Njё
lajm shumё i keq vjen sot nga njё tjetёr vend i Europёs lindore. Pas eksperiencёs
sё hidhur tё Rusisё, pak muaj mё parё, Parlamenti i Ukrainёs ka vendosur tё
ndjekё tё njёjtat hapa duke propozuar njё ligj i cili do tё ndalojё “propagandёn
homoseksuale”. Nё raundin e parё tё votimit tё projektligjit, ai u miratua me
289 vota pro nga 450 vende qё mban parlamenti. Raundi i dytё i votimit pritet tё
zhvillohet brenda Tetorit.
Ky
projektligj ka indinjuar komunitetin ndёrkombёtar i cili ёshtё shumё i shqetёsuar
pёr kёtё projektligj sepse ai ka njё impakt tё drejtpёrdrejtё nё tё drejtat e
personave lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё nё Ukrainё si dhe pёr tё
drejtat e çdo qytetari pёr tu shprehur. Ndёr tё tjera ёshtё kёrkuar qё Kryetari
i Parlamentit ukrainas dhe Presidenti tё mos e kalojnё kёtё ligj dhe tё flasin
kundёr tij.
Ky
projektligj, nёse kalohet do tё ndryshonte disa ligje aktuale nё Ukrainё, duke
pёrfshirё kodin penal, dhe do tё sillte sanksione pёr kёdo qё importon, prodhon
apo shpёrndan materiale tё cilat do tё “promovonin” homoseksualitetin. Vetё
termi “promovim homoseksualiteti” nuk ёshtё shpjeguar apo pёrkufizuar.
Ky
projektligj, nёse kalohet do tё ndikonte edhe mё tej nё margjinalizimin e
personave lesbike, gay, biseksualё dhe transgjinorё nё njё vend i cili ka ende
vёshtirёsi tё zhvillojё aktivitete publikё pёr kёtё qёllim.
Juristё
nga Kёshilli Ndёrkombёtar i Juristёve janё shprehur se ky projektligj nuk pёrputhet
me tё drejtёn ndёrkombёtare qё mbulon tё drejtat e njeriut. Sё pari, ai ёshtё
cilёsuar si shumё i paqartё, duke mos shpjeguar se çfarё nёnkupton me kёrkesёn
qё kufizimet duhet tё miratohen me ligj. Nё
projektligjin aktual ёshtё e pamundur qё tё kuptohet se çfarё lloj shprehje apo
aktiviteti ndalohet. Sё dyti, arsyetimet qё ndalojnё “propagandёn homoseksuale”
nuk i pёrgjigjen standarteve pёr proporcionalitet dhe nevojshmёri. Me pak fjalё,
ky kufizim i lirisё sё shprehjes nuk i shёrben asnjё qёllimi. Sё treti, ky
projektligj ёshtё diskriminues ndaj personave LGBT duke i ndaluar ata tё flasin
pёr jetёn e tyre nё public.
Juristёt
i kanё kёrkuar Bashkimit Europian qё tё shohin kёtё çёshtje edhe nё raport me
proçesin e liberalizimit tё vizave qё ёshtё duke u zhvilluar gjatё kёsaj
periudhe me Ukrainёn.
No comments:
Post a Comment