Wednesday, September 19, 2012

ETHET HOMOSEKSUALE


Kjo mё poshtё ёshtё njё letёr e hapur e “Queer Brigada” qё menduam tё ndajmё me ju:

Me reastin e publikimit tё shkrimit Ethet e Homoseksualitetit  (Homoseksualna groznica)  nё portalin “Vijesti”


 
Çfarё po ndodh me empatinё e tё diskriminuarve kundrejt tё diskriminuarve?

Nё vend qё tё jenё natyrshёm, logjikshёm dhe njёlloj tё pёrkushtuar ndaj minoriteteve tё kёrcёnuara tё shoqёrisё, duke i trajtuar problemet e tyre publikisht me tё njёjtёn vёmendje dhe respekt, disa gazetarё tё cilёt pretendojnё tё jenё viktima tё diskriminimit, gjejnё kohёn pёr tё marrё rolin e ekspertёve tё tё drejtave tё njeriut, tё sillen si njerёz me dije tё larta apo si gjyqtarё pёr tё vendosur se cilat lloje minoritetesh janё mё tё kёrcёnuara se tё tjerat.

Z. Milaçiç, supozimet tuaja janё false prej fillimit. Çdo njeri me pak arsim dhe edukim duhet tё dijё se homoseksual nuk bёhesh – ne lindim me orientimin tonё seksual dhe ёshtё diçka qё nuk mund tё ndryshohet.

Por meqё ju thoni se do tё donit tё ishit homoseksual… unё do tё doja tju prezantoja se çfarё duhet tё prisni nga shoqёria nё tёrёsi dhe nga rrethet tuaja tё afёrta e tё largёta. Nё shumё situata, njerёzit do tё donin t’ju gjuanin me grushta, tju pёrndiqnin, tju diskriminonin: prindёrit, vёllezёrit, motrat, fqinjёt, kalimtarёt, adoleshentёt dhe tifozat e futbollit tё mbushur me energji thjesht sepse nuk pёlqejnё ajo çka ju jeni. Ata do t’ju ofendonin, do t’ju thёrrisnin “p******t”, “homo” “etj, do tё shkruanin graffiti nёpёr murret e qytetit duke kёrkuar vdekjen tuaj dhe do ta thonin me zё tё lartё se ju nuk keni asnjё tё drejtё tё pohoni atё qё ju jeni.

Gjithashtu, do tё doja t’ju informoja se ju nuk do tё kishit mundёsi ti thonit kolegёve tuaj pёr orientimin tuaj seksual sepse do tё rrezikonit tё pushoheshit nga puna, direkt ose indirekt. Çka ju thoni se ju ka ndodhur, por pёr arsye krejt tё tjera. Nёse, rastёsisht, do ndodhte tё shkonit nё shkollё apo universitet, do ju duhej tё qёndronit i heshtur apo thjesht ta braktisnit shkollёn.

Nёse pёr shkak tё naivitetit apo kurajos tuaj, do tё raportonit dhunёn apo diskriminimin qё keni vuajtur nё ndonjё nga autoritetet kompetente, ju do tё pёrballeshit me talljet, thashethemet, arrogancёn e zyrёs sё Prokurorit apo stafit tё gjykatёs qё po ndjek rastin tuaj. Mund edhe t’ju ndodhte qё gjatё proçesit gjyqёsor tё merrnit kёrcёnime tё drejtpёrdrejta prej njerёzve qё ju keni akuzuar me gjyqtarin qё nuk reagon apo qё e mbyll seancёn thjesht sepse ju ishit vonuar me pak minuta.

Meqё do tё donit tё ishit homoseksual… Atёherё duhet t’ju them tё bёheni gati tё jetoni njё jetё ku do fshihni atё çka jeni, me frikёn se gjithçka ju keni do tё zhduket apo se jeta juaj do tё kthehet nё dramёn mё tё madhe nёse do tё shpёrndaheshin thashёtheme se ju jeni ai qё jeni. Duhet gjithashtu tё jeni gati tё lexoni apo dёgjoni, çdo ditё dhe nё formё tё pёrsёritur, se si njerёzit pёrdorin fjalime homofobike dhe tё urrejtjes dhe pohojnё se homoseksualёt nuk janё nё rrezik, por janё ata tё rrezikuar nga homoseksualёt. Por do keni edhe njerёz qё do t’ju kёrcёnojnё haptaz, diskriminojnё, abuzojnё, pёrulin pёr faktin e thjesht se ju jeni ndryshe nga ata.

Pёrgatituni edhe pёr faktin se do e keni tё ndaluar tё dashuroni. Plus nuk do keni mundёsinё tё ushtroni asnjё nga tё drejtat qё burojnё nga bashkёjetesa mё atё qё dashuroni. Bёhuni po ashtu gati, tё jeni nё lidhje me dikё dhe njё ditё tё bukur, gjithё pasuria qё ju tё dy keni akumuluar gjithё jetёn me punёn dhe sakrificёn tuaj, dhe qё mund tё jetё e rregjistruar nё emrin e njёrit prej jush, tju mohohet krejt nёse ai partner vdes, dhe ato ti kalojnё “familjes” sё tij, fyerjet dhe sharrjet e tё cilёve ju i keni pёrballur gjithё jetёn duke qenё se pёrpara ligjit familja ka tё drejtё tё trashёgojё pasurinё dhe ju nuk jeni askush. Imagjinoni gjithashtu tё jeni vetёm, nё mes tё katёr rrugёve, i moshuar dhe vetёm, pa asnjё pasuri dhe pa njeriun tё cilit dhatё gjithё jetёn tuaj, i cili ishte familja juaj.

Meqё ju besoni se romёt, egjiptjanёt, ashkalitё, punёtorёt, sindikalistёt, shumё prej tё “fyerve dhe ofenruarve” do tё donin tё ishin homoseksualё, mё duhet t’ju zhgёnjej sёrish. Ne jemi kudo, dhe natyrshёm jemi edhe mes tyre. Logjikisht, edhe ju duhet tё keni tё afёrm homoseksualё, miq, fqinj, kolegё, tё njohur. Ju jeni mes nesh çdo ditё nё rrugё, kafene, supermarkete, stacione autobuzёsh, aeroporte, ju notoni me ne nё det dhe merrni rreze dielli me ne… Por, ju thjesht nuk na shihni. Ёshtё sjellja juaj dhe homofobia juaj arsyeja pёrse ju nuk na shihni. Homofobia nuk ёshtё thjesht ftesё pёr tё vrarё njerёz, pёr tё rrahur apo ofenduar dikё. Homofobi ёshtё edhe tё shkruash njё artikull duke shpёrthyer nё intolerancё kundёr nesh.

Meqё keni shprehur dёshirёn pёr tё qenё homoseksual disa herё nёpёr faqet e shkrimit tuaj, ju jeni i lirё tё bёheni i tillё, pёrkundёr studimeve shkencore. Ajo qё unё di me siguri, ёshtё se ajo eksperiencё do t’ju ndriçojё dhe ju nuk do keni mё aftёsinё tё shkruani njё shkrim tё tillё. Sepse duke provuar homofobinё nё lёkurёn tuaj besoj se do t’ju vijё turp pёr tekstin qё keni shkruar.

Edhe pse tё jesh homoseksual nё Mal tё Zi sot, nёse e thua haptaz, mund tё tё shkaktojё nxirrje tё trupit, dhёmbё tё thyer, vuajtje dhe shtypje tё panumёrta, unё nuk do doja kurrё tё ndёrroja vendin tim me tuajin. Nuk do e doja as edhe pёr nevojat e njё teksti pompoz pёr tё cilin njerёzit do tё lexojnё se si unё do doja tё isha njё heteroseksual. Veçanёrisht jo njё heteroseksual si ju. Mё mirё tё duroj dikё si ju apo mё keq se ju, se sa tё pranohem nga mazhoranca teksa shtyp ata qё janё mё tё dobёt se unё.

Nёse ju nuk keni asnjё aftёsi pёr tё ndier simpati, pёr tu sjellё si njё njeri me dinjitet dhe pёr tё na mbёshtetur, do ju kёrkoja tё mos na shkaktonit shqetёsime tё tjera dhe tё hiqni dorё nga shkrimi pёr tema tё cilat, siç e vёrtetuat edhe nga ky tekst, nuk jeni mjaftueshёm i informuar.

P.S Nёse dёshironi tё jeni homoseksual, atёherё pёrgatituni tё mos e nёnshkruani kёtё shkrim me emrin tuaj sepse ai do tё jetё njё çmim shumё i lartё pёr tu paguar dhe do tё kishte pasoja tё paparashikushme pёr jetёn tuaj dhe pёr integritetin tuaj fizik dhe psikologjik.

Z. X. (Anёtar i grupit “Queer Brigada”, grup personash LGBT dhe miqve tё tyre nё Mal tё Zi)

No comments:

Post a Comment