Tuesday, March 6, 2012

Debati i Parё mbi dhunёn kundёr LGBT nё OKB

Dita e 7 Marsit do tё jetё e njё rёndёsie dhe vlere tё jashtёzakonshme pёr levizjen LGBT kudo nё botё. Kёshilli i tё Drejtave tё Njeriut pranё Kombeve tё Bashkuara do tё diskutojё nё njё panel ndёrkombёtar krimet e kryera kundёr personave lesbike, gei, biseksuale, transgjinore dhe interseks kudo nё botё.

Ky ёshtё momenti pёr tё treguar solidaritet dhe mbёshtetje dhe pёr ta ndarё me ju kёtё lajm tё gёzueshёm.Nё Dhjetor 2011, Kombet e Ba shkuara publikuan raportin e parё tё prodhuar nё kontekstin e tё drejtave tё njeriut mbi çёshtjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor: “Discriminatory laws and practices and acts of violence against individuals based on their sexual orientation and gender identity”. Versionin nё anglisht tё kёtij raporti mund ta gjeni nё kёtё link:

Takimi i ditёs sё nesёrme ёshtё njё hap i rёndёsishёm pёrpara sepse nё tё do tё diskutohen tё gjitha informacionet dhe dijet shqetёsuese tё pёrftuara nё raport. Ky takim do tё jetё edhe njё thirrje e fuqishme pёr qeveritё e tё gjithё botёs qё tё marrin masa, pёr mbrojtjen e personave LGBT.

Ky ёshtё njё panel, i cili do arrijё qё tё diskutojё pёr herё tё parё njё kuptim mё tё mirё tё tё drejtave tё njeriut edhe nё kontekstin e identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Pёr ta parё live kёtё takim klikoni linkun:

Sipas orёs lokale, ju do mund ta ndiqni kёtё takim, nё orёn 12:00 tё mesditёs.

Ambasada PINK do ketё kёnaqёsinё t’ju pёrditёsojё mbi kёtё event tё rёndёsishёm gjatё ditёs sё nesёrme.

No comments:

Post a Comment