Wednesday, September 26, 2012

Studimet mbi Familjet Gay dhe Martesat Gay

Gjate vitit 2012 Ambasada PINK/LGBT Pro akomodoi disa studente qe kryen praktiken prane zyrave te Ambasades gjithashtu qe trajtuan dhe temat e master ne lidhje me tematikat LGBT. Me poshte eshte nje permbledhje e shkurter e Desarta Spahiu qe mori titullin master ne Punen Sociale. Tema e saj e diplomes trajtoi opinionin publik per martesat te se njejtes gjini, ose martesat gay. 

Desarta Spahiu- Faktorët Ndikues në Formimin e Qëndrimeve mbi Martesat Gay
Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Edmond Dragoti

Martesa gay mund të përfshijë dhe fëmijë. Familjet gay kanë nëvojë për të njejtat të drejta të martesës ligjore sikurse familjet e tjera. Studimet mbi familjet gay dhe fëmijët mund të mbështesin legalizimin e martesave gay duke siguruar informacion mbi llojet e marrëdhënieve dhe cilësinë e jetës në familjet gay. Në mënyrë specifike, studimet mbi mirëqenien e fëmijëve nga çiftet gay ilustrojnë se përshtatja psikologjike dhe sjellore është më shumë një funksion i proçeseve familjare dhe ndërveprimit sesa një funksion direkt i përbërjes familjare e tillë si të pasurit një baba dhe një nënë (Anderson, 2004; Avery, 2007; Biblarz & Stacey, 2010; Chan, Raboy, & Patterson, 1998; Gerson, 2010; Lubbers, 2009). 

Për shembull, Chan (1998) shqyrtoi marrëdhënien e strukturës familjare të përshtatjes psikologjike të fëmijëve të krijuar nga inseminimi përmes dhuruesit të spermës. Rezultatet treguan se përshtatja e fëmijëve nuk lidhej me faktorë strukturorë të tillë si orientimi seksual i të rriturve apo numri i prindërve në shtëpi. Përshtatja e fëmijëve ishte e lidhur me ndërveprimet familjare dhe proçeset. Një shembull e proçeseve familjare përfshinte lumturinë e marrëdhënies së prindërve dhe konfliktet ndërmjet prindërve. Autori sugjeroi se fëmijët do të përjetonin më shumë vështirësi më përshtatjen kur prindërit përjetonin nivele të larta stresi ose konflikti (Chan, 1998). 

Lubbers (2009) analizoi sesi niveli arsimor i nënës dhe qëndrimi ndaj homoseksualitetit ishte i lidhur me mbështetjen ose mungesën e saj për martesat gay. Në mënyrë specifike, familjet në të cilat nënat kanë këndvështrime negative ndaj homoseksualitetit përkthehej në këndvështrime negative ndaj martesave gay. Nënat me arsimim më të ulët tregonin më pak mbështetje për martesat gay. 

Studimet që tregojnë se burrat dhe gratë prindërojnë në mënyra të ndryshme mbështesin idenë se të pasurit e dy nënave ose dy babave mund të sigurojnë prindërim cilësor në familjet gay. Një mënyrë e re për pranueshmëri sociale të familjeve gay mund të demostrohet duke treguar që prindërimi cilësor nuk lidhet me gjininë. Biblarz dhe Stacey (2010) kanë argumentuar se burrat dhe gratë prindërojnë në mënyra të ndryshme. Shumë studiues bien dakort që burrat dhe gratë prindërojnë ndryshe por nuk pajtohen mbi aspektet e shumta të prindërimit. Shumë studiues bien dakort se nevojiten me shumë studime të detajuara mbi variacionet e tipeve të familjeve (Alderson, 2004; Avery, 2007; Chan, Raboy & Patterson, 1998). 

Për shembull, Biblarz dhe Stacey (2010) gjetën se studimet e përshkruara me të njejtin numër prindërish, më të njëjtin status social të familjes dhe me përzierje të gjinive të ndryshme të prindërve kanë një ndikim të ngjashëm mbi përshtatjen e fëmijës me prindër dy femra kur krahasohen prindërit një femër dhe një mashkull. Gjithsesi, nuk ka kërkime krahasuese mbi prindërimin e fëmijëve nga dy burra ose forma të tjera të familjeve. 

Një studim tjetër i kohëve të fundit u drejtua nga Porche dhe Purvin në 2008 në mbështetje të marrëdhënieve gay në Massachusets. Porche dhe Purvin gjetën se proçesi dhe eksperienca e rritjes së fëmijëve rriste afërsinë mes çifteve gay, përmirësonte lidhjet e çifteve me familjet e tyre të origjinës dhe forconte lidhjet mes komunitetit të çifteve gay. Çiftet në studimin e Porche dhe Purvin legalizuan martesën e tyre në 2003-in kur Massachusetts ligjëroi martesat gay në mënyrë që të ofronte mbrojtje dhe legjitimitet për fëmijët e tyre. Çiftet gay e përjetuan martesën ligjore me një sens kritik të sigurisë, familjes dhe identitetit. 

Rishikimi i literaturës mbi familjet gay dhe martesat gay tregon se cilësia e marrëdhënieve ndërmjet prindërve nuk varet nga gjinia. Për me tepër, rishikimi i literaturës tregon gjithashtu nevojën për studime më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse mbi llojet e familjeve. Studimet mbi qëndrimet përgjatë roleve gjinore kontribuojnë në zgjerimin e literaturës mbi qëndrimet ndaj martesave gay duke treguar se rëndësinë dhe ndikimin e qëndrimeve në lidhje me rolet gjinore familjare mbi martesat gay. Kontributi dhe zgjerimi i literaturës mbi rëndësinë e qëndrimeve përgjatë roleve gjinore familjare e lidhur me qëndrimet ndaj martesave gay siguron njohje dhe informacion për advokatët, aktivistët, edukuesit dhe bërësit e politikave mbi adresimin e nevojës dhe aktivitetet target e burimet mbi rolet gjinore të familjeve jo-tradicionale, sikurse cilësinë e marrëdhënieve në familjet jo-tradicionale. 



Bibliografi

Alderson, K. A. (2004). A phenomenological investigation of same-sex marriage. The Canadian Journal of Human Sexuality.

Avery, A., (2007). America‟s changing attitudes toward homosexuality, civil unions, and same- gender marriage: 1977-2004. Social Work.

Biblarz, T .J. & Stacey, J. (2010). How does the gender of parents matter? Journal of Marriage and Family.

Chan, R. W., Raboy, B., & Patterson, C. J. (1998). Psychosocial adjustment among children conceived via donor insemination by lesbian and heterosexual mothers. Child Development.

Gerson, K. (2010). The Unfinished Revolution: How a New Generation is Reshaping Family, Work, and Gender in America. New York, NY: Oxford University.

No comments:

Post a Comment