Nё datёn 7 Mars ёshtё mbajtur nё Gjenevё tё Zvicrёs debati i parё ndёr-qeveritar i Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut tё Kombeve tё Bashkuara mbi diskriminimin e bazuar nё orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ky moment historik, tregon se shtetet anёtare duhet tё ndёrmarin hapa seriozё pёr tё adresuar abuzimet e kryera ndaj personave lezbike, gei, biseksuale dhe transgjinore nё tё gjithё botёn.
Nё nisje tё diskutimit, Shtetet Anёtare tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islamik (OIC) dolёn nga salla nё mёnyrё demonstrative. Pёrpara largimit tё grupit, Pakistani bёri publike njё deklaratё tё organizatёs duke dёnuar diskutimin dhe duke deklaruar se “homoseksualiteti mund tё hapё rrugёn pёr pedofilinё dhe incestin”. Gjatё diskutimit, deklarata e Pakistanit miratohej nё zё edhe nga shtete tё ndryshme tё Afrikёs, grupit tё vendeve arabe dhe Federata Ruse.
“Shtetet mund tё vendosin tё dalin nga kjo dhomё, por ata kurrё nuk mund tё largohen nga pёrgjegjёsia pёr tё mbrojtur qytetarёt e tyre nga diskriminimi dhe dhuna” tha Linda Bauman nga ILGA nё njё deklaratё zyrtare tё mbёshtetur nga mbi 90 vende dhe 284 organizata jo-qeveritare, duke pёrfshirё edhe Ambasadёn PINK.
Fatmirёsisht, ky moment i vёshtirё i krijuar nga Organizata Islamike nuk e dёmtoi debatin i cili vazhdoi me sukses dhe dёrgoi mesazhin e fortё se tё drejtat e personave LGBT nuk janё tё drejta speciale por tё drejta bazё dhe universale tё cilat i takojnё çdo qёnieje njerёzore.
Ekspertёt ndёrkombёtarё nga Pakistani, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs si edhe Irina Karla Baçi, zv. presidente e Kёshilit Kombёtar pёr personat LGBT nё Brazil mundёn tё prezantojnё gjetjet e tyre pёrmes shembujve tё shumtё dhe tё demontrojnё dhunёn dhe diskriminimin e vuajtur nga personat LGBT nё tё gjithё botёn.
Diskutimi i djeshёm ishte njё themel i fortё pёr rritjen e angazhimit tё personave LGBT dhe mbrojtjen e tyre kudo nё botё. Gjatё kёtij dialogu, Komisioneri i Kombeve tё Bashkuara pёr tё Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, deklaroi se studimi i kryer nga zyra e saj mbi mbrojtjen e tё drejtave tё personave LGBT mbёshtetet nё 2 dekada jurisprudence dhe materialesh tё tё drejtave tё njeriut tё cillat tregojnё pёr tendencёn mbarёbotёrore tё dhunёs ndaj personave LGBT nё tё gjithё botёn. Kjo dhunё pёrfshin vrasje, sulme dhe dhunё seksuale. Ajo kёrkoi nga shtetet e tё gjithё botёs, tё pёrmirёsojnё pёrgjigjen e tyre ndaj dhunёs homofobike si dhe tё ndryshojnё legjislacionet qё penalizojnё homoseksualitetin. Aktualisht, 76 shtete i ndalojnё me ligj marrёdhёniet seksuale mes personave tё tё njёjtёs gjini. Raporti thekson gjithashtu problemet nё pa-aftёsinё e shteteve pёr t’u ofruar njerёzve azil pёr shkak tё orientimit seksual apo identitetit gjinor.
Ka mbёrritur momenti qё Shtetet Anёtare tё ndjekin hapat e Afrikёs sё Jugut dhe Brazilit, tё cilat mundёsuan financiarisht organizimin e kёtij paneli, dhe tё implementojnё rekomandimet e Komisionerit tё Lartё. Ky panel ishte paraprirё nga raporti i parё mbi ligjet diskriminuese dhe aktet e dhunёs tё kryera ndal njerёzve bazuar nё orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor i bёrё publik nga Komisioneri i Lartё pёr tё Drejtat e Njeriut nё Dhjetor 2011.
Ky raport, i cili iu dorёzua Kёshillit tё tё Drejtave tё Njeriut pas rezolutёs 17/19 dhe i adoptuar nё 17 Qershor 2011 ёshtё i njё rёndёsie tё jashtёzakonshme duke qenё sё ёshtё i pari dokument i Kombeve tё Bashkuara qё jep shembuj konkretё mbi dhunёn dhe diskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
No comments:
Post a Comment