çdo gjё me tё. Sa i pёrket çёshtjeve
mbi homoseksualizmin nuk kam arritur akoma ta bёj si bisedё me tё.
Po partneren/partnerin tuaj e prezantoni dot në shoqëri?
Ata persona qё e dinё orientimin tim seksual do e
kisha kёnaqёsi ti prezantoj me partnerin tim. Pёrsa i takon familjes,
fillimisht do i pyesja nёse do donin ta takonin apo jo. Por ndёrkohё unё jam
single, kёshtu qё nuk e di akoma.
Aktualisht jetoni vetëm, pra me partneren/ partnerin apo me familjen?
Jetoj vetёm.
Si e sheh të ardhmen e afërt, sheh një jetë të qetë dhe normale apo keni
pikëpyetje?
Tё ardhmen time e shoh tё qetё por me shumё
impenjime. Pёrsa i takon orientimin tim seksual, tani jam nё njё fazё qё kam
kuptuar shumё gjёra pёr veten dhe qё kam njё marrёdhёnie shumё mё tё sinqertё
me njerёzit qё mё rrethojnё. Prandaj dua qё nё tё ardhmen time tё kem njerёz qё
mё kuptojnё, pse jo tё kem njё shok dhe tё jetoj jetёn si çdo i ri tjetёr.
Ndërsa në një kuptim më të përgjithshëm, si e shihni të ardhmen e
komunitetit LGBT në vendin tonë?
Mendoj se nё tё ardhmen, lёvizja LGBT, pёrmes
Ambasadёs PINK dhe organizatave tё tjera, do tё ketё njё zhvillim pozitiv… pёrmirёsim
i opinionit publik dhe njё solidaritet mё tё madh brenda komunitetit, ku besoj
se ka ende shumё pёr tё bёrё.
Këtu ka tashmë një institucion që jep mbështetje, konkretisht Ambasada
Pink. Jeni optimist/optimiste për punën që po bëhet aty, ka diçka konkrete që
po lëviz?
Nё PINK punon njё grup shumё profesional, janё
djem dhe vajza qё impenjohen shumё pёr pёrmirёsimin e situatёs sё personave
LGBT. Shoh qё ata bёjnё aktivitete tё ndryshme, japin informacion. Njё gjё shumё
pozitive sё fundmi, ishte pjesёmarrja jonё nё njё shkollё verore tё organizuar
nga PINK ku mёsuam shumё pёr situatёn e komunitetit.
Po mendimi juaj për ligjin e martesave gay, si e shikoni? Sa debate mund të
ketë dhe si do të ishte reagimi I opinionit, nëse ky ligj kalon dhe miratohet?
Jam natyrshёm dakord pёr miratimin e kёtij ligji.
E di qё nё Shqipёri mund tё ketё kundёrshtime, sepse jemi vend konservator. Sa
pёr miratimin e ligjit shpresoj tё arrihet njё ditё.
Ju i druheni reagimeve të njerëzve nga fakti që jeni gay? Ndonjëherë, a
keni frikë edhe për jetën apo për cenimin e personalitetit tuaj?
Po, mё ndodh qё i druhem opinionit publik, dhe besoj se po tё isha diku tjetёr
do isha mё i lirё ta shprehja atё. Sa pёr jetёn apo sigurinё time, nuk jam
ndier ndonjёherё i kёrcёnuar apo i pasigurt.
Cila është e mira dhe cila është e keqja e të jetuarit një jetë ndryshe, si
gay?
Unё mendoj se personat LGBT kanё njё orientim tё
ndryshёm seksual por jo njё jetё ndryshe. Mua nuk mё duket se ka ndonjё gjё tё
keqe dhe mendoj se ka po aq tё mira sa do tё kesh ti nё jetё. Nёse mё duhet tё
zgjedh njё gjё tё keqe do zgjidhja mentalitetin e ashpёr ndaj personave LGBT tё
cilёt gjykohen shumё por pa u njohur nga tё tjerёt.
Pak kohë më parë u mbajt një aktivitet sensibilizues për të drejtat e
grupimit LGBT në Shqipëri, ku pati edhe incidente të shkaktuara nga disa të
rinj anti- gay. Ju ishit aty kur kjo ndodhi? Çfarë ndjesie provuat, si reaguat?
Nuk kam qenё i pranishёm aty, por incidenti mu
duk shumё absurd sepse unё mendoj se çdo person ka tё drejtё tё shprehet pёr atё
qё ёshtё. Pёr njё moment ndieva frikё pёr tё ardhmen, sepse mendova çfarё mund
tё ndodhё mё shumё nёse zhvillohen tё tjera aktivitete.
Nëse do të kishe në dorë të ndryshoje diçka për këtë çështje, që mbetet një
temë delikate, çfarë do të bëje?
Do doja shumё qё tё mos kishte paragjykime pёr
personat LGBT dhe tё mos trajtohen ndryshe nё punё, shkollё dhe shoqёri.
No comments:
Post a Comment