Marshimi i Krenarisё nё Beograd 2012
nga Enida Bogdani
10-Tetor-2010 - Nё pjesё e madhe e mediave shqiptare
dhe atyre ndёrkombёtare dhanё lajmin pёr ndalimin e Pride nё Beograd.
Duke rrisjellё nё kujtesё ngjarjet e Pride 2010, kur qendra e Beogradit u kthye
pothuajse nё shesh lufte, Qeveria serbe vendosi tё ndalojё, pёr tё dytin vit
rradhazi mbajtjen e kёtij aktiviteti. Por, lajmet rrallё ndodh qё tё flasin pёr
punёn kolosale tё aktivistёve serbё pёr organizimin e eventeve tё njё jave tё tёrё
tё paradёs apo edhe pёr mendimet e mbёshtetёsve tё kёtij aktiviteti, dhe ky
ёshtё, ndёr tё tjera, qёllimi i kёtij shkrimi.
(trupat policore gjate mbrojtjes se mjediseve) |
Aktivistёt serbё kishin organizuar njё jave plot me
aktivtete, ku paraditeve zhvilloheshin debate rreth çёshtjeve LGBT ndёrsa
pasditeve kishte ngjarje tё ndryshme kulturore. Axhenda e gjithё javёs ishte bёrё
publike dhe çdo qytetar kishte mundёsi tё merrte pjesё. Tё gjitha eventet ishin
tё mbrojtura nga oficerё policie qё ruanin hyrjen e Media Center
dhe mjediseve tё tjera. Ditёn e parё, u duk se prania e policisё i vuri nё siklet
shumё nga pjesёmarrёsit. Kjo tё krijonte njё ndjenjё pasiguri, sepse dukej
sikur nga momenti nё moment do tё ndodhte diçka. Por nga ana tjetёr, kjo tё bёnte
tё kuptoje se nёse do tё ndodhte diçka, shteti serb do tё ishte aty duke kryer
detyrёn e vet dhe ofruar mbrojtje. Nё njё vend tё huaj ku shqiptarёt nuk shihen
me sy tё mirё, fytyrat e heshtura tё uniformave blu, u bёnё pjesё e tё pёrditshmes
tonё, miq qё nuk i njohёm kurrё qё ishin gjithmonё me ne.
(gjate nje konference per shtyp) |
Debatet qё zhvilloheshin paradite preknin tema nga mё
tё ndryshme dhe nё secilin debat kishte panele tё ftuarish si edhe organizata
jo-LGBT. Temat e debateve gjatё javёs pёrfshinin tё drejtat e grave, levizjen
feministe, debatin mbi fenё, diversitetin etj. Nё tё gjitha debatet pjesёmarrёsit
shkonin pa e ditur ende verdiktin e policisё, nёse do e merrnin apo jo pёrsipёr
mbrojtjen e marshimit tё krenarisё. Ndёrkohё qё pritej verdikti i policisё
serbe, vazhdonin debatet pёrtej gjuhёve tё ndryshme, rreth çёshtjeve LGBT nё
rajon dhe mё gjerё. Nga tё gjitha debatet do tё veçoja atё qё u zhvillua mbi
proçesin coming-out (procesi i
pranimit tё orientimit seksual pёrpara tё tjerёve). Nё kёtё seksion nuk pati
media por vetёm rrёfime personale tё shoqёruara natyrshёm nga emocione njerёzore.
Salla e konferencave u rregullua ndryshe, ku karriket u vendosёn nё formё
rrethi dhe tё gjithё u ulёn pёr tё treguar historitё e tyre. Shumё nga tё
pranishmit flisnin pёr herё tё parё hapur nё publik pёr çёshtje qё zakonisht pёrshpёriten
nё biseda intime. Disa nga prindёrit e aktivistёve serbё ishin gjithashtu tё
pranishёm.
Pasditeve, ishte rradha e eventeve kulturore, ndёr tё
cilat edhe dy ekspozita tё cilat provokuan debate tё mёdha nё media dhe mes tё
ftuarave. Ekspozita qё ngjalli mё shumё debat nё vend ishte ajo e suedezes
Elizabet Olson Uallin. Fotografja solli nё Beograd
ekspozitёn e saj tё famshme Ecce Homo ku ndёr tё tjera tregohet njё skenё e
Krishtit nga Testamenti i Ri, por nё njё narracion alternativ, qё pёrfshin
komunitetin LGBT. Hyrja nё ekspozitёn e asaj dite u bё me ftesa tё veçanta, ku
ndёr tё tjera duhet tё kaloheshin dy postblloqё policie. Ndёrtesa nё tё cilёn u
shfaq ekspozita, ishte e rrethuar krejtёsisht nga forcat e policisё.
“Ekspozita e fotografes Uallin ёshtё art bashkёkohor e
cila do tё provokojё por jo tё ofendojё dogmёn fetare mbi pёrjashtimin dhe pёrfshirjen
nё besimin ndaj Zotit. Anёtarё tё komunitetit LGBT nё Serbi, Suedi apo kudo
tjetёr mund tё jenё besimtarё tё secilёs fe dhe nuk vendoset nga njё fuqi njerёzore
pranimi apo pёrjashtimi nga besimi i tyre”. Ky ishte mesazhi me tё cilin u
larguan tё gjithё pjesёmarrёsit nga ekspozita edhe pse ishte pak provokuese.
(foto nga ekspozita e Uallin)
Ditёn pas ekspozitёs sё shumёpёrfolur, erdhi edhe
lajmi qё Policia kishte anulluar mbajtjen e Pride. Ndёrkohё qё njё nga
organizatorёt e Paradёs, Goran Miletiç u shpreh se: “Policia nuk e ka
organizuar Pride. Pride u organizua nga ne, aktivistёt serbё dhe ne nuk e kemi
anulluar ende. Ne nuk e anulluam as vjet. Por policia ka shprehur pamundёsinё
pёr tё mbrojtur parakaluesit nё Marshimin e Krenarisё”. Ishin kёto fjalё qё
pasqyrojnё gjithё kuptimin e betejёs pёr tё drejtat e njeriut.
Nё panelin e fundit tё para paradёs, ishin edhe shumё
pёrfaqёsues ndёrkombёtarё dhe mbёshtetёs tё paradёs. Vlen pёr tu theksuar se
parada nё Beograd nuk pёrfaqёson vetёm njё ecje nё rrugё, qё tё ndihmojё
shumicёn tё thyejё paragjykimet, dhe tё kuptojnё qё personat LGBT janё thjesht
njerёz me njё veçori tё caktuar, por paraqet tё drejtёn pёr tu mbledhur, tubuar
dhe shprehur lirshёm identitetin personal, nё kёtё rast atё tё njё personi qё i
pёrket minoritetit seksual. Nёse shteti serb anullon paradёn sepse policia nuk
mund tё ofrojё mbrojtje, kjo nuk pёrbёn disfatё pёr komunitetin LGBT apo pёr tё
drejtat e njeriut. Do doja tё ndaja fjalёt e njё tjetёr aktivisti serb,
organizator i Pride, Boban Stojanoviç: “Pashё njё djalё qё vinte tek tё gjitha
aktivitetet tona dhe rrinte vetёm nё njё cep. Vinte tё gjitha ditёt dhe nё tё
gjitha aktivitetet… rrinte vetёm. Ndёrsa ditёn e fundit, e pashё prapё, qё po
kёrcente me njё tjetёr djalё, pёrpara tё gjithёve. Po
mendoja se kjo qё kemi bёrё vlejti pёr dicka. Ne po ndryshojmё njё realitet pёr
shumё njerёz, dhe kjo vlen shumё”.
Pas fjalimeve tё tё gjithё tё ftuarve rajonalё dhe
ndёrkombёtarё, tё gjithё pjesёmarrёsit dolёn nё hyrjen e godinёs, atje ku si
gjithmonё na priste policia, e cila kishte barrikuar vendin dhe nuk linte as tё
hynte e as tё dilte njeri. Ndёrmjet aktivistёve, mbёshtetёsve dhe mediave tё
ndryshme, Parada e Beogradit ishte e rrethuar nga dy murre dhe njё barrikadё
policёsh. Por aktivistёt serbё nuk mendonin se duhet tё dorёzohen kёtu, sepse
nuk mund tё jetojnё nё njё vend ku kumunitetit LGBT i jepet vetёm e drejta pёr
tё ekzistuar por jo pёr tё gёzuar ekzistencёn e tij.
Pjesёmarrja nё Pride-in e Beogradit ishte njё
aktivitet ku mёsoje shumё gjёra. Si shpesh herё i janё rreferuar Ballkanit, si
“kazan zierje”
njё hap pёrpara apo prapa pёr Serbinё ёshtё njё hap pёrpara apo prapa pёr
rajonin. Aktivistёt serbё kanё treguar se janё tё gatshёm tё luftojnё pёr njё
shoqёri me tё drejta tё barabarta dhe njё shoqёri gjithёpёrfshirёse duke kaluar
pёrtej politikёs se politikanёve tё tyre dhe fasadёs qё mban Serbia.
Komuniteti LGBT nё Serbi, me anё tё aktivistёve tё tij, organizoi debate dhe
provokoi opinionin publik pёrmes artit, duke demonstruar njё mesazh tё qartё:
Ata ekzistojnё pavarёsisht ekstremizmit apo mos-pranimit. Planet konkrete tё
veprimit pёr lёvizjen LGBT nё Serbi ecin bashkё me aktivizmin dhe pёrkushtimin
qё avancohet pёrditё. Faleminderit pёr eksperiencёn.
Shёnim: Opinionet dhe
mendimet e shprehura nё kёtё editorial nuk janё dhe nuk pёrbёjnё domosdoshmёrisht
opinionet dhe mendimet e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri.
Eni e ke shkruar shume bukur. Urime :-)
ReplyDelete